|
-
28
shtator 2005
/ TN
-
-
Nga Gentian Vyshka
-
-
Qė me
qenien njerėzore ka ndodhur diēka e veēantė gjatė
gjysmėshekullit tė diktaturės komuniste, ky ėshtė njė konkluzion
gjerėsisht i pranuar. Ēėshtja e vetme mbi tė cilėn ėshtė
pėrsiatur vazhdimisht, ėshtė se ēndryshime u realizuan, ēfarė
ishte ajo trysni qė bėri tė mundur dhe nė cilat forma u punua me
njeriun, i cili, mė sė fundi, u formatua sipas modeleve
diktatoriale komuniste?
-
-
Nėse
periudha gjysėmshekullore e komunizmit nė Shqipėri prodhoi njė
njeri tė modelit tė caktuar, ėshtė njė hipotezė e cila duhet
provuar. Ekziston njė bindje sociologjike, por jo njė studim i
mirėfilltė. Komunizmi gjysėmshekullor nuk prodhoi ndryshime
antropologjike, mė sė shumti ai mund tė ketė influencuar modelet
e sjelljes. Ėshtė folur gjerėsisht pėr tė ashtuquajturin homo
sovieticus. Pak e qartė ėshtė nėse ka njė homo neo-
albanicus, po edhe nėse ekziston njė i kėtillė, ai ndoshta
jo dosmosdoshmėrisht ėshtė formuar vetėm nėn trysninė e
komunizmit.
-
-
Eugenijus Laurinaitis
(Universiteti i Vilnius), tek punimi i tij Forma tė reja tė
trajnimit psikanalitik, radhit nė mėnyrė interesante disa
dallime ndėrmjet homo sovieticus dhe homo democraticus,
pėrkthyer mot-ą-mot nė tabelėn nė vijim:
-
-
Po tė
hiqnim disa paralelizma, sidokudo tė pėrafėrta, midis homo
sovieticus dhe qenies sė parasupozuar homo neo-albanicus,
ne do tė na duhet tė pėrqasim kėto ndryshime karakteriale
dhe tė qėmtojmė nėse ato kanė qenė apo jo tė pranishme tek
njeriu i ri i Shqipėrisė komuniste: neo-albanicus.
-
|
Ndryshimet nė tiparet kryesore karakteriale tė njeriut
nė dy sisteme sociale tė dhėna |
|
Homo sovieticus |
Homo democraticus |
|
Frikė |
Besim |
|
Vartėsi |
Liri |
|
Shmangie |
Pėrfshirje sociale |
|
Mosekspozim |
Ekspozim social |
|
Bindje |
Antagonizėm |
|
Heshtje |
Dialog |
-
-
-
E para:
a kishte frikė shqiptari gjatė periudhės komuniste?
-
E dyta:
a ishte i varur ai prej diēkaje, qoftė kjo ideologji,
pushtet i prekshėm, organizėm fluid, shprese tė paqenė e tė
parealizueshme?
-
E
treta:
a shmangej ai, si njė agorafob
i mjerė, nga mjedise publike, nga situata jo tė komfortueshme,
si ato qė do tė pėrpiqemi tė numėrojmė mė poshtė?
-
E
katėrta:
a tentonte ky njeri i ri tė mos ekspozohej, thėnė
ndryshe, tė mos ekspozonte ēka kishte brenda: bindjet, besimet,
duke i kyēur ato deri nė pikėn e ndryshkje-mykje-fashitjes?
-
E
pesta:
a ishte i bindur neo-albanicus-i, edhe nė momentin
kur cilėsohej triumfalisht si revolucionar, novator, heroik e i
paepur?
-
E
gjashta:
a heshtte ky shqiptar, pikėrisht nė momentin kur duhet tė
fliste?
-
-
Duket
se mjerisht qė tė gjashta kėto pika, nė vėrtetėsinė e tyre
pitagoriane, janė karakteristika tė qenėsishme tė njė shqiptari
qė u ndrydh, keqtrajtua dhe rrėnua nga diktatura komuniste. Kjo
diktaturė nuk e realizoi kėtė gjė me njė tė rėnė tė lapsit; ky
proēes kėrkonte idé, ideim, ideologji; ashtu siē kėrkoi
orientim politiko-social, platformė, strategji dhe
taktika; kėtij proēesi jo-tipikisht shqiptar iu deshėn po
ashtu mekanizma realizatorė, tė cilėt rezultuan tė ishin
shumė mė efikasė se zyrat pėrmbaruese tė post-diktaturės.
-
-
Pėrpara se tė ngremė supozimet tona lidhur me gjashtė (apo aty
rrotull) institucionet qė siguruan pėrplotėsimin e kobshėm tė
karakteristikave tė lartpėrmendura, le tė diskutojmė pak
ēėshtjen e idéve, ideimit dhe ideologjisė.
-
-
1. Ideimi dhe ideologjia komuniste nė Shqipėri
-
-
Nikolaj Berdjaev
nė punimin e tij madhor Origjina e komunizmit rus,
ndėrsa analizon nė detaje shtetin leninist, pėrqėndrohet jo pak
edhe tek Lenini. Ndoshta do tė duhet tė lexosh Berdjaev qė tė
kuptosh sa tė drejtė kishte Majakovskij kur recitonte ne
themi Lenini, dhe nėnkuptojmė partia.... Lenini ishte njė
etatist shembullor, por prej galaktikės etatiste tė tij duket se
Enver Hoxha kopjoi vetėm konjukturalizmin. Lenini parapėrgatit
pėr pothuaj dy dekada hollėsishėm marrjen e pushtetit, shkruan,
lexon, citon, planifikon deri nė detaje: kėto gjėra i bėn
publikisht, nė Moskė dhe nė Londėr.
-
-
Hoxha
vjen pothuaj nga hiēi, publicistika e tij para marrjes sė
pushtetit ėshtė inekzistente. Idétė komuniste ndoshta i ka
dėgjuar gjatė lėvizjeve tė tija kaotike nė Paris dhe Bruksel,
por kurrė dhe deri nė fund tė jetės sė tij nuk arriti ta
kuptonte Marksin: ndoshta as qė u pėrpoq ta bėnte njė gjė tė
tillė. Mendoj qė Hoxha vjen pothuaj nga hiēi,
pasi qė asnjė historian profesionalisht i ndershėm dhe autoritar
yni nuk ka arritur tė sqarojė impenjimet e Hoxhės jashtė
Shqipėrisė: si dhe nė ēformė ia arriti tė depėrtonte nė
diplomaci. Kėtu e kam fjalėn pėr periudhėn e punėsimit tė tij nė
konsullatėn e Brukselit gjatė periudhės zogiste, periudhė kurrė
ndonjėherė e qartėsuar.
-
-
Pėrpara ekzekutimit tė familjes cariste dhe shpėrthimit tė
revolucionit tė tetorit, Lenini dhe bolshevikėt kishin tė paktėn
dy dekada qė pėrgatiteshin pėr marrjen e pushtetit. Kjo ėshtė e
ashtuquajtura periudha e ideimit dhe pėrpunimit tė njė
ideologjie, diēka qė Lenini e realizon si njė profesionist i
shkėlqyer. Janė tė dokumentuara dhe tė botuara mendimet dhe
diskutimet e pafund qė realizoheshin ndėr qarqe socialiste,
narodnike e bolshevike ruse tė Moskės dhe Shėn Petersburgut.
-
-
E
ashtuquajtura inteligencija ruse, elementė anarkikė (Bakunin),
trockistėt (menshevikėt), leninistėt (bolshevikėt), socialistėt
revolucionarė, narodnikėt, janė qė tė gjithė nė terren: flasin
me zė tė lartė, organizojnė konferenca, lėvizin lirisht jashtė
shtetit. Realizohen Kongreset e Internacionaleve Proletare,
Lenini letėrkėmben me Engelsin, besoj e takon edhe personalisht.
Dinastia e Romanovėve shikon e pafuqishme ēpo lėviz rrotull
saj. Cari i fundit nuk kundėrvepron fuqishėm kundėr kėtyre ideve
dhe ideologjisė marksiste qė Lenini po e pėrkthen rusisht
sipas mėnyrės sė tij: ky gabim i tij shpėrblehet me ekzekutimin
e krejt familjes cariste.
-
-
Hoxha
nuk parapėrgatit asgjė: nė tė vėrtetė, askush nuk mund ta
ndihmojė nga shqiptarėt e asaj kohe, nėse ai vėrtet dėshironte
tė parapėrgatiste njė revolucion. Komunizmi nė periudhėn zogiste
pothuaj nuk e kishte cikur as edhe sipėrfaqėsisht Shqipėrinė,
sido qė historianėt e periudhės enveriste rreken tė gjejnė
elemente aty ku nuk ka. Lėvizje tė periudhės despotike noliane
dhe adhurimi edhe ky i paqėndrueshėm qė Noli tregonte
karshi Rusisė ndoshta ishin shkak qė ai iu nėnshtrua hetimit
federal nė SHBA, por nuk tregon asfare qė ai ishte komunist.
-
-
Ali
Kelmendi mendohet tė ketė kontaktuar Kominternin, por grupet
pre- apo komuniste nė Shqipėri (Grupi i Zjarrit, i Korēės, i
Shkodrės) duket se aktivitet tė vetėm kishin bixhozin, pėr sa
kohė qė askush nuk provon tė kundėrtėn. Vasil Laēi qėllon mbi
Viktor Emanuelin (perandorin e atėhershėm tė Italisė) gjatė
vizitės sė tij nė Tiranė, por pranohet gjerėsisht edhe nga
historianėt enverianė qė kėtė e bėn pa orientim dhe pa kontakt
me komunistėt nėse ata ishin diku nė Shqipėri. Partia
Komuniste Shqiptare themelohet, por ideologji nuk ka, dhe nė
kėtė fakt ka rol tė madh edhe mungesa rrėnuese e shkollimit tė
anėtarėve tė saj tė atėhershėm.
