|
-
Prishtinė, 28 shtator 2005 /TN
/QIK - Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės me shumicė votash
miratuan nė seancėn e sotme deklaratėn e Presidentit tė Kosovės
Ibrahim Rugova rreth pėrgatitjeve tė ekipit negociator pėr
bisedimet eventuale pėr statusin e Kosovės.
-
-
Fillimisht kryeparlamentari Daci
vlerėsoi se ekipi negociator ėshtė gjithėpėrfshirės dhe se
pėrfaqėson interesat e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės. Daci nė
fjalėn e tj u angazhua pėr njė unitet tė subjekteve politike pėr
tė gjitha ēėshtjet, duke shtuar se procesi do tė jetė
gjithėpėrfshirės dhe konform votės sė popullit tė Kosovės.
Kuvendi i Kosovės, tha mė tej a, do tė veprojė nė kohė tė duhur
pėr ratifikimin dhe miratimin e pėrcaktimeve strategjike.
-
"Presidenti i Kosovės, nė bazė tė funksionit dhe kompetencave qė
i ka, do t'i prijė kėtij procesi. Secili nga ne i ka kompetencat
dhe detyrat qė dalin nga votat e popullit. Kuvendi i Kosovės do
tė miratojė kėtė pėrcaktim dhe do tė bėjė ratifikimin nė kohė tė
duhur tė gjitha pėrcaktimeve strategjike dhe tė marrėveshjeve
eventuale apo tė shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, duke
shprehur vullnetin e lirė dhe vetėm vullnetin e popullit tė
Kosovės", nėnvizoi Daci.
-
Mirėpo shefat e grupeve parlamentare patėn pikėpamje tė ndryshme
rreth deklaratės sė Presidentit Rugova.
Duke dalė i pari nė foltore, shefi i Grupit parlamentar tė PDK
sė, Jakup Krasniqi, tha se kjo parti gjithmonė ėshtė angazhuar
qė pėr ēėshtjet madhore pėr Kosovėn tė shprehen qėndrime tė
unifikuara.
-
-
Sipas tij, deklarata e Presidentit
Rugova ėshtė e njėanshme dhe se ėshtė bėrė pa konsultim e pa
konsensus paraprak me partitė kryesore. Krasniqi tha se
deklaratės i mungon baza e njė platforme tė qartė politike dhe
ajo nuk ka lėnė kohė dhe hapėsirė pėr konsultime. Krasniqi
kėrkoi qė nė ekipin negociator tė pėrfshihen edhe pėrfaqėsues tė
komuniteteve dhe tė qytetarėve me ndikim.
-
Nga ana e tij, shefi i Grupit parlamentar tė LDK sė, Dr. Alush
Gashi konstatoi se gjendja e tanishme ėshtė e paqėndrueshme.
"Vonesa e pavarėsimit tė plotė me sovranitetit bashkėkohore dhe
formulimet e mjegulluara pėr status tė ardhshėm, nė vend tė
statusit pėrfundimtar si dhe lojėrat pa kufi tė atyre qė bėnė
gjenocid nė Kosovė i kėrcėnojnė arritjet e pėrbashkėta nė
Kosovė", tha ai.
-
Pasi theksoi se me shumė respekt ėshtė shqyrtuar deklarata
Presidentit Ibrahim Rugova tė publikuar mė 13 shtator, Gashi tha
se ajo ka tė bėjė me vendimin pėr krijimin e ndjenjės sė
unitetit me emėrimin e ekipit qė do tė punojė pėr tė ardhmen e
vendit tonė.
-
"Eshtė pėr t'u mirėpritur dhe mbėshtetuar angazhimi
institucional pėr krijimin e unitetit institucional nė kohėn e
mohimit tė plotė qė i bėhet Kosovės nė pėrfaqėsimin
ndėrkombėtar", tha Gashi.
-
Ai theksoi se "kėrkesa dhe gatishmėria e Kosovės pėr tė marrė
pėrgjegjėsi tė plota vendore dhe tė pėrfaqėsimit ndėrkombėtar
nuk ėshtė kėrcenim, por ėshtė shprehje e pėrgjegjėsisė sė lartė,
ėshtė kėrkesė pėr liri tė mbėshtetur nė pėrgjegjėsi".
-
LDK ja kėrkon sjellje nė kuadėr tė Deklaratės se Pavarėsisė se
vitit 1990, tė Referendumit tė vitit 1991 si dhe tė obligimeve
elektorale tė cilat i mandatojnė pėrfaqėsuesit e Kosovės te tė
gjitha niveleve pėr pavarėsi tė plotė tė Kosovės, u shpreh shefi
i Grupit parlamentar tė LDK-sė.
-
Shefja e grupit tė AAK-sė Gjylnaze Syla tha se pėrcaktimi i
statusit tė Kosovės ėshtė moment vendimtar pėr popullin e
Kosovės dhe se ky moment kėrkon pėrgatitje dhe pėrkushtim tė
madh politik. Ajo shprehu pėrkrahjen e plotė tė partisė sė saj
pėr krijimin e ekipit negociator dhe kėrkoