|
-
Novi Sad, 29 shtator 2005 /TN
/QIK - Avokati i Fondit pėr Drejtėn Humanitare (FDH),
Dragolub Todoroviq, ka deklaruar se dėshmitarėt e krimit nė
Maēkaticė, ku dyshohet se njė njė fabrikė janė djegur kufomat e
shqiptarėve tė Kosovės, por dėshmitarėt po frikėsohen tė
dėshmojnė publikisht.
-
"Ky krim ka ndodhur, ekzistojnė dėshmitarėt, por ata kanė frikė
tė dėshmojnė publikisht me emėr e mbiemėr", i deklaroi njė
agjencie serbe, avokati Todoroviq. Ai mė tej ka vlerėsuar se
organet shtetėrore nuk kanė bėrė aq sa duhet pėr tė hetuar
seriozisht rastin Maēkatica dhe ka vlerėsuar se autoritetet po
pėrpiqen qė tėrė kėtė rast ta fshehin.
-
Fondi pėr Drejtėn Humanitare nė fund tė vitit tė kaluar kishte
konstatuar se nė furrnaltat e fabrikės sė Maēkaticės nė mėnyrė
sistematike janė djegur kufomat e shqiptarėve, tė cilėt forcat
ushtarake dhe policore serbe i kishin vrarė gjatė luftės nė
Kosovė. Sipas kėtij Fondi kufomat janė djegur nė maj tė vitit
1999 gjatė bombardimeve tė NATO-s.
-
Fondi pėr Drejtėn Humanitare thotė se organizatorė kryesorė tė
kėtij aksioni ishin zyrtarė tė lartė politikė dhe policorė tė
Serbisė.
|
|