|
-
Prishtinė,
4 tetor 2005 /TN /QIK - Sot nė
varrezat e qytetit nė Shipol tė Mitrovicė me nderime tė larta u
varros kryetari i Komunės sė Mitrovicės Faruk Spahia, ku merrnin
pjesė udhėheqės tė lartė tė institucioneve dhe tė partive,
familjarė dhe mijėra qytetarė.
Figurėn e Faruk Spahisė, i cili ndėrroi jetė dje nga njė
sėmundje e rėndė, e vlerėsuan lart si figurė atdhetare, politike
dhe humane. Telegramin e ngushėllimit me rastin e vdekjes sė
Spahisė tė Presidentit tė Kosovės dr.Ibrahim Rugova e lexoi para
tė pranishmėve, kėshilltari i tij, Sali Cacaj.
Ministri Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, njėherit anėtar i
Kryesisė sė LDK-sė, anėtar i sė cilės ishte edhe Faruku, nė
ceremoninė e varrimit, tha se vdekja e tij, ėshtė humbje e madhe
jo vetėm pėr familjen Spahiu, por edhe pėr Kosovėn dhe
institucionet, tė cilave ia kushtoi jetėn. Haziri e pėrshkroi tė
ndjerin Spahiu, qė la pas vetės tre fėmijė, si njė "burrė tė
dinjitetshėm dhe institucionalist tė pashembullt".
-
- Ai
pėrkujtoi punėn e pėrbashkėt me Farukun nė LDK, para dhe pas
luftės nė Kosovė. "Faruku do tė na mungojė tė gjithėve, tha
Haziri, ndėrsa e ngushėlloi nė emėr tė LDK-sė dhe Qeverisė sė
Kosovės, familjen Spahiu dhe tė gjthė tė pranishmit. I falemi
kujtimit tė tij tė pėrjetshėm", tha Haziri.
Ndėrkaq, kryetari i komunės sė Prishtinės, Ismet Haziri, nė emėr
tė Asociacionit tė Komunave, tė cilin e drejton ai, tha se lajmi
pėr vdekjen e Farukut ishte pikėllues, dhe ka lėnduar zemrat e
tė gjithėve.
-
-
Dhembja
ishte mė e madhe, sipas Beqirit, pasi ishte krijuar bindja se
Faruku do t'ia arrinte ta sfidonte edhe kėtė sėmundje tė rėndė,
siē ia ka arritur tė sfidojė vėshtirėsitė nė politikė. Beqiri,
figurėn e Farukut, familja e tė cilit tradicionalisht ėshtė
dalluar pėr patriotizėm tė lartė, e vlerėsoi si punėtor tė
shquar, kėmbėngulės nė realizimin e aspiratave tė pėrbashkėta.
-
- "Jemi
krenarė qė kishim nė mesin tonė njė njeri si ti", tha Beqiri, i
cili nuk arrinte ta fshihte dot dhembjen, dhe as lotėt, duke
shtuar ndjenjėn e pikėllimit tek miqtė dhe dashamirėt e Spahisė.
"Kryet detyrėn mė tė rėndė pas luftės nė politikė", tha Beqiri,
gjihėherė duke iu drejtuar shpirtit tė Farukut, ndėrsa ka
ngushėlluar familjen Spahia pėr, siē tha ai, personalitetin e
shquar tė Farukut. "AKK-ja pėrherė do ta kujtojė kėtė
personalitet", tha Beqiri.
Nėnkryetari i Kuvendit Komunal tė Mitrovicės, Mursel Ibrahimi,
figurėn e Faruk Spahisė e vlerėsoi si pedante, tė thjeshtė, plot
mirėsi, qė ideal kshte bashkimin e Mitrovicės dhe arritjen e
pavarėsisė, tė cilat qėllime vdekja ia ndėrpreu. Ndėrsa, nė emėr
tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, Nexhmedin Hoxha ngushėlloi
familjen Spahija dhe tė gjithė tė pranishmit.
-
- Ai
tha se tė flitet pėr Farukun, do tė thotė tė flasėsh pėr njė
njeri tė rrallė nė histori. Edhe ish-kolegėt e punės,
pėrkatėsisht tė termocentralit Kosova A, ku kishte punuar nga
vitet 1975-1992, ngushėlluan familjen Spahija dhe gjithė tė
pranishmit, duke e vlerėsuar sit ė veēantė bashkėpunimin me
Farukun.