-
-
Hoxha
nuk dihet tė ketė folur diku, tė ketė mbajtur ndonjė fjalim
programatik si ai qė stiset filmografikisht pa stil tek Shtigje
lufte pėr Konferencėn e Pezės. Praktikisht atė askush nuk e
kėrkon apo evokon; nuk dihet se ku ndodhet. Po tė bėjmė njė
paralelizėm tjetėr, jo fort tė goditur siē ishte i tėrė
krahasimi ndėrmjet Leninit dhe Hoxhės do tė pėrpiqem tė citoj
kėtu ambasadorin e SHBA nė Petersburgun e 1917 Francis, i
cili i shkruan sekretarit tė shtetit amerikan tė asaj kohe
Lansing: ...socialisti ekstremist ose anarkisti Lenin mban
fjalime tė rrepta... pėr kėtė qėllim i lihet fushė e lirė; do tė
internohet nė kohė tė volitshme. Enver Hoxhėn para luftės
nuk kishte ndėr mend ta internonte askush, kjo thjesht sepse
pėrveēse ai nuk mban fjalime, ai nė tė vėrtetė, nuk bėn asgjė
prej gjėje. Leninit i bėjnė atentat dhe e plagosin rėndė; Hoxhėn
nuk kishte arsye pėrse ta atentatonte dikush.
-
-
Lenini
duke mbajtur njė fjalim nė Petersburgun e vitit 1917. Djathtas
nė foto, anash podiumit ėshtė Trockij i veshur ushtarakisht.
Gjatė regjimit stalinist fotografia e Trockit u trukua dhe u
zėvendėsua me foton e Stalinit.(Nga
A history of the modern world,
R.
Poulton, Oxford University Press, 1981)
-
-
Amullia e plotė e krijuar Lufta II Botėrore nė Shqipėri, ikja e
detyruar e mbretit Zog kishin lėnė njė vakuum qė qeveritė e
viteve 1941-1944 nuk e pėrmbushnin dot. Italia kishte humbur
luftėn: kishte ardhur natyrshėm koha qė influenca mė e madhe nė
Shqipėri tė vinte nga Lindja sllave.
-
-
Nė
kėtė kaos historikisht tė papėrsėritshėm e qė askush nuk e
sqaroi me fakte, data dhe prova, i vjen radha njė terroristi
jugosllav qė bridhte kasolleve tė Peqinit me pistoletė nė brez
qė tė emėrojė kryetarin e shtetit shqiptar. Edhe kjo mbetet
krejtėsisht enigmė: si dhe pse emisarėt e Beogradit konsideruan
Hoxhėn si mė tė pėrshtatshim.
-
-
Pėr tė
provuar qė Hoxha nuk ishte mė i pėrshtatshmi, unė nuk do
tiu referohem zėnkave tė tija tė mėvonshme me jugosllavėt dhe
pendimin e kėtyre tė fundit pėr mbėshtetjen e dikurshme. Nuk do
ti referohem as gjysmės pasuese tė shekullit gjatė tė cilės
regjimi i tij shkatėrroi shqiptarin (neo-albanicus in).
Mė mirė po citoj Makiavielin, i cili tek vepra e tij Il
Principe, pohon ti ketė thėnė nė njė takim nė Nantė gati
pesėqind vjet tė shkuara kardinal Roanos: Nėse italianėt
nuk kishin haber fare nga lufta, francezėt nuk kishin fare haber
nga shteti.
-
-
Kur
mori pushtetin nė nėntor tė 1944 Hoxha mjerisht nuk kishte haber
as nga lufta, as nga shteti.
-
-
-
2. Orientimi politiko-social, platforma dhe
strategjia komuniste shqiptare
-
-
PKSH nuk pati ideologji: ėshtė fakt i patjetėrsueshėm qė
dokumentet e vėrteta tė teoricienėve tė mėdhenj
marksistė-leninistė u pėrkthyen nė shqip mjaft mė vonė, edhe ato
tė cunguara, herė-herė jo nga origjinali, por nga rusishtja e
Stalinit tė madh. Megjithatė, ajo mori pushtetin. Pėr kėtė
arsye, ne do tė na duhet ti referohemi tash e tutje jo mė njė
procesi idesh qė prodhoi njė revolucion tė parealizuar, por njė
fakti tė thjeshtė: pėr gjysmė shekulli Shqipėria u qeveris nga
komunistėt.
-
-
Si dhe
nė ēforma u qeveris, kjo ėshtė pothuaj e qartė. Megjithatė po
pėrpiqemi tė qėmtojmė pak lidhur me periudhėn nė fjalė.
-
-
Sė
pari,
nuk mund tė pretendojmė absolutisht qė komunistėt (kupto:
enveristėt) shqiptarė nuk dinin tė qeverisnin. Nė fund tė
fundit, ata qeverisėn gjysėm shekulli, njė kohėzgjatje qė do ta
kishin zili qeveritė perėndimore tė cilat nė mėnyrė ciklike i
lėshonin vendin njėra-tjetrės.
-
-
Sė
dyti,
nuk mund ti atribuojmė qeverisė komuniste tė pasluftės pozitėn
totale tė marionetės, e cila tė kontrollohej tėrėsisht nga dy
mekanizma: (A) ai i brendshėm, dmth. partia e punės nė
pushtet dhe (B) ai i jashtėm, dmth. emisarėt dhe
konsulentėt e pafund qė dėrguan sipas rendit kronologjik
jugosllavėt, rusėt dhe nė fund kinezėt. Njė kryeministėr mund tė
marrė orientime dhe tė kontrollohet, por shpesh vendos edhe
vetė. Ca mė tepėr kur bėhet fjalė pėr njė anarkist profesional
tė kalibrit tė Mehmet Shehut. Pėrpos kėsaj, nė tė gjitha
qeveritė komuniste ka patur edhe teknicienė tė mirėfilltė.
