|
-
05 tetor 2005
/ TN
-
-
-Z. Ministėr, jo pavarėsi e kushtėzuar, po pavarėsi e plotė,
me mundėsinė e mbėshtetjes dhe tė fuqizimit nga bashkėsia
ndėrkombėtare -
-
- SHQIPTARET,
SADO TE NDAREDUHET TE ECIN TE BASHKUAR
-
-
Shkruan: Esat STAVILECI, profesor i Universitetit tė Prishtinės
-
-
Ditė mė parė
e mbylla njė shkrim timin me pyetjen:deri kur do tė sillemi
sikur tė ishim pesė popuj dhe tė kishim pesė ēėshtje
shqiptare? Aludoja, nė prononcimin e z. Besnik Mustafaj,
Ministrit tė Jashtėm tė shtetit shqiptar nė Uashington
dhe nė tė gjitha prononcimet e kohėve tė fundit nė lidhje me
tė ardhmen e Kosovės dhe tė ēėshtjes shqiptare nė
pėrgjithėsi.
-
-
Nė kėtė
shkrim po shtroj njė pyetje tjetėr, po qė ka njė lidhje
logjike me tė parėn:pse nuk e unifikojmė fjalorin politik
shqiptar rreth kėrkesave qė shtrojmė para qendrave
ndėrkombėtare tė vendosjes nė lidhje me tė ardhmen e Kosovės
dhe tė ēėshtjes shqiptare, pėr tė vazhduar edhe me njė
pyetje tė dytė qė, nė tė vėrtetė, ėshtė produkt i njė
aforizmi tim shumė tė pėlqyer prej tė tjerėve (sa qė njė
kandidat i pavarur nė zgjedhjet e fundit nė Kosovė e kishte
pėrzgjedhursi slogan tė vetinTė ulemi nė sofra
kombėtare pėrpara se tė bisedojmė nė tryeza ndėrkombėtare?
-
-
Shqiptarėve, edhe nė tė kaluarėn, edhe sot, po u mungon njė
komunikim i ndėrvetshėm, prandaj ata duhet tė llogarisinedhe
nė pasojat e mundshme tė dėmshme pėr kauzėn e tyre nė mungesė tė
komunikimit tė ndėrvetshėm. Ndryshe, nuk do tė ndodhte qė
Ministri i Jashtėm Shqiptar, z. Besnik Mustafaj, ndaj tė cilit
kam konsideratė tė lartė, tė paraqitej nė OKB mė njė
kėrkesėqė, nė thelb, nuk shpreh plotėsisht vullnetin e
popullit tė Kosovės pėr tė ardhmen e tij.
-
-
Z.
Ministėr, mund tė ketė menduar se ky ėshtė fjalori diplomatik,
meqė kėrkesa e tij nuk dallon, nė thelb, nga gatishmėria e
bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ti ofruar Kosovėsnjė pavarėsi
tė kushtėzuar. Ajo qė mė shqetėson ėshtė se sikur nuk e kemi
parasysh se sa ėshtė e gjerė mundėsia e kushtėzimeve dhe sa
mund tė jenė tė realizueshme ato, po qe se i kapėrcejnė caqet e
realės, sikur qė kishte ndodhur me pėrcaktimin e tė
ashtuquajturave standarde pėr Kosovėn.
-
-
Unė mund tė bashkohem me mendimin e Z. Ministėr se kjo mund tė
jetė zgjidhja mė optimale qė ofron ose qė do tė ofrojė
bashkėsia ndėrkombėtare pėr tė ardhmen e Kosovės, po nuk mund
asesi tė bashkohem me mendimin e tij tė (ri)deklaruar, pra tė
(ri) konfirmuar pėr agjencinė franceze tė lajmeve (AFP) se
pavarėsia e kushtėzuar ėshtė zgjidhja e vetme qė Kosovėn do ta
nxirrte nga status qu-oja dhe qė mund tė sigurojė zhvillim
paqėsor dhe stabilitet pėr tėrė rajonin, po sikurse qė nuk
mundem asesi tė bashkohem me dėshirėn e tij qė, nė tė vėrtetė,
e shpreh nė emėr tė shtetit shqiptar, qė me tė gjitha mjetet tė
inkurarojė autoritetet nė Prishtinė qė tė kenė njė dialog
intensiv me Beogradin.