Gjithashtu familjes Spahia i kanė dėrguar telegrame tė shumta
ngushėllimi, nga ministritė si ajo e Pushtetit Lokal, degėt e
LDK-sė nė diasporė, kuvendet komunale, Ferizaji, Istogu,
familjet si Zemaj, Manaj etj.
Ndėrkaq para ceremonisė sė varrimit, nė shtėpinė e kulturės, "Rexhep
Mitrovica", nė Mitrovicė u mbajt komemoracioni kushtuar Faruk
Spahisė, kryetar i komunės nė dy mandate, ndėrsa tė dytin nuk
arriti ta pėrmbyllte pėr shkak tė vdekjes sė parakohshme, nė
moshėn 53 vjeēare, 25 qershor 1952- 3 tetor 2005.
Ndėrkaq para ceremonisė sė varrimit, nė shtėpinė e kulturės, "Rexhep
Mitrovica", nė Mitrovicė u mbajt komemoracioni kushtuar Faruk
Spahisė.
Nėnkryetari
i LDK-sė Kolė Berisha tha se vdekja e Farukut e bėn mė tė vogėl
LDK-nė e nė veēanti Mitrovicėn. "Ne si shoqėri nė pėrgjithėsi,
dhe LDK-ja nė veēanti, prej sot, jemi mė tė zvogėluar, mė tė
pakėt, mė tė vetmuar dhe mė tė varfėr edhe pėr njė njeri; jemi
mė tė goditur edhe pėr njė bashkėluftėtar dhe bashkėushėtar nė
rrugėn tonė drejt realizmit tė aspiratave tona shekullore", tha
z.Berisha.
-
- Ai
theksoi se nuk ndjehet aspak mirė pėr detyrėn qė tė flasė pėr
mikun e vdekur. "Jam vėrtetė fatkeq, qė nga kolegėt e mi mu nda
ky rol kaq i rėndė, qė ara jush, tė dal me kėtė fajlė rasti,
ngase, jam i vetėdijshėm se, nė kėso lloj tubimesh, mė shumė
flet heshtja dhe fyyrat e ngrysura tė pjesėmarrėsve, mė shumė
flet loti dhe dhebja, se sa cilado fjalė e shkruar, qoftė ajo
edhe nga pena mė e hollė e letrave tona. Kur flet loti, heshtė
fjala", tha z.Berisha.
-
- Ai
mė pastaj pėrkujtoi detyrat e vėshtira tė Spahisė. Udhėheqja e
LDK-sė nė Mitrovicė Spahisė i qe besuar pėr disa vjet me radhė,
pas vrasjes sė profesor Latif Berishės nga forcat serbe.
"Ndėrkaq nga vitit 1998, duke qenė anėtar i Kryesisė Qendrore tė
Lidhjes Demokratike tė Kosovės, Faruku ishte njėri nga
bashkėpunėtorėt e afėrt tė Presidentit Rugova", tha z.Berisha.
Ai tha se kishte fatin qė pėr tetė vjet ta njihte dhe tė punonte
nga afėr me Farukun, duke e vlerėsuar si "njėrin nga
bashkėpunėtorėt mė tė afėrt, mė tė respektuar dhe politikisht e
kombėtarisht, mė tė pėrgatitur, nė Kryesinė e Lidhjes
Demokratike tė Kosovės, nga 15 marsi i vitit 1998, e deri nė
kohėn kur sėmundja ia pamundėsoi tė jetė aktiv".
"Vdekja e hershme e ndau nga aktiviteti politik e komėbtar mu nė
kohėn kur mė sė shumti prisnim prej tij", tha Berisha.
Ndėrsa, nėnkryetari i komunės Mursel Ibrahimi, farkun e quajti
engjėll tė qytetit tė Mitrovicės. Ai portretin e Farukut e
vlerėsoi tė ēiltėr, krenarė dhe dinjitozė, por njėherit tha se
ishte njeri me energji vullkanike. Ai tha se nė nderim tė kėsaj
figure madhėshtore tė Mitrovicės, 4 tetori ėshtė shpallur ditė
zie nė Mitrovicė, ndėrsa Faruku ėshtė shpallur qytetar nderi i
saj.
