|
-
1
tetor 2005 /TN
-
-
- Se si do tė organizohemi sot, se si do tė
reagojmė sot, do tė varet shumė e nesėrmja jonė
-
-
- Bashkėsia ndėrkombėtare duhet qė sa mė shpejt
tė njohė pavarėsinė e Kosovės, nė mėnyrė qė tė mos pėrballet me
"Ndėrtimet pa leje" tė cilat herėt a vonė, do tė detyrohet "t'i
pėrligjė"
-
-
- Deri kur do tė sillemi sikur tė ishim pesė
popuj dhe tė kishim pesė ēėshtje shqiptare?
-
-
-
Shkruan: Esat STAVILECI, profesor i Universitetit tė
Prishtinės
-
-
Angazhimi i Grupit tė Kontaktit pėr tė pėrshpejtuar procesin e
hapjes se bisedimeve rreth statusit tė Kosovės ka inkurajuar
zyrtarėt e Kosovės tė cilėt po ushqehen me shpresė se Kosova,
nga ato bisedime, do tė realizojė aspiratat e veta, pėr tė
qenė shtet i pavarur dhe sovran.
-
-
Megjithatė, sa mė afėr qė duken bisedimet pėr Kosovėn, ndėr
shqiptarėt rriten tensionet. Cėshtė e vėrteta, ndėr ta ka dy
mendime qė diametralisht dallojnė se ēfarė do tė ndodhė me
Kosovėn.
-
-
Njėri mendim, prapa tė cilit qėndrojnė zyrtarėt e Kosovės, e
sheh tė ardhmen e Kosovės dhe pavarėsinė e saj si njė objektiv
tė cilit i mungon vetėm pėrligjja ndėrkombėtare. Ndėrsa,
mendimi tjetėr ėshtė mė i rezervuar dhe sikuri bazuar nė
pėrvojat e neglizhimit tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare, nuk sheh
as zgjidhje tė shpejt dhe as zgjidhje tė drejtė.
-
-
Se
cili prej kėtyre mendimeve ėshtė mė afėr sė vėrtetės, mund tė
parashikohet, por jo edhe me saktėsinė qė tė mund tė
konfirmohet.
-
-
Ambasadorėt e Grupit tė Kontaktit deklaruan, kohė mė parė, se
ende nuk i kanė definuar vendimet e tyre pėr Kosovėn dhe se
presin pėrfundimin e raportit tė ambasadorit Eide, thuajse se
edhe vetė ata nuk i sugjerojnė se ēfarė do tė shkruaj nė
raport. Mua mė duket se ende mbetet e hapur vetėm pyetja se a e
ka ndėrmend Bashkėsia Ndėrkombėtare tė kafshojė deri nė fund
apo, nė mungesė tė njė strategjie dalėse afatgjate, do tė
kėrkojė zgjidhje tė kalueshme.
-
-
E
para, ajo qė nuk do tė duhej tė bėnte nė asnjė variant Bashkėsia
Ndėrkombėtare ėshtė qė tė mos angazhohej tė mbrojė njė
krijesė e cila jo vetėm se nuk ekziston mė, as si koncept
politik dhe as si nocion gjeografik, por as si perspektivė dhe
mundėsi e rimėkėmbjes sė saj.
-
-
Po
qe se do tė angazhohej pėr kėtė, Bashkėsia Ndėrkombėtare do tė
bėnte njė investim tė gabueshėm, po sikurse qė mė duket se po
bėn, gjithashtu njė investim tė gabueshėm pėr tė ulur nė
bisedime shqiptarėt dhe serbėt, me dy koncepte krejtėsisht tė
kundėrta dhe tė papajtueshme nė lidhje me tė ardhmen e Kosovės.
-
-
E
dyta, ajo qė nuk do tė duhej tė bėnte Bashkėsia Ndėrkombėtare nė
asnjė mėnyrė ėshtė qė nė lidhje me tė ardhmen e Kosovės ti
referohej Rezolutės sė Kėshillit tė Sigurimit 1244. Po qe se do
ti referohej kėsaj rezolute, Bashkėsia Ndėrkombėtare sėrish
do ta kthente lojėn me Kosovėn nė fillimet e saj.
-
-
Ajo do tė duhej qė, definitivisht, tė vetėdijesohej se Rezoluta
1244 nuk paraqet formulėn pėr zgjidhjen ēėshtjes sė Kosovės.
Nė Kosovė, ēprej se ajo ėshtė vendosur nėn Administrimin e
Pėrkohshėm Civil Ndėrkombėtar janė krijuar realitete tė reja dhe
vetėm mbi bazėn e tyre dhe me njohjen e tyre mund tė pėrcaktohet
statusi i Kosovės.
-
-
E
treta, ajo qė nuk do tė duhej tė bėnte Bashkėsia Ndėrkombėtare
me asnjė vendim tė vetin ėshtė qė tė injorojė vullnetin e
popullit tė Kosovės qė tė zgjedhė tė ardhmen e vet.
-
-
Koha e mbetur pėr tu vendosur nė lidhje me statusin e
Kosovės nuk duhet tė humbet me bindjet e serbėve pėr tiu
bashkangjitur proceseve politike nė Kosovė. Bashkėsia
Ndėrkombėtare do tė duhej ta kishte kuptuar deri mė tash se
abstenimi serb dhe mospjesėmarrja e tyre nė institucione bėhen
me qėllimin e zvarritjes sė proceseve politike nė Kosovė.