-
-
Shqiptarėt kanė kaluar nėpėr histori shumė tė hidhur qė tė mos
jenė shumė tė vėmendshėm pėr tė ardhmen e tyre, si popull dhe si
komb. Ata duhet tė jenė shumė tė ndėrgjegjshėm se kėto janė
kohė dramatike, me mundėsin e marrjes sė vendimeve
afatgjate. Vendimet e mėdha, ēėshtė e vėrteta, edhe mirren
pėr periudha tė mėdha kohore. Duhet tė jemi tė kujdesshėm se si
do tė pozicionohemi sot si popull dhe si komb, sepse nga ai
pozicionim do tė varet e nesėrmja jonė.
-
-
Prandaj, njė prej porosive tė kėtij shkrimi ėshtė qė jo vetėm tė
ndryshojmė fjalorin politik shqiptar, por edhe ta unifikojmė
atė. Unifikimin e fjalorit politik nuk do ta arrijmė, pėr derisa
nuk i bashkėrendojmė veprimet dhe pėr ēėshtjet madhorenuk
ndėrtojmė qėndrime tė pėrbashkėta dhe pėr derisa nuk angazhohemi
pėr mbėshtetjen e tyre.
-
-
Shqiptarėt, sado tė ndarėduhet tė ecin tė bashkuar. Nė kėtė
ecje qė nuk do tė jetė as e lehtė dhe as e pamundimshme,
veprim i parė duhet tė jetė pikėrisht pėrpjekja , tė shprehem
figurativisht pėr tiu pėrmbajtur njė fjalori, meqė, edhe
ashtu, kemi njė gjuhė. E konsideroj si tė domosdoshėm pėr
momentin nėpėr tė cilin po kalojmė harmonizimin e fjalorit
politik, nė mėnyrė qė tė jemi mė tė qartė nė kėrkesat tona.
-
-
E
theksoj kėtė pėr shkak se ne shqiptarėt, pėrkundėr faktit se
flasim pėr ēėshtjen e njėjtė, shprehim mendime tė papajtueshme.
Prandaj, nuk na lejohet qė tė flasim me modele dhe me formula
tė cilat, nė mos asgjė tjetėr, do tė mund tė dėmtonin tėrėsinė e
ēėshtjes. Sugjeroj qė tė mėnjanojmė nga fjalori deklarimet e
paharmonizuara politike dhe tė angazhohemi nė harmonizimin e
qėndrimeve, nė mėnyrė qė tė paraqitemi si njė komb i formėsuar
politikisht. Ndryshe, po qe se analistė ndėrkombėtarė tė shquar,
po sikurse edhe ndonjė diplomat ndėrkombėtar i shquar , nuk e
heqin prej gojėspavarėsinė e Kosovės, nė kuptimin e plotė tė
saj, nuk na falet dhe nuk do tė na falet neve kur e bėjmė ose
kur do ta bėjmė kėtė.
-
-
Nėse me tė madhe thuhet se e ardhmja e Kosovės ėshtė Evropa dhe
integrimi i saj nė tė, si ka mundėsi qė tė bėhet kjo njė
realitet po qe se Kosova nuk do ta rrumbullakėsojė kėtė aspiratė
nėpėrmjet tė qenies sė saj njė shtet i pavarur dhe sovran dhe nė
kėtė mėnyrė tė pėrjashtojė ēdo mundėsi qė kjo tė ndodhė nėn
mantelin e Ballkanitose, siē shprehem ndonjėherė, me karrocėn
e dikujt tjetėr. E theksoj kėtė moment pėr shkak tė
rrezikutpėr tė cilin dėgjohet gjithandejse nė Ballkan ka
frikė nga lufta dhe ėshtė e mundshme qė tė ndodhin koncesione nė
ndėrtimin e ri politik tė tij.
-
-
Ēėshtja e Kosovės, nė thelb, paraqet ēėshtje tė vetėvendosjes sė
popullit tė saj. Prandaj, askush nuk ka asnjė mandat qė tė
deklarohet ndryshe prej vullnetit tė popullit ose qė ta cungojė
atė. Nėse dikush mendon se ai cungim i vullnetittė popullit
ėshtė kompomisiqė duhet tė ndodhė mė Kosovėn dhe tė ardhmen e
saj, ėshtė gabim i rėndė qė mund tė dėmtojė jo vetėm Kosovėn,
por gjithė ēėshtjen shqiptare, duke pasur parasysh aspiratat
shekullore tė kombit shqiptar pėr tu bashkuar qė, shikuar nga
kėndi i vrojtimeve politike sikur paraqiten tė gabuara ose nuk
arsyetohen. Nuk ka asgjė tė keqe nėse njė mundėsi nuk
realizohet, por ka shumė tė kėqija po qe se bartėsit e mundėsisė
vetė e hudhin atė si tė paakceptueshme, qoftė edhe si proces .
