|
-
Prishtinė,
5 tetor 2005 /TN /QIK - Presidenti i
Kosovės dr.Ibrahim Rugova, priti sot nė rezidencėn e tij nė
Velani, ministrin e Punėve tė Jashtme tė Finlandės, z.Erkki
Tuomioja.
Presidenti Rugova pas takimit me shefin e diplomacisė finlandeze,
tha se e ka njoftuar mysafirin me progresin nė Kosovė dhe po
ashtu me qėndrimin pėr njohje tė drejtpėrdrejtė tė pavarėsisė sė
Kosovės, qė siē u shpreh, do tė ishte nė shėrbim tė paqes nė
rajon e mė gjerė.
Presidenti Rugova bisedėn me ministrin finlandez e vlerėsoi tė
suksesshme pėr rrugėn qė do tė ndjekė Kosova pas raportit tė
ambasadorit Eide pėr Kosovėn, qė tashmė ia ka dorėzuar
sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė Kofi Anan.
"Me ministrin e Jashtėm tė Finlandės patėm njė bisedė tė
frytshme. E njoftova pėr gjendjen stabile qė kemi nė Kosovė,
pastaj pėr progresin qė kemi bėrė dhe natyrisht pėr rrugėn
ndėrkombėtare tash pas vlerėsimit tė raportit tė ambasadorit
Eide, qė mund tė hapet rruga pėr njė takim ndėrkombėtar, pra
biseda pėr tė ardhmen e Kosovės, qė ėshtė pavarėsia", u shpreh
Presidenti Rugova, duke theksuar se ai insiston nė njohjen
direkte tė pavarėsisė sė Kosovės, qė do ta qetėsonte kėtė pjesė
tė Evropės e tė botės: "Njė Kosovė e integruar nė Bashkimin
Evropian, nė NATO, dhe nė miqėsi permanente me SHBA-tė".
Presidenti tha se po bėhen pėrgatitjet pėr bisedime
ndėrkombėtare dhe se tashmė ėshtė gjithėēka gati. "Por, ne po
bėjmė pėrgatitjet pėr rrugėn ndėrkombėtare qė jemi gati", tha
Dr. Rugova dhe falėnderoi Finlandėn pėr ndihmėn qė i ka dhėnė
Kosovės nė planin ushtarak, civil dhe tė tjera dhe se pėrkrahje
pret edhe nė tė ardhmen "pėr ēėshtjen e Kosovės, pėr pavarėsinė
e Kosovės", u shpreh Presidenti Rugova.
Shefi i diplomacisė finlandez tha pas takimit se ėshtė i lumtur
qė po e shihte Presidentin Rugova nė kryerjen e detyrave tė tij
dhe shfaqi besimin pėr rolin e veēantė qė do tė luajė nė
procesin e negociatave, sikur qė ka kryer rol tė rėndėsishėm pėr
Kosovėn deri mė tash dhe se do t'ia dalė nė pėrmbylljen e kėtij
procesi. "Ne besojmė se Presidenti Rugova ka pėr tė luajtur njė
rol tė rėndėsishėm nė negociatat e ardhshme, ndėrsa puna qė ka
bėrė pėr vendin e tij duhet tė pėrmbyllet.
-
- Na
vjen mirė qė ai ėshtė nė gjendje qė t'i kryejė funksionet e tij",
tha ministri Tuomioja. Finalanda ėshtė e pėrgatitur pėr tė
gjitha ēėshtjet qė e shqetėsojnė ballkanin Perėndimor, tha ai mė
tej, e nė veēanti pėr ēėshtjen e Kosovės qė po shkon drejt
zgjidhjes, meqė vendi i tij do tė marrė kryesimin e BE-sė nė
gjysmėn e dytė tė vitit tė ardhshėm.
"Pėr kėtė arsye ėshtė me rėndėsi pėr ne qė tė dėgjojmė nga afėr,
tė gjitha palėt, sepse ne kemi interesa tė pėrbashkėta evropiane,
pėr paqen stabilitetin dhe pėrparimin. Ne do tė ndihmojmė
zgjidhje tė pranueshme pėr tė gjithė, me besim pėr integrimin e
tė gjithė rajonit nė BE", tha ministri finlandez Tuomioja. Ai
tha se ėshtė i impresionuar me perspektiven evropiane tė tė
gjithėve, dhe uroi qė kjo tė bėhet e mundur edhe me kontributin
e vendit tė tij.
-
-
-
-
Presidenti
Rugova thėrret pėr nesėr takimin e Grupit Negociator
-
-
Prishtinė, 5 tetor 2005 /TN /QIK
Nė Rezidencėn e Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova mbahet
takimi i Grupit Negociator pėr statusin e Kosovės, njofton zyra
e Presidentit.
-
-
Takimi do tė mbahet nė orėn 12.00, ndėrsa nė takimin e anėtarėve
tė Grupit Negociator pėr statusin e Kosovės janė ftuar:
kryeparlamentari Nexhat Daci, kryeministri Bajram Kosumi,
kryetari i PDK-sė Hashim Thaēi dhe kryetari i Partisė ORA Veton
Surroi. Nė kėtė takim pritet tė diskutohet rreth pėrgatitjeve
pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Ky ėshtė takimi i parė i
kėtij grupi, i cili mblidhet pas njė sėrė konsultimesh qė janė
bėrė ditėve tė fundit.
|
|