|
28 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (27.09.2005)
Ndėrsa shqiptarėt nė Kosovė janė nė pritje tė raportit tė tė
dėrguarit tė posaēėm tė Kombeve tė Bashkuara Kai Aide pėr vlerėsimin
e standardeve, duket se tani qė Kosova po i afrohet procesit tė
pėrcaktimit tė statusit tė saj, problemet nuk janė tė pakta. Partitė
e ndryshme shqiptare, sa ē'janė tė bashkuara nė synimin e tyre
final, nė atė tė pavarėsisė, po aq janė tė ndara nė disa aspekte tė
tjera tė procesit.
Zėri i
Amerikės:
Profesor, takimi qė Kryetari i parlamentit
kėrkoi (tė martėn) me pėrfaqėsues tė forcave politike, dėshtoi. Pėr
shumė vetė nga jashtė, duket disi e ēuditshme qė ndėrsa po afrohet
procesi, qė nė hapin e parė, atė tė formimit tė delegacionit, po
ndodhin pengesa. Para disa ditėsh zv/administratori Larry Rossin tha
se "kredibiliteti i delegacionit do tė varet nga shkalla e
pėrgatitjes sė tij". Sa vonė ėshtė Kosova me pėrgatitjet pėr
bisedimet ?
Rexhep Qosja:
Edhe vetė pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės kanė thėnė ditėt
e fundit se nuk janė plotėsisht tė pėrgatitur pėr bisedimet, nuk i
kanė bėrė pėrgatitjet e duhura. Mė nė fund kjo po shihet edhe nė
pėrpjekjet e tyre jo shumė tė suksesshme qė tė pėrbėjnė delegacionin
pėr bisedime dhe grupet qė do ta shoqėrojnė kėtė delegacion.
Zėri i
Amerikės:
Profesor, ēfarė po i pengon partitė politike nė
Kosovė qė tė ecin mė shpejt, nė kėto momente kur kjo thirrje po
bėhet nga tė gjithė tė tjerėt?
Rexhep Qosja:
Janė disa mosmarrėveshje mes tyre, mosmarrėveshje nė lidhje me
pėrbėrjen e delegacionit, nė lidhje me kėshillin konsultativ dhe
mosmarrėveshje qė partitė politike kanė edhe pėr ēėshtje tė
ndryshme. Mė nė fund janė edhe mosmarrėveshje qė burojnė nga i
ashtuquajturi konflikt i interesave.
Zėri i
Amerikės:
Sa tė thella janė mosmarrėveshjet mes
partive politike zoti Qosja?
Rexhep Qosja:
Mosmarrėveshje rreth statusit pėrfundimtar tė Kosovės, nuk mund tė
ketė natyrisht. Tė gjitha partitė politike shqiptare nė programet e
tyre e kanė tė theksuar pavarėsinė e Kosovės. Mund tė ketė
mosmarrėveshje rreth procedurave tė ndryshme dhe rreth ambicjeve tė
partive pėr pjesėmarrje nė delegacionin pėr bisedime. Mosmarrėveshje
ka edhe rreth ēėshtjeve tė tjera, qė janė ēėshtje tė interesave tė
tyre, mosmarrėveshje qė burojnė nga konflikti i interesave.
Megjithatė kėto
janė mė shumė mosmarrėveshje tė sipėrfaqshme sesa nė esencė. Mė nė
fund ato duken se kanė mosmarrėveshje rreth disa problemeve, por nė
esencė, ato kanė marrėveshje nė heshtje pėr njė varg problemesh,
siē janė problemi i krimit tė organizuar, ai i korrupsionit,
nepotizmit, kontrabandės, e probleme tė tjera tė veprimeve tė
ashtuquajtura tė jashtėligjshme. Pra kėtu ato flasin pėr
mosmarrėveshje, por nė esencė, nuk kanė mosmarrėveshje.
Zėri i
Amerikės:
Profesor, gjithė kėto probleme qė shtruat ju, gjithė
kėto vėshtirėsi, sa mund ta dėmtojnė seriozitetin e delegacionit tė
Kosovės qė pritet tė fillojė bisedimet?
Rexhep Qosja:
Mund ta dobėsojnė. Mund tė mendojmė se ėshtė e drejtė e qeverisė qė
ka dalė nga zgjedhjet e pėrgjithshme qė tė formojė delegacionin. Mė
nė fund qeveria ėshtė institucioni kryesor i Kosovės qė merr
vendimet, qė zbaton ligjet, qė i pėrgjigjet kuvendit dhe ėshtė e
drejtė e saj mė nė fund ta formojė delegacionin dhe tė marrė mbi
vete pėrgjegjėsinė.