-
-
Sė
treti,
orientimi politiko-social i qeverisjes komuniste reflektoi deri
diku edhe situatėn sociale qė la nė vend paslufta II botėrore.
Kolektivizimi dhe reformat agrare nuk ishin thjesht njė kopje e
modeleve sllave, nė tė vėrtetė, komunistėt duhet tė siguronin
njė bazė sociale nė Shqipėri. Ata pakkush i njihte dhe i donte:
madje nė fshatrat e veriut ardhja e tyre pritej me krisma
paralajmėruese.
-
-
Enver
Hoxha e di mirė qė vendi mund tė qeveriset edhe duke kontrolluar
vetėm Tiranėn, megjithatė ekspansioni komunist nė Shqipėrinė e
pasluftės ėshtė i shpejtė. Pėr kėtė qėllim pėrdoren edhe
ekspedita ndėshkimore famėkėqija. Repartet e uritura dhe tė
zbathura tė partizanėve tė pakėt qė ishin organizuar dhe kishin
hyrė nė Tiranė nė 1944, tė kujtojnė marshimin qesharak mbi Romė
tė fashistėve. Megjithatė qė tė dyja palėt morėn pushtetin: pėr
ironi tė fatit, dikush duhet tė marshojė nė njė kryeqytet sot,
qė tė gdhihet kryeministėr tė nesėrmen.
-
-
Sė
katėrti,
pėrpos kėtij orientimi politiko-social populisto-majtist, nė
vitet e para e madje edhe ca mė vonė, Hoxhės nuk i mungoi edhe
njė platformė qeverisėse. E kishte filluar me njė grup
komunistėsh pa identitet mė 1941, por gjendja mjaft shpejt
ndryshon. Hoxha nuk njeh Marksin, por njeh fare mirė, ndoshta mė
mirė nga tė gjithė, popullin qė merr pėrsipėr tė drejtojė.
Fshatarėve u premton pushtet dhe iu lė dorė tė lirė ndėrsa
bastisin dhe grabisin shtėpitė dhe pasuritė e tregtarėve.
Repartet e rreckosura tė partizanėve trukohen nė polici dhe
ushtri tė rregullt; nė krye tė tyre mbeten anarkistė nė tė
gjitha kohėrat. Ky duhet tė ketė qenė edhe problemi kryesor qė
breu qeverisjen shqiptare: oficerėt dhe zyrtarėt qofshin tė
policisė qofshin tė ushtrisė u drejtuan pėr gjysmė shekulli
nga anarkistėt.
-
-
Sė
pesti,
Hoxha vetė nuk ėshtė anarkist. Kjo ėshtė absolutisht e qartė.
Atij i duhen anarkistėt pėr tė krijuar platformėn dhe themelet e
pushtetit qė iu bė dhuratė nga jugosllavėt; por ai vetė e druan
tej mase anarkinė. Ai shikon me mėdyshje ēdo fjalim nė publik
dhe pozicionime programatike tė Shehut, Kapos; shkon nė hell
Ballukun e tė tjerėt pėr shkak tė tezave ushtarake (teza
kėto qė kanė brenda vetes njė anarkizėm klasik).
-
-
Megjithatė anarkistėt i duhen, pastaj i eleminon nė mėnyrė tė
programuar mirė. Kjo krijon pėrshtypjen tek baza sociale e
komunistėve shqiptarė, qė nė fund tė fundit, lajthitjet e
pashpjegueshme dhe tė herėpashershme tė ndonjė elementi
(nėnkupto: anarkizmat), ndreqen sapo qė i plotfuqishmi
(nėnkupto: Hoxha) tė marrė vesh gjendjen dhe tė vėrtetėn.
-
-
Sė
gjashti,
strategjitė e pėrzgjedhura prej tij (Hoxhės) nuk mund tė thuhet
se ishin jo rezultative. Po tentojmė kėtu njė shikim me
rezolucion tė dobėt tė strategjive nė politikat e brendshme dhe
nė politikat e jashtme.
-
-
A-
politikat e brendshme kėrkonin profesionistė: komunistėt e
rrėnuan shtresėn e shkolluar tė ekonomistėve dhe diplomatėve
zogistė e post-zogistė. Por njė vendi me buxhet qesharak
profesionistėt nuk i shėrbejnė fort, ca mė shumė kur minimumi
jetik (buka) sigurohej nga jashtė. Atė ēka Lenini kishte
programuar nė detaje pėrpara se sa tė merrte pushtetin,
Hoxha kujtohet ta cikė krejtėsisht nė mėnyrė sipėrfaqėsore mjaft
kohė pas kurorėzimit tė tij si i parė i vendit. Hoxha mbetet
orator i intonuar, por injoron ekonominė, diplomacinė dhe
financat.
-
-
Fjalimet e tij prolikse nė Kongreset e rregullta nuk kanė asnjė
vlerė filozofike, citimet qė ai iu bėn Marksit dhe Engelsit janė
tė inseruara atykėtu nga njė dorė tjetėr e cila nuk ka patur
mundėsi ti shpjegojė oratorit kuptimin e vėrtetė tė atyre
fjalėve. Ai flet nė erė; por flet, dėgjohet dhe duartrokitet.
