|
-
Beograd, 2 shtator 2005 /TN /QIK
- Duke komentuar formulėn e Beogradit "mė shumė se autonomi, mė
pak se pavarėsi", sipas sė cilės Serbia do tė ruante
sovranitetin, kurse Kosova do tė kishte pushtetin legjislativ e
gjyqėsor, juristėt serbė thonė se njė model i tillė nuk ėshtė
parė askund nė botė.
-
Kryetari i Gjykatės Kushtetuese tė Serbisė Slobodan Vukēeviq
thotė se zgjidhjen qė e ka ofruar Sanda Rashkoviq Iviq, ėshtė
jashtė ēdo standardi tė njohur nė historinė e shteteve.
-
"Ky ėshtė njė formulim mjaft ekstrem i imponuar me zhvillimin
faktik tė situatės", vlerėson ai.
-
Ndėrkaq Stefan Liliq, profesor i Fakultetit Juridik nė Beograd
thotė se zgjidhja e statutusit tė Kosovės ėshtė ēėshtje politike
e jo juridike. Sipas tij, ėshtė vėshtirė tė kuptohet
konstruksioni qė Serbia tė ketė sovranitetin nominal mbi
Kosovėn, kurse Kosova tėrė pushtetin. "Kjo s'ėshtė pėrsiatje
reale. Pėrse dikush do tė pranonte tė mbetet nė kuadėr tė
Serbisė, ndėrsa e ka mėvetėsinė", pyet Liliq.
-
Profesori i sė drejtės ndėrkonmbėtare Vojin Dimitrijeviq
konsideron se e vetmja zjidhje e cila do tė pėrputhej nė
propozimin e Sanda Rashkoviqit, ėshtė qė Kosova tė jetė njėsi
federale.
-
"Kjo do tė ishte ruajtje e sovranitetit tė jashtėm. Serbia nė
emėr tė Kosovės do tė kryente punėt e jashtme, kurse Kosova nuk
do tė kėrkonte pėrfaqėsitė e saja diplomatike dhe valutėn. Nuk
do tė mund tė ratifikonte marrėveshje ndėrkombėtare, por do tė
nxirrte ligje dhe do tė organizonte administratėn.
-
-
Por vėshtirė mund tė flitet pėr
sovranitetin e Serbisė nėse Kosova do tė kishte gjykatėn e saj
supreme", thotė Dimitrijeviq.
|
|