-
-
-
Faruk Spahija arriti ta shijojė lirinė e
Kosovės, por jo edhe pavarėsinė e saj, tha Kolė Berisha
-
-
Prishtinė,
4 tetor - Me rastin e vdekjes sė anėtarit tė Kryesisisė
qendrore tė LDK-sė dhe kryetarit tė Komunės sė Mitrovicės, Faruk
Spahija, Lidhja Demokratike e Kosovės mbajti sot nė Teatrin
Kombėtarė tė Prishtinės njė mbledhje komemorative, nė shenjė
pėrkujtimi pėr jetėn dhe veprėn e tij.
Merrnin pjesė familjarė tė tė ndjerit, bashkėpunėtorė e zyrtarė
tė lartė tė LDK-sė dhe tė institucioneve tė Kosovės.
Pėr jetėn, veprėn dhe figurėn prej politikani e atdhetari tė
Faruk Spahisė, foli nėnkryetari i LDK-sė Kolė Berisha. Ai
theksoi se Faruku pati fatin qė nė fėmijėrinė dhe rininė e tj tė
hershme, t'i ndjekė mėsimet e para nė shkollėn kombėtare nga
lėnda e historisė, gjuhės dhe tė traditės shqipe; tė njihet me
fatin e nėpėrkėmbur tė popullit tė cilit i takonte dhe tė
brymosej me ndjenjėn e shenjtė tė atdhedashurisė.
Ngjarjet tragjike tė zhvilluara, sidomos gjatė dy dekadave tė
fundit tė shekullit tė kaluar, tha mė tej Berisha, sikundėr pėr
ēdo shqiptar tjetėr edhe pėr Farkun, ishin rasti mė sublim, pėr
tė dhėnė provimin e pjekurisė sė tij politike dhe kombėtare. "Dhe,
Faruk Spahija, vėrtet e dha, madje me sukses humė tė lartė atė
provim", tha nėnkryetari i LDK-s.
Duke folur pėr vlimet politike nė Kosovė kah fundi i viteve tė
'80-ta dhe fillimi i tė '90-tave tė shekullit tė kaluar, Berisha
tha se Farukun e gjeti sekretar tė Degės sė sapothemeluar tė
LDK-sė nė Mitrovicė, si njėrin ndėr bashkėpunėtorėt mė tė afėrt,
nė mos mė i afėrti, i profesorit tė nderuar, poetit tė shquar
dhe martirit tė lirisė dhe tė pavarėsisė sė Kosovės, Latif
Berisha.
-
- Pas
vrasjes sė profesor Berishės nga forcat serbe, tha mė tej ai,
udhėheqja e Degės nė Mitrovicė, pėr disa vite me radhė, iu besua
Faruk Spahiut, sikundėr qė, pėr dy mandate me radhė, nė
zgjedhjet e lira dhe demokratike, iu besua detyra e Kryetarit tė
Komunės sė Mitrovicės. Ndėrkaq, nga viti 1998, duke qenė nė tė
njėjtėn kohė, edhe anėtar i Kryesisė Qendrore tė LDK-sė, Faruku
ishte njėri nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė Presidentit
Rugova.
Kolė Bersha tha se pėr gati tetė vite tė plota, Farukun e ka
pasur njėrin ndėr bashkėpunėtorėt mė tė afėrt e mė tė respektuar
dhe mė tė pėrgatitur nė Kryesinė e LDK-sė deri nė kohėn kur
sėmundja ia pamundėsoi tė jetė aktiv.
Vdekja e hershme e ndau nga aktivitetet politike e kombėtare mu
nė kohėn kur mė sė shumti prisnim nga ai, tha Berisha, duke
shtuar se ndryshe "nga shumė bashkėkombas tanė, Faruku arriti qė,
sado pak, ta shijojė lirinė e Kosovės, por, pėr fat tė keq, jo
edhe pavarėsinė e saj."
Telegramin e ngushėllimit tė Presidentit Ibrahim Rugova dėrguar
familjes Spahija e lexoi kėshilltari i tij, Sali Cacaj.
Nė emėr tė Kuvendit Komunal tė Mitrovicės, nė kėtė mbledhje
komemorative foli Fatmire Berisha, duke shprehur mirėnjohje pėr
punėn e tij tė palodhshme nė krye tė qytetit tė Mitrovicės.