Kaq mjafton pėr tė dominuar. Ky fenomen mori formėn e ortekut:
mendoj se shumė do tė jenė dakort me mua, nėse pohoj qė Hoxha
ishte mjaft mė i fuqishėm nė 1970, se ēishte nė 1960; po ashtu
ishte mė i pushtetshėm nė 1960, se nė 1950... Kulti i krijuar,
eleminimi i konkurrentėve potencialė (qė tė gjithė anarkistė) e
bėnė dominimin e tij tė padiskutueshėm. Mjerisht nė kėto ēaste
ai pothuaj nuk dėgjon mė askėnd: di dhe vendos pėr gjithēka, nė
nivel programatik dhe ideologjik.
-
-
Megjithatė qeverisja ėshtė ēėshtje tjetėr.
-
-
Paralelisht me strukturat puniste tė partisė nė pushtet,
ekziston edhe njė qeveri dhe njė ekzekutiv. Raportet e
kryeministrit Shehu janė diēka mė tė detajuara dhe me njė
terminologji mė profesionale se tautologjia e Hoxhės; Shehu
ofron shifra dhe projekte, sido qė nuk ėshtė krejt i qartė pėr
rentabilitetin e tyre. Hoxha ofron pėrralla nė erė, por nė
terrenin shqiptar kėto janė absolutisht rentabėl. Qeveritė
komuniste parandjejnė katastrofėn ekonomike tė fshatit,
keqorientohen nga kėshilltarėt e huaj por ngushėllohen me
ndihmat ekonomike qė vendet pėrkatėse mike dėrgojnė
periodikisht.
-
-
Nuk
luhet shumė me kėmbimin; ekonomia mbyllet dhe humbjet
detyrimisht minimalizohen. Financat thjeshtėzohen deri nė
maksimum dhe leku qarkullon tejet ngadalė. Ekonomikisht vitet
70 pėrfaqėsojnė njė ngėrē financiar e bankar tė paparė
ekonomia shqiptare po kthehet nė stadin e primitivizmit, kur
shkėmbimet dhe lėvizjet cash janė pothuaj inekzistente e
madje shikohen me sy tė dyshimtė. Zotėrimi i dollarėve
konsiderohej mė i rėndė se armėmbajtja pa leje: kambizmi ėshtė
krim serioz. Tendenca pėr kufizimin e lėvizjeve cash
ndoshta trashėgohet nga marrėveshjet e klering-ut me
ish-vendet socialiste; por e vėrteta ėshtė qė varfėria absolute
e ekonomisė shqiptare nė vitet 70 80 ishte produkt i
injorancės ekonomike tė qeverisė sė asokohshme, mė tepėr se
pasojė e njė diktati qartėsisht tė lexueshėm qė ndoshta Hoxha iu
impononte politikave ekonomike pėr arsye ideologjike.
-
-
Nė
fakt, Hoxha pas mesit tė viteve 70 (dhe goditjes sė grupit
armiqėsor nė ekonomi pėrkthé: vrasjes sė ekonomistėve
tė fundit profesionistė qė ende ishin gjallė) kishte sjellė nė
qeverisje anarkistėt dhe terroristėt e rrugės prej njė shtrese
tė tillė kulturalisht tė rrafshėt e tė pashkolluar nuk mund tė
prisje njė qeverisje mė tė mirė. Ndoshta Hoxha mashtrohet lidhur
me ēėshtjet ekonomike; ca mė tepėr, ai nuk ėshtė profesionist i
kėsaj fushe. Profesioni i tij i vetėm ėshtė dominimi, ai dominon
plenumet dhe kongreset, por pėr auditor ka vetėm anarkistėt,
analfabetėt dhe fanatikėt. Mė tutje, sėmundjet qė kalon nė vitet
70 bėjnė tė vetėn. Edhe roli i bashkėpunėtorėve tė ngushtė tė
cilėt ēuditėrisht nuk u vetėvranė dhe i tė shoqes mbetet
enigmatik, por logjikisht jo pozitiv.
-
-
B-
politikat e jashtme janė njėmendėsisht konfuze dhe njėherazi
mjaft tė parapėrcaktuara. I ndėrgjegjshėm pėr nevojėn pėr
afirmim, por edhe i vetėdijshėm pėr paaftėsinė e tij nė fushėn e
diplomacisė, Hoxha emėron ambasadorė tė shkolluar nė ato pak
ambasada funksionale. Ai vetė kontakton fare pak homologėt e
tij: pėr daljen e tij nė perėndim as qė bėhet fjalė, edhe pse
askush nuk e kėrcėnon me mandat arresti si Pinoēetin apo
Lukashenkon nė njė periudhė tė mėvonshme. Takon njė kozak tė
mirė rus si Hrushovi dhe njė mongoloid tė palexueshėm si Ēu En
Lai; por hera e parė dhe e fundit qė bota e qytetėruar dėgjon dy
fjali prej tij ėshtė konferenca e paqes nė Paris fill pas luftės
II Botėrore.
-
-
Asokohe Europės perėndimore tė sapogjakosur nga nazizmi mund ti
shisje gjithēka: mė vonė duhet tė tregoheshe diplomat, i
civilizuar dhe konstruktiv. Hoxha nuk ka asnjė nga
kėto cilėsi; e di kėtė, dhe nuk takon askėnd. Kadareja pėrpiqet
ti atribuojė vizitės sė tij nė Moskė vlera diplomatike, teksa
vesh fjalitė e pathėna tė Hoxhės me ambiguitete dhe filozofime
krejt jashtė natyrės sė diktatorit tek Dimri i madh.
