|
-
29 shtator 2005 /TN
-
-
Ēerēiz Loloēi
-
-
Ėshtė zhvilluar
dje konferenca kombėtare Tė drejtat e njeriut nė universitete
ku kanė marrė pjesė pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, tė
ministrisė sė Arsimit, tė botės akademike universitare dhe
Institutit tė Studimeve Pedagogjike. Drejtore e QSHDNJ-sė,
Kozara Kati, nė fjalėn e mirėseardhjes, ka shpjeguar detaje nga
ky projekt pesėvjeēar qė synonte tė implementonte tė drejtat e
njeriut nė tė gjitha ciklet shkollore por sidomos nė fakultetet
e mėsuesisė nė sistemin universitar.
-
-
Nėn moderimin e
prof.Maringlen Spiro, kanė referuar specialistėt e tė drejtave
tė njeriut Yllka Hida, Ema Tėrshana, Robert Xhedija, Erleta Mato,
ndėrsa e kanė pasuruar kėtė konferenvė edhe diskutime tė
dekanėve tė universiteteve nė Shkodėr, Korēė, Vlorė, Elbasan,
Gjirokastėr si dhe drejtues tė shkolave tetėvjeēare dhe tė mesme
nga disa rrethe tė vendit. Konferenca rekomandon disa propozime
qė do tu dėrgohen shkollave tė larta, drejtorive arsimore,
ministrisė sė Arsimit
-
dhe komisionit parlamentar tė
arsimit.
-
-
Organizatorėt e kėtij projekti thonė
se QSHDNJ-ja ka nisur qysh prej 1993-shit qė tė pėrfshijė tė
drejtat e njeriut nė lėndė tė ndryshme nė ciklin e ulėt dhe
tetėvjeēar. Mė pas, nė vitin 2000 ky program u shtri nė nivelet
universitare, nė fakultetet pedagogjike.
-
-
Njė nga projektet qė QSHDNJ-ja
zbaton qė nga viti 2000, ėshtė Edukimi me tė drejtat e njeriut
nė universitete. Ky projekt ka gjetur shtrirje nė rrethet
Shkodėr, Elbasan, Gjirokastėr, Vlorė dhe Korēė. Shoqėria e hapur
demokratike dikton koncepte dhe vlera konkuruese pėr tė cilat
QSHDNJ-ja ėshtė investuar prej vitesh nė programin Edukimi me
tė Drejtat e Njeriut. Nė kuadėr tė kėtij programi janė ofruar
dhe janė pranuar modele, nė lidhje me metodologjitė dhe taktikat
bashkohore konfort me stadartet ndėrkombėtare.
-
-
Sot, kėto standarde janė pjesė e
sistemit arsimor nė vend. Gjatė kėtyrė 12-viteve, nė kuadėr tė
programit Edukimi me tė drejtat e njeriut, QSHDNJ ka sjellė
disa ndryshime tė konsiderueshme. Njė vend tė rėndėsishėm nė
kėtė projekt kanė zėnė trajnimet qė synonnin pėrfshirje morale,
praktike dhe institucionale. Komuniteti i mėsuesve i pranoi nė
mėnyrė tė natyrshme format e reja me tė cilat u trajnuan.
Trajnimet sollėn jo vetėm njohuri pėr bazėn e tė drejtave tė
njeriut, por dhe forma interaktive dhe metodologji e taktika tė
reja.
-
-
Zhvillimi i projektit ka sjellė edhe
ndryshime tė tjera si pėrfshirja nė kurrikulėn zyrtare tė ciklit
tė ulėt, tetėvjecar dhe nė atė universitar (fakultetet
pedagogjike) tė lėndėve pėr tė drejtat e njeriut; ngritja dhe
zhvillimi i burimeve njerėzore e qendrave pėr tė drejtat e
njeriut me njė shpėrndarje nė tė gjithė vendin si dhe zhvillimi
i ekspertizės pėr edukues dhe aktivistė pėr tė drejtat e njeriut.
Nga ky projekt u mbėshtetėn 43 shkolla tetėvjeēare nė tė gjithe
vendin, tė cilat u transformuan nė 43 shkolla pilot pėr edukimin
e tė drejtave tė njeriut.
-
-
QSHDNJ-ja, thonė organizatorėt ka
njė eksperiencė 13 vjecare bashkėpunimi dhe kooperimi me
Ministrinė e Arsimit dhe te Shkencės, me institute te ndryshme
kombėtare, me universitetet e tė gjitha rretheve (fakultetet
pedagogjike), me shkollat 8-vjeēare si dhe me aktorė tė
komuniteteve tė ndryshme.
|
|