-
-
Me
serbėt asgjė nuk ndodhė rastėsisht, por ėshtė mirė e
orkestruar nė Beograd, prandaj ata janė me sy e veshė nga
Beogradi, e jo nga Prishtina. Qėllimi i Beogradit ėshtė i njohur
dhe ai nuk mbahet fshehtė. Serbia ėshtė e interesuar pėr
territore nė Kosovė. Ky ėshtė koncepti i saj pėr
decentralizimin, prandaj kundėrshton ēdo variant tė tij qė
ofrojnė institucionet e Kosovės, po qe se nuk i pėrgjigjet
orekseve dhe kuzhinės serbe.
-
-
Populli i Kosovės kėrkon qė ardhmėnia e tij tė shpjerė nė njė
udhė qė gjatė historisė i ėshtė mohuar. Realitetet e reja tė
krijuara nė Kosovė e kanė mbajtur gjallė shpresėn e tij se, mė
nė fund, edhe pėr tė bota do tė kthehet pėr sė mbari. Ajo
vėrtetė do tė kthehet pėr sė mbari po qe se Bashkėsia
Ndėrkombėtare pėrshpejton vendimin pėr statusin e Kosovės dhe
atė e mbėshtet ekskluzivisht nė vullnetin e popullit tė saj,
sepse mė nė fund, ēėshtja e Kosovės paraqet, nė thelb, ēėshtje
tė vetėvendosjes sė jashtme.
-
-
Prandaj, ēdo vėnie e pengesave nė atė rrugė, nėpėrmjet tė
kushtėzimeve tė cilave nuk u dihet as fillimi dhe as fundi,
nuk do tė zgjidhte ēėshtjen e Kosovės dhe do tė linte tė hapur
mundėsinė qė nė Kosovė tė ndodhin ndėrtimet pa leje tė cilat
herėt a vonė, Bashkėsia Ndėrkombėtare do tė detyrohej ti
pėrligjte.
-
-
Pėrgjegjėsia pėr ta shpėnė Kosovėn aty ku e ka vendinu takon
tė gjithėve, por udhėheqjes sė saj sikur pėrpjesėtimisht i bie
barra mė e rėndė. Prandaj, populli kėrkon prej udhėheqjes qė
ti lė anash dallimet dhe tė bashkėrenditet nė kėto kohė
dramatike pėr Kosovėn.
-
-
Ndryshe, ajo vetė do tė bėhej bashkėpėrgjegjėse e vendimeve qė
do tė binin ndesh me vullnetin e popullit.
-
-
Sado qė nuk do tė dėshironim tė bėnim njė vlerėsim pėr udhėn e
kaluar, sepse do tė duhej qė mė shumė tė ishim tė preokupuar me
tė ardhmen, nuk mund tė lėmė anash pėrshtypjen se nuk janė
shfrytėzuar tė gjitha format e veprimit, se ka munguar njė
strategji e veprimit tė pėrbashkėt tė forcave politike, se ėshtė
vepruar mė shumė parcialisht dhe individualisht se sa
kolektivisht, se nuk ėshtė angazhuar i tėrė potenciali krijues
dhe se mė shumė ėshtė shpenzuar energji duke u marrė me vetveten
dhe me njėri-tjetrin se sa me bashkimin e forcave dhe ngjeshjen
e radhėve pėr ta bėrė realitet vullnetin e popullit.
-
-
Sado qė nuk do tė dėshironim qė, nė formė recetash, ti
rekomandojmė forcave politike se si mund tė dilet nga kjo
gjendje, mund ti sugjerojmė, sė paku, qė tė ndryshojnė raportet
nėpėr tė cilat kanė kaluar deri mė tash dhe qė tė pėrqendrohen
nė bashkėrenditjen e veprimeve tė mėtejshme.
-
-
Prandaj, e ndiejmė pėr nevojė qė tė ritheksojmė se ato janė para
detyrave qė tė ngrehin nė shkallėn mė tė lartė tė mundshme
pėrgjegjėsinė, qoftė pėr objektivat, qoftė pėr themelėsinė
praktike, logjikshmėrinė dhe arsyeshmėrinė e veprimeve tė
mėtejshme, po sikurse edhe pėr konsistentitetin, koheritetin dhe
realshmėrinė, faktorė kėta qė nuk i kishin gjithmonė parasysh nė
tė kaluarėn.
-
-
Kėrkohet njė bashkėrenditje veprimesh me diplomacinė shqiptare
nė mėnyrė qė ajo tė mos shprehej nė shpėrputhje me kėrkesat
reale tė shqiptarėve tė Kosovės, por qė tė vihet nė mbėshtetje
dhe nė argumentim tė fuqishėm tė tyre.
-
-
Mendimet bėhet mė tė frytshme kur kėmbehen dhe bėhet sintezė e
tyre, kur ato diskutohen dhe bėhet pėrpjekje pėr afrimin e tyre
nė mbrojtje tė kauzės kombėtare, e cila e bashkon njė popull dhe
njė komb, pavarėsisht prej grupimeve tė ndryshme, politikave
partiake dhe ndarjeve krahinore. Po qe se do tė mungojė
bashkėrenditja e veprimeve nė kėto momente vėrtetė dramatike pėr
Kosovėn, po edhe pėr ēėshtjen shqiptare, vėshtirė se dikush prej
tyre do tė mund tė amnistohej nga pėrgjegjėsia.
-
-
Jemi shprehur edhe me njė herė tjetėr se ne shqiptarėt
pėrgjithėsisht i kemi kuptuar me vonesė skenarėt qė janė luajtur
me ne, prandaj edhe kemi pėsuar rėndė si popull dhe si komb nė
histori. Se si do tė organizohemi sot, se si do tė reagojmė sot,
do tė varet shumė e nesėrmja jonė.
-
-
Deri kur do tė sillemi sikur tė ishim pesė popuj dhe tė kishim
pesė ēėshtje shqiptare?
|
|