Megjithatė lėvizja politike e Hoxhės nė momentin e prishjes me
rusėt kishte vlera simbolike tė mėdha pėr perėndimin: kjo gjė i
siguron atij vetė, tė paktėn, paprekshmėrinė. Kėtė grindje me
rusėt ai e realizon me ngut dhe pa stil, si edhe me njė kosto tė
madhe njerėzore dhe ekonomike, por qėllimi justifikon mjetin.
-
-
Pohova
pak mė lart qė ambasadorėt e tij janė tė shkolluar, por
gjithsesi varfanjakė: nga diplomacia e vjetėr artistokratike e
Zogut nuk ka mbetur asgjė. Ky problem nuk ėshtė fort i thjeshtė,
pasi nuk duhet tė harrojmė qė Hoxha e ktheu varfėrinė nė kod
social dhe emisarėt e tij tė jashtėm e rrezatonin kėtė varfėri
ngado shkonin. Diplomacinė normalisht duhet ta bėjnė shtresat e
pasura (jo mė kot ambasadorėt britanikė tė tė gjitha kohėrave
ishin nė shumicėn e tyre lordė; a nuk ishte plurimilioneri
Paēolli ndėrmjetės i preferuar ndėrmjet Jelcinit dhe
Beogradit?), por tė kėtilla shtresa nė Shqipėri nuk kishin
mbetur.
-
-
Nė
kėtė keq qeverisje gjysmėshekullore si nė politikat e jashtme,
ashtu edhe nė ato tė brendshme, pasojat njerėzore dhe shfytyrimi
i njeriut neo-albanicus ishte detyrimisht i
paimagjinueshėm.
-
-
-
3. Mekanizmat realizatore dhe arketipi i neo-albanicus
-
-
Arketipi i neo-albanicus-it ėshtė pothuaj e pamundur tė
pėrvijohet pa marrė nė konsideratė kushtet gjeopolitike. Nėse
neo-albanicus ėshtė stisje jona, homo balcanicus
ėshtė njė term mė gjerėsisht i pėrdorur. Pėr tė kuptuar se ēdo
tė thotė homo balcanicus, travajet dhe lėngatat e tij,
mund ti referohemi pa droje Ivo Andriē dhe veprės sė tij Ura
mbi Drina. Homo balcanicus ėshtė gjerėsisht i pafuqishėm
karshi fatit tė tij, deri nė atė pikė, sa ka hequr dorė nga
pėrpjekjet pėr tė kuptuar se ēpo ndodh rrotull tij. Jeta e tij
e boshnjakut vishegradas dhe pse jo, edhe e shqiptarit
ubikuitarisht tė ndodhur nuk njeh themele sociale qė ta bėjnė
katėrcipėrisht e pėrjetėsisht tė sigurtė. Ndoshta Sting kur
kėndon nė kėngėn e tij tė famshme How fragile we are
(sa tė brishtė qė jemi) fare pa e ditur, ka skicuar tiparin
kryesor tė homo balcanicus: ky njeri ėshtė i pasigurtė
dhe nuk ėndėrron mė tė gjejė siguri.
-
-
Homo
balcanicus
ėshtė pėrjetėsisht i trembur nga e kaluara dhe nga e ardhmja: i
mėsuar tė banojė nė njė fshat i cili ēdo ditė tė nesėrme mund tė
digjet nga fqinjėt, ai tenton ti zgjidhė problemet e tė sotmes
intuitivisht dhe dhunshėm, duke mos menduar pasojat afatmesme
dhe duke rrėnuar perspektivat afatgjata. Pėrjeton keq humbjen
dhe identifikohet me prurėsin e fatkeqėsisė, ka frikė, shumė
frikė. Luftėrat ballkanike tė tė gjitha kohėrave e temperojnė
karakterin e tij frigaē. Ivo Andriē nuk beson tek heroi dhe
heroizmi njerėzor: nė tė vėrtetė, heroi ballkanik mbetet vrastar
i rėndomtė, edhe kur tė pabėrat e tij marrin ngjyrim epik dhe
depėrtojnė nė folklor.
-
-
Shqiptari i periudhės sė komunizmit, neo-albanicus(i),
ishte tipikisht i frikėsuar. Lufta kishte bėrė tė vetėn, por
sikur tė mos mjaftonte kjo, kohėrat pėrpara ishin akoma mė tė
vėshtira. Pohova qė Lenini dhe bolshevikėt kishin folur
dhe projektuar shumė kohė pėrpara se tė vepronin. Nga kjo
pikėpamje ata duken si katolikė tė mirė, tė cilėt besojnė se
E para ishte fjala, edhe pse mbeten ateistė tė betuar.
-
-
Hoxha
vepron sipas modelit faustian tė Gėtes, sipas tė cilit I pari
ishte veprimi. Komunizmi nė Shqipėri vepron egėrsisht dhe
kriminalisht menjėherė, pa folur, pa paralajmėruar, pa shkruar
ende ligjet tė cilat do tė shfuqizonin ato tė mėparshmet.
