|
-
Prishtinė,
29 shtator 2005 /TN /QIK
- Pas njė takimi qė pati sot me shefin e UNMIK-ut,
kryeparlamentari Nexhat Daci deklaroi se Kosova do tė hyjė e
bashkuar nė procesin e pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar,
duke i cilėsuar si lojė optike fėrkimet e subjekteve politike tė
shprehura nė Kuvend.
-
Pasi pėrsėriti se pavarėsia ėshtė e panegociueshme, Daci tha se
realizimi i saj nuk do tė jetė meritė vetėm e pozitės apo
opozitės.
-
"Kosova nuk ėshtė e pėrgatitur ta negociojė me askėnd pavarėsinė
e saj. Kjo duhet tė jetė linja nėn tė cilėn nuk ka mandat askush
nė institucionet e Kosovės. Harta deri te arritja e saj duhet tė
diskutohet fuqishėm me bashkėsinė ndėrkombėtar", u shpreh
kryeparlamentari Daci pas takimit me shefin e UNMIK ut, Soren
Jesen Petersen.
-
Daci tha se Kosova gėzon mbėshtetje tė fuqishme tė bashkėsisė
ndėrkombėtare edhe pėr kėtė pjesė tė mbetur tė procesit dhe se
tė gjitha pėrpjekjet tani janė pėrqendruar nė konsolidimin e njė
ekipi tė pėrbashkėt.
Ndėrkaq, shefi i UNMIK ut ēmoi se roli i Kuvendit nė kėtė fazė
ėshtė shumė i rėndėsishėm, por kėrkoi qė nė proces tė kyēen edhe
pakicat dhe grupet e shoqėrisė civile. Ai u bėri thirrje tė
gjithė faktorėve qė tė mos humbet kohė nė kėtė drejtim.
-
"U bėj thirrje tė gjitha partive politike dhe udhėheqėsve qė tė
fillojnė pėrgatitjet pėr diskutimet e rėndėsishme mbi statusin,
duke mos harruar se ka ende shumė punė pėr t'u bėrė".
-
Kryeparlamentari Daci bėri tė ditur se nė kuadėr tė pėrgatitjeve
pėr statusin do tė formohen disa grupe punuese, si pėr riparimet
e luftės, pėr tė drejtat e pronės, pėr obligimet ndėrkombėtare,
pėr mbrojtjen e trashėgimisė kulturore tė minoriteteve, e tė
tjera.
|
|