Megjithatė
interesat e tanishme dhe interesat historike tė Kosovės kėrkojnė qė
tė formohet njė delegacion sa mė komplet, njė delegacion prej
njerėzish tė aftė, tė pėrgatitur, me dituri dhe kulturė politike dhe
qė i njohin problemet nė pėrgjithėsi dhe qė janė tė gatshėm, tė
barabartė nė pėrgatitjet e tyre pėr tė hyrė nė bisedime me kėdo
qoftė.
Kjo do tė thotė
se ėshtė nė interesin e tanishėm dhe historik tė Kosovės, qė tė
bėhet njė delegacion sa mė i pėrgatitur dhe njė delegacion i tillė
mund tė pėrbėhet prej partive tė ndryshme politike, pavarėsisht janė
apo jo nė parlament, prej pėrfaqėsuesve tė shoqatave civile dhe prej
individėve tė ndryshėm dhe tė institucioneve tė ndryshme.
Zėri i
Amerikės:
Profesor Qosja, njė nga elementėt kryesorė nė bazė tė
tė cilit vlerėsohet Kosova sot, ėshtė ai i qėndrimit ndaj pakicės
serbe. Dy popujt kanė njė histori tė gjatė armiqėsish me
njeri-tjetrin. Por sot kur Kosova ndodhet mė pranė se kurrė nė
histori pėr realizimin e aspiratave tė saj, a ėshtė shoqėria e
pėrgatitur pėr t'i pranuar serbėt pa paragjykime si bashkė-qytetarė.
Rexhep Qosja:
Qėndrimi i shqiptarėve ndaj pakicave kombėtare e atyre serbe nuk
ėshtė ashtu siē e paraqesin disa media apo disa individė nė botė.
Mosdurimi dhe urrejtja e treguar menjėherė pas luftės, natyrisht si
pasojė e krimeve qė kishin bėrė forcat policore ushtarake e
paraushtarake serbe nė Kosovė, nė njė masė tė madhe janė tejkaluar.
Nė institucionet politike dhe kulturore tė Kosovės, nė spitale,
lokale e kudo sot shihen bashkė serbėt e shqiptarėt.
Numri mė i madh
i shqiptarėve e ka kuptuar se provimin e demokracisė, tė kulturės
demokratike, tė shtetit juridik, shqiptarėt e japin vetėm me
qėndrimin e tyre demokratik ndaj pakicave e prandaj edhe ndaj
serbėve. Dhe kėtė provim tani shqiptarėt duan ta japin dhe po e
japin. Ju mund tė thoni se megjithatė pėr pesė vjet janė kthyer pak
serbė nė Kosovė. Vėrtetė kėshtu ėshtė, megjithatė zyrtarėt shqiptarė
po bėjnė ēdo pėrpjekje qė tė kthehen serbėt nė Kosovė sa mė shumė.
Por kthimi apo
moskthimi i tyre nuk varet prej shqiptarėve, por nė radhė tė parė
prej vetė serbėve. Njė numėr i madh nuk mund tė kthehen pėr shkak tė
rolit tė vetė nė luftėn nė Kosovė. Kurse njė numėr tjetėr, ndoshta
njė numėr mė i madh i serbėve, nuk kthehet pėr shkak se ende nuk
ėshtė nė gjendje tė pajtohet me realitetin e sotėm kosovar e sidomos
me ardhmėrinė e pashmangshme tė Kosovės sė lirė e tė pavarur.
Zėri i
Amerikės:
Profesor Qosja, nė Kosovė sot duket se
mbizotėron mendimi i politikanėve dhe pak dėgjohet opinioni i
intelektualėve apo shoqėrisė civile. Pėrse ndodh kėshtu?
Rexhep Qosja:
Po ėshtė e vėrtetė se pak dėgjohet mendimi i intelektualėve,
mbizotėron mendimi i politikanėve. Nė jetėn shoqėrore nė Kosovė
ėshtė krijuar aleancė mes pushtetit dhe mediave dhe kjo aleancė nė
mėnyrėn mė tė palejueshme e uzurpon sovranitetin e popullit. Ne e
dimė se sovraniteti i takon popullit, por kjo aleancė e ka uzurpuar
dhe po e shpėrdoron kėtė sovranitet, prandaj nėn presionin e kėtij
uzurpimi, nuk u lejohet intelektualėve tė paraqiten nė media dhe nuk
u lejohet mė nė fund pjesėmarrja nė jetėn publike lirisht dhe nė
mėnyrė krijuese, siē duhej t'u lejohej.
|