Shpronėsimet e detyruara dhe grabitjet ishin qershia mbi tortė:
filluan edhe keqtrajtimet fizike, linēimet dhe pushkatimet
pothuaj pa gjyq. Modelin e pushkatimeve jashtė-gjyqėsore Hoxha
dhe anarkistėt e politbyrosė e pėrdorin disa herė, por siē
tentuam tė provojmė mė lart, Hoxha nuk e pėlqen anarkinė. I
pėlqen pushteti qė buron nga dhuna, por nuk ėshtė publikisht i
dhunshėm dhe as i ashpėr. Propozimi pėr pushkatimet
jashtėgjyqėsore, bie fjala, nė rastin e bombės tek Ambasada
Sovjetike, vjen nga tjetėrkush. Hoxha pranon pothuaj i zėnė
ngushtė nga situata, atij do ti pėlqente njė shfarosje mė e
ngadalshme dhe mė pak traumatike e elementėve tė dyshuar. E bėn
edhe kėtė tė dytėn, megjithatė.
-
-
Frika
u kthye nė institucion, porsa qė elementi komunist depėrtoi nė
shoqėrinė shqiptare. Komunisti, si njė shfigurim apokaliptik,
ishte spiuni i vėrtetė i mendimit tė lirė shqiptar. Rolet
profesionale tė hetuesit, operativit, prokurorit, gjykatėsit,
drejtuesit nė pėrgjithėsi, si edhe pozicionet sociale tė plakut
tė urtė (kryeplakut tė dikurshėm), intelektualit etj. etj. ishin
tė paplotė dhe tė zhvlerėsueshėm pėrpara opinionit tė
komunistit.
-
-
Ky
opinion kishte brenda orientimin pėr goditjen e armikut tė
klasės, por efektivisht mjaft shpesh provat e grumbulluara ndėr
dosje gjatė gjykimit pėr agjitacion e propagandė nuk e kalonin
nivelin e thashethemnajave. Nga kjo pikėpamje, partia komuniste
dhe armata e komunistėve, e dėmtoi shoqėrinė shqiptare shumė mė
tepėr se organet e tjera tė diktaturės.
-
-
Dėmtimi ishte edhe mė i plotė, pėr arsye pse pėrpos tė tjerash,
duke mos patur de jure fuqi tė drejtpėrdrejtė
vendimmarrėse, (psh. burgosjen e vendos gjykata; pushimin nga
puna drejtoria etj.) kjo armatė komunistėsh krijoi edhe njė
shpresė tė rreme pas sė cilės shqiptari i mjerė krijoi njė
vartėsi pothuaj tė plotė: shpresa tek partia. Nė raste tejet
tė rralla dhe tė pėrzgjedhura me shumė kujdes, kishte ndodhur
vėrtet qė njė fjalė e ardhur nga lart ose opinioni i partisė
kishin pėrmbysur situata qė dukeshin socialisht tė pashpresa.
Kėto raste mbetėn pėrjashtim, pasi qė pėrgjithėsisht, kush ishte
destinuar pėr tu kryqėzuar, ishte paraprakisht i propozuar dhe
hetuar nga komunistėt.
-
-
Shmangia
nuk mund tė pretendojmė se ishte element arketipal i neo-albanicus-it:
megjithatė nuk duhet tė harrojmė qė mbledhjet kolektive,
paradat, diskutimet e masės, gjyqet e hapura etj., etj. ishin qė
tė gjitha terrene tė cilave shqiptari i mirė dhe i mjerė do tiu
ishte shmangur me plot dėshirė. Mungesa nė kėto raste
ekuivalentohej me dezertim dhe ndėshkimi ishte i afėrt.
Shqiptari megjithatė i shmangej marrjes sė vendimeve dhe
dhėnies sė opinioneve, tipar ky jo domosdoshmėrisht i
lidhur me mos-ekspozimin e bindjeve tė brendshme qė do ta
shohim mė poshtė. Nė fakt, tek thėnia kėtė punė e di partia,
qėndron edhe shmangia mė e madhe. Shqiptari i ndershėm iu
shmangej dhėnies sė vendimeve sociale dhe ca mė tepėr realizimit
tė veprimeve, derisa atypari tė shfaqej partia, dmth. komunisti
i radhės, i cili kishte fjalėn e fundit.
-
-
Mos-ekspozimi
i bindjeve dhe ndrydhja e plotė ishte pasojė normale e procesit
tė ateizimit dhe katandisjes sė tė menduarit shqiptar nė nivel
biologjikisht primar. Kurrė ndonjėherė filozofia shqiptare nuk
ka qenė aq mjerane sa ato vite dhe shkenca nė pėrgjithėsi aq
shtrembėrisht e indoktrinuar. Botimet e Institutit
Marksist-Leninist filluan ta mbyllnin gamėn e tyre mjaft shpejt.
Fillimisht u pėrkthye njė tog voluminoz materialesh interesante,
mė pas me sa duket dikush vuri re qė ose ato (kupto: Marksin)
nuk i kuptonte askush, ose ata tė paktė qė i kuptonin, kishin
vėnė re qė teoria marksiste ishte krejt ndryshe nga praktika
origjinale shqiptare. Prej kėtij momenti ky Institut ndoshta
rrotull viteve 70 kufizon aktivitetin e tij nė botimin e
materialeve tė Hoxhės. Katėrcipėrisht vulgare dhe pothuaj
thashetheme, tekefundit, kėto materiale ishin tė vetmet qė mund
tė kuptonin sekretarėt e partisė ndėr fshatrat e largėta.
