| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Presidenti Rugova priti
amdiralin Urlih, komandant i Forcave Detare pėr Evropė |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Prishtinė,
28 shtator 2005 /TN /QIK
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot admiralin
amerikan Hari Urlih (Harry G. Ulrich), komandant i Forcave
Detare Amerikane pėr Evropė, njėkohėsisht dhe komandant i
Komandės sė Forcės sė Bashkuar Aleate (tė NATO s) me seli nė
Napoli.
Presidenti Rugova dhe admirali Urlih biseduan pėr gjendjen
aktuale nė Kosovė, e cila u vlerėsua e mirė dhe stabile.
Pas takimit Presidenti Rugova, pasi e falenderoi admiralin e
NATO-s pėr kujdesin qė po tregon pėr Kosovėn, dhe lavdėroi punėn
e KFOR-it tė cilėn e vlerėsoi tė shkėlqyeshme.
Presidenti Rugova tha se ėshtė duke u pritur raporti i
ambasadorit Aide pėr vlerėsimin e standardeve nė mėnyrė qė tė
fillojnė bisedat pėr pavarėsinė e Kosovės, duke e cilsuar kėtė
si rrugė ndėrkombėtare. Ai pėrsėriti kėrkesėn e tij pėr njohje
direkte tė pavarėsisė nga SHBA tė dhe Unioni Evropian, sepse siē
tha, kjo do ta qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės.
-
- Nė
kėtė takim ėshtė folur edhe pėr pėrgatitjet qė po bėhen pėr pėr
formimin e delegacionit tė Kosovės pėr bisedimet e mundshme pėr
pavarėsinė. Nė kėtė drejtim, tha Presidenti, do tė punohet si
ekip pėr tė mirėn e Kosovės dhe pėr tė mirėn e tė gjithė
qytetarėve tė Kosovės, duke shprehur bindjen se kjo tė
kururėzohet me pavarėsinė e Kosovės.Admirali Ulrih tha se NATO
nuk pret tensionim tė situatės sė sigurisė nė Kosovė gjatė
negociatave tė mundshme pėr statusin politik tė Kosovės.
-
- Ai
tha se KFOR i do tė vazhdojė punėn pėr tė garantuar njė mjedis
tė qetė dhe tė sigurt pėr tė gjithė qytetarėt e vendit. "Edhe
gjatė bisedave pėr statusin KFOR i do tė kryejė misionin e vet
brenda Kosovės," tha admirali Ulrich, duke shprehur kėnaqėsi pėr
informacionet qė tha se i ka marrė nga kryetari Rugova pėr
gatishmėrinė e palės kosovare pėr tė pėrballuar me sukses sfidėn
e procesit tė pėrcaktimit e statusit politik.
Admirali Ulrih gjatė ditės do tė takohet edhe me Kryeministrin e
vendit, liderėt e partive opozitare etj.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI |
POLITIKĖ
| OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2005
Trepca.net - Tė gjitha tė
drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|