-
Faruk Spahija shpallet Qytetar Nderi
i Komunės sė Mitrovicės
Mitrovicė, 4 tetor
- Kuvendi i Komunės sė Mitrovicės, me rastin e vdekjes sė
kryetarit tė Kuvendit tė Komunės, Faruk Spahija, ka mbajtur
seancėn e jashtėzakonshme, nė tė cilėn ėshtė nderuar vepra dhe
puna e kryetarit Spahija.
Zėvendėskryetari i Kuvendit tė
Komunės, Mursel Ibrahimi, ka ēmuar lart punėn, angazhimin dhe
kontributin e kryetarit Spahija nė ndėrtimin e institucioneve
demoktarike tė pushtetit lokal dhe avansimin e proceseve
politike nė komunė dhe vend.
Nė mbledhjen e jashtėzakonshme tė
Kuvendit tė Komunės, nė tė cilėn u nderua figura e kryetarit
Spahija, morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesi komunal Juozas Kazllas,
shefi i misionit rajonal tė OSBE sė nė Mitrovicė, Alastair
Livingstone, pėrfaqėsues tė TMK sė, pėrfaqėsuesi i SHPK sė,
pėrfaqėsuesi i Bashkėsisė Islame dhe pėrfaqėsues tė organizatave
qeveriate dhe jo qeveritare me seli nė Mitrovicė.
Kuvendi i Komunės, pėr kontributin e
dhėnė pėr zhvillimin e Mitrovicės, mirėqenien dhe paqen e
qytetarėve tė saj, kryetarin Faruk Spahija e shpalli Qetetar
Nderi tė Komunės sė Mitrovicės.
Kuvendi i Komunės shpalli tė martėn, mė 04.10.2005 ditė zie nė
komunėn e Mitrovicės
Kryeministri Kosumi
ngushėllon familjen Spahija
Prishtinė, 4 tetor
- Kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi ka ngushėlluar familjen
Spahija, me rastin e vdekjes sė kryetarit tė KK tė Mitrovicės
Faruk Spahija nė tė cilin thuhet.
"Faruk Spahija ishte njeri i
vendosur dhe shumė i pėrkushtuar nė punėn e tij pėr ndėrtimin e
institucioneve stabile dhe efikase nė shėrbim tė tė gjithė
qytetarėve tė Mitrovicės dhe tė Kosovės nė pėrgjithėsi.
Nė kėto ēaste tė dhembjes pėr
ndarjen nga jeta tė kėtij politikani tė njohur kosovar, tė
njeriut mė tė dashur e tė shtrenjtė tė familjes Spahija, ju
shpreh ngushėllimet mė tė thella nė emėr tė Qeverisė sė Kosovės
dhe nė emrin tim personal", thuhet nė ngushėllimet e
Kryeministrit Kosumi.
Po ashtu edhe ministri i Pushtetit
Lokal Lutfi Haziri ka ngushllėuar familjen Spahia, i nderuari
President, si dhe Asociacioni i Komunave tė Kosovės, Dega e
LDK-sė nė Suedi etj.
-
AAK ngushėllon familjen Spahija, KK tė Mitrovicės dhe
Presidentin Rugova
-
-
Prishtinė, 4 tetor 2005 /TN /QIK
- Me rastin e vdekjes sė kryetarit tė Kuvendit Komunal tė
Mitrovicės dhe veprimtarit Faruk Spahija, kryesia e Aleancės pėr
Ardhmėrinė e Kosovės ka ngushėlluar familjen Spahija, KK tė
Mitrovicės dhe Presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova.
"AAK me pikėllim tė thellė ka marrė lajmin pėr vdekjen e
kryetarit tė Kuvendit Komunal tė Mitrovicės dhe veprimtarit tė
shquar tė ēėshtjes sonė, z. Faruk Spahija.
Duke ndarė dhembjen me bashkėfamiljarėt e tė ndjerit, kolegėt e
tij dhe tė gjithė qytetarėt e Mitrovicės, AAK vlerėson se z.
Spahija do tė kujtohet pėrherė pėr pėrkushtimin e lartė, si nė
pėrgjegjėsinė e tij si kryetar i KK tė Mitrovicės, ashtu edhe nė
punėn e tij prej veprimtari tė palodhshėm nė shėrbim tė
realizimit tė aspiratave tona tė pėrbashkėta pėr njė Kosovė tė
lirė, shtet sovran e tė pavarur", thuhet nė njė telegram
ngushėllimi tė AAK-sė.
|
|