-
-
Shqiptari vazhdonte tė mos-ekspozonte bindjet dhe vetveten, tė
tanishmen dhe tė kaluarėn. Hoxha pėrpos tė tjerash me ndihmėn
e pakursyer tė stafit tė Institutit Marksist-Leninist merr
pėrsipėr tė shkruajė edhe historinė e Shqipėrisė, ndėrsa boton
mijėra faqe kujtime. Shqiptari i thjeshtė vazhdon tė ēoroditet,
pasi qė historia e themelimit tė Partisė (Kur lindi Partia)
brenda pak vitesh serviret nė tre botime qė ndryshojnė jo pak
njėri nga tjetri nė parashtrimin e personave dhe fakteve.
-
-
Hoxha
kėsisoj ri-formulon historinė e vendit tė tij; ndėrsa ofron tė
cunguar historinė e huaj nė tekstet mėsimore. Megjithėse nuk
ėshtė ekspert as i historisė, ka nxjerrė mėsime tė ēmuara prej
saj. Intoksikon popullatėn vazhdimisht me komplote tė stisura
kundėr tij, porositur nė perėndim dhe gatitur nė lindje. Pėr
kėtė qėllim pėrdor gjerėsisht fjalimet e tij tė cilėt janė
publikisht tė pakundėrshtueshėm; gjyqet speciale dhe dosjet
sekrete, tė mbushura qė tė gjitha me materiale tė trilluara
sipas modelit tė Dokumentave Sisson.
-
-
E di
fare mirė qė kjo psikozė konspirative ėshtė nė favor tė tij, dhe
ndėrsa e pėrdor kėtė gjė, nuk mund ta akuzojmė as pėr
pandershmėri as pėr origjinalitet: tekefundit, konservatorėt
britanikė nė 1924 morėn pushtetin pas publikimit tė njė letre tė
fallsifikuar tė Zinovievit,
ku flitej pėr konspiracionin ruso-bolshevik karshi Britanisė.
Madje historia ėshtė plot me makinacione tė kėtilla. Kjo psikozė
konspiracioni qė po thurej pėr tė rrėzuar Hoxhėn dhe rrėnuar
lumturinė e pėrjetshme shqiptare, e frikėson akoma mė
shumė popullatėn e thjeshtė, e mbetur kėsisoj e varur tek
shpresa se Hoxha ishte i pavdekshėm, dhe krejtėsisht e
heshtur pėrpara logjikės sė shtyrė deri nė pavetėdije, qė
gjithkush vdes njė ditė qoftė ai edhe vetė fanari ndritės i
proletariatit ndėrkombėtar.
-
-
Bindja
dhe heshtja duhet tė jenė dy tipare tė arketipit tė
neo-albanicus-it, tė cilat sugjerojnė qė depersonalizimi i
shqiptarit nga diktatura ishte kthyer nė dimension psikologjik,
duke mos mbetur thjesht tendencė apo fenomen sociologjik.
Shqiptari bindej para absurdes dhe heshtte edhe kur ndėshkohej;
ata tė paktė qė nuk pėrplotėsonin kėto dy kushte mjaft shpejt
ndėrronin jetė. Nė kėtė proēes tė parikthyeshėm, ai krejt
natyrshėm bėhet cinik. Cinik ndaj fatit tė fqinjit qė po
ndėshkohej nga partia, cinik edhe me pasigurinė e tij ndaj tė
ardhmes. Njėkohėsisht ai bėhet edhe i heshtur, pasi qė nuk e ka
mė tė drejtėn e fjalės. Tė mos harrojmė qė ai nuk mund tė
mbrohet mė as nė gjyq me avokat; fjala e tij nuk ka mė vlerė dhe
nuk dėgjohet. Publikisht po ashtu opinioni i tij nuk ka se si tė
dėgjohet, pėr sa kohė qė mass media ėshtė primitive, e
censuruar dhe tej mase e pakėt nga ana sasiore gjatė gjithė
regjimit komunist.
-
-
-
I tėrė
procesi transformues gjysmėshekullor dhe rrafshi ballkanik mbi
tė cilin ai u arketipizua dha kėsisoj pasoja sociologjike
qartėsisht tė lexueshme; dimensioni psikologjik ėshtė aty
brenda, mė i thellė pėr tu hulumtuar, mė i vėshtirė pėr tu
lexuar, mė i pamundur pėr tu ērrėnjosur: sfida e vėrtetė e tė
gjitha politikave sociale tė qeverive post-komuniste.
-
-
Agorafobia ėshtė njė ērregullim psikiatrik, ku personi
shmang mjediset e hapura, daljen nė publik etj.
-
Dokumentat Sisson ishin materiale tė fallsifikuara tė
cilat Rusėt e Bardhė tentuan tia shitnin sigurimit tė
fshehtė britanik, por qė u refuzuan prej anglezėve. Nė
ato dokumenta Rusėt Bolshevikė akuzoheshin si tė shitur
tek shtatmadhoria gjermane gjatė luftės I botėrore.
-
Grigor Zinoviev nė atė kohė ishte drejtues i
Internacionales Komuniste.
|
|