-
-
Ėshtė kohė e fundit qė shqiptarėt tė ndėrtojnė njė qėndrim pėr
tė ardhmen e tyre. Ata duhet tė jenė shumė tė pėrgjegjshėm
pėrballė proceseve politike qė po zhvillohen nė hapėsirėn ku
janė tė vendosur, sepse pikėrisht ndėrlikueshmėria e atyre
proceseve kėrkon shumė urti politike dhe shkathtėsi diplomatike,
me tė cilat nuk mund tė krenohemi si popull dhe si komb. Ėshtė
kjo kohė kur diplomacia shqiptare duhet tė dėshmojė vetėn,
vitalitetin dhe vlerėn e vet. Bashkėrendimi i veprimeve tė
shqiptarėve ishte dhe mbetet pika mė e dobtė qė ka dobėsuar dhe
vazhdon ta dobėsojė politikėn kombėtare tė tyre.
-
-
Ėshtė shumė i rėndėsishėm rendi i veprimeve, nė mėnyrė qė tė
ecim bashkė me kohėn. Shqiptarėt, mė nė fund, duhet tė
kuptojnė se vetėm me kohė mund tė fitohet koha. Pavarėsisht
nga idetė, mendimet dhe pikėpamjet qė mund tė jenė tė ndryshme,
shqiptarėve u duhet uniteti i veprimeve. Nuk duhet tė lejojnė qė
nė kohėn e nevojės pėr mobilizim tė shtuar dhe tė
gjithėmbarshėm, tė shpartallohen kombėtarisht. Duhet ti
kthehen vlerave tė njėmendėta tė kombit. Kėtė e kanė pėr borxh
tė cilin duhet ta paguajnė.
-
-
Ecja bashkė duhet tė jetė ecje me realitetinqė na rrethon
pėr tė marrė njė qėndrim tė drejtė ndaj kauzės kombėtare. Duhet
tė bashkohemi nė projekte kombėtare, nė mėnyrė qė tė mos na
lėndohet palca kurrizore e kombit. Pėr kėtė kėrkohet njė
shkallė mė e lartė e vetėdijėsimit kombėtar e cila, si rregull,
na ka munguar nė kohėn e kthesave mė tė mėdha historike.
Detyrat mė tė mėdha dhe me mė pėrgjegjėsi shtrohen pėr
diplomacinė shqiptare. Ajo do tė duhej tė pėrkujdesej pėr tė
mbrojtur tė drejtat dhe interesat kombėtare tė shqiptarėve kudo
qė gjinden.
-
-
Diplomacia shqiptare nė mėnyrė tė veēantė do tė duhej ti ruhej
kurthevetė vendeve fqinje. Diplomacia shqiptare mund dhe do tė
duhej tė bėnte mė shumė pėr pozitėn e shqiptarėve nė Ballkan.
Nė rend tė ditėsėshtė Kosova, po janė edhe shumė segmente tė
tjera dhe pėrbėrės tė tjerė tė ēėshtjes sė pazgjidhur
shqiptare. Rrethanat e tashme politike nė Ballkan janė me shumė
tė panjohura. Diplomacia shqiptare do tė duhej tė kuptonte
skenaret qė qarkullojnė dhe hartat politike qė vizatohennė
tė, nė mėnyrė qė shqiptarėt tė mos dalin humbės prej tyre.
-
-
Sado qė ēėshtja e Kosovės dhe ēėshtja shqiptare nė pėrgjithėsi
do tė varennga qėndrimet e subjekteve me pėrgjegjėsi tė lartė
ndėrkombėtare tė cilat, nė parim, mė shumė interesohen pėr
ruajtjen e gjendjesse sa pėr ndryshimin radikaltė saj,
zgjidhja e ēėshtjes, kryesisht dhe nė rradhė tė parė, do tė
varet edhe nga kėmbėngulėsiae shqiptarėve pėr ti shndėrrua nė
realitet aspiratat e veta. Kosova ėshtė nė njė udhėkryqnga i
cili duhet tė drejtohet nė rrugėn sė cilės i shihet fundi.
|
|