|
-
Prishtinė, 3 tetor 2005 /TN /QIK - Pas thirrjes nga Kryesia
Ekzekutive e BSPK sė, sot nė grevė pa afat kanė hyrė tė gjitha
nivelet e sektorit tė arsimit dhe tė shėndetėsisė publike.
Punėtorėt e arsimit dhe tė shėndetėsisė kėrkojnė nivelizimin e
pagave dhe zbatimin e Kontratės kolektive bashkė me anekset.
Tė gjithė tė punėsuarit nė Qendrėn Klinike Universitare tė
Prishtinės janė duke bėrė nė grevė, ndėrkohė qė vetėm mjekėt
kujdestarė kanė si detyrimr tė punojnė sipas orarit, si dhe disa
reparte: emergjenca, kujdesi intensiv, dializa, salla e lindjes,
transfuzioni, kuzhina dhe mirėmbajtėsi i gjeneratorėve.
Kėshilli grevist i QKU shprehet i bindur se greva do tė vazhdojė
deri nė plotėsimin e kėrkesave tė tyre.
Po ashtu edhe punėtorėt e arsimit po bėjnė grevė dhe mėsimi nuk
po zhvillohet nė asnjė shkollė tė kryeqytetit. Arsimtarėt janė
tė detyruar tė repesktojnė orarin dhe tė qėndrojnė nė shkollė,
kurse nxėnėsve nuk u ėshtė lejuar hyrja nė shkolla.
Grupi parlamentar i Partisė ORA nė seancėn e sotme tė Kuvendit
tė Kosovės ka kėrkuar qė si ēėshtje urgjente tė dabatohet pėr
grevėn e punėtorėve tė arsimit dhe shėndetėsisė, por njė
propozim i tillė nuk u pėrkrah nga grupet e tjera parlamentare.
Megjithatė kryeparlamentari Nexhat Daci kėrkoi qė dy komisionet
parlamentare - pėr Arsim dhe Shėndetėsi - tė trajtojnė grevėn e
sotme.
|
|