|
05 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (04.10.2005)
Linda Karadaku-Ndou, Prishtinė
Kryeadministratori ndėrkombėtar i Kosovės Sorren Jessen Petersen u
takua sot nė Prishtinė me grupin punues tė Kosovės pėr personat e
zhdukur gjatė luftės. Kėshilltari i kryeministrit Kosumi, Naser
Rugova tha pas kėtij takimi se ishin diskutuar tė gjitha ēėshtjet qė
shqetėsojnė familjarėt dhe shoqėrinė e Kosovės nė lidhje me kėtė
problem.
Zoti Rugova tha se kishte shprehur shqetėsimin pėr zvarritjen e disa
proceseve dhe pėr atė qė ai e quajti mbajtje peng tė eshtrave tė
shqiptarėve tė gjetur nė varrezat masive nė Serbi. Ai kėrkoi qė tė
bėhet mė shumė presion mbi Beogradin pėr kthimin e eshtrave tė
shqiptarėve tė gjetura nė kėto varreza, nė mėnyrė qė ato tė kthehen
mė shpejt nė Kosovė.
Zoti Rugova konfirmoi se grupi punues i Kosovės do tė marrė pjesė nė
bisedimet e sė enjtes nė Beograd midis grupeve punuese tė Prishtinės
dhe Beogradit pėr kėtė ēėshtje, por pėrfaqėsuesit e shoqatave tė
familjarėve tė personave tė zhdukur nė Kosovė, nuk do tė marrin
pjesė.
Kryetari i Kėshillit Bashkėrendues tė shoqatave tė familjarėve tė
personave tė zhdukur, Haki Kasumi, tha se i kishte propozuar zotit
Petersen qė tė ndėrrojė formėn e dialogut dhe tė shtohet presioni
mbi Beogradin sepse Beogradi, siē theksoi ai, ka tė dhėna pėr atė qė
ka ndodhur.
Ky
takim u bė dy ditė para takimit tė tretė tė radhės midis grupeve
punuese tė Prishtinės dhe Beogradit pėr ēėshtjen e personave tė
zhdukur nė periudhėn janar 1998 dhe dhjetor 2000, qė pritet tė
mbahet tė enjten nė Beograd. Takimet kryesohen nga Komiteti
Ndėrkombėtar i Kryqit tė Kuq.
Mandati i grupeve punuese ėshtė tė shkėmbejnė dhe mbledhin
informacione pėr fatin dhe vendndodhjen e personave tė zhdukur dhe
tua kalojnė ato familjeve qė kanė tė afėrm tė zhdukur. Sipas njė
liste tė publikuar nė qershor tė kėtij viti, 2.716 persona
konsiderohen ende tė zhdukur nė Kosovė.
Nė
Kosovė, identifikimi i personave tė zhdukur bėhet nga Zyra e
UNMIK-ut pėr Persona tė Zhdukur dhe Komisioni Ndėrkombėtar pėr
Personat e Zhdukur me seli nė Sarajevė, qė bėn analizėn e ADN-sė.
Varreza masive me trupa tė shqiptarėve, tė zhdukur gjatė luftės janė
gjetur nė varreza massive nė Kosovė dhe nė Serbi, siē janė ato nė
Batajnicė, nė periferi tė Beogradit.
Trupat e shqiptarėve tė gjetur nė Batajnicė vazhdojnė tė kthehen nė
Kosovė, por shoqatat e familjarėve tė tė zhdukurve kanė shprehur
qartė pakėnaqėsinė e tyre lidhur me numrin e vogėl tė kufomave tė
indetifikuara qė po kthehen nga Serbia.
Pak
ditė mė parė, janė rivarrosur kufomat e 45 shqiptarėve tė Kosovės tė
gjetura nė varrezat masive nė Serbi. Ata janė nga Gjakova, Peja dhe
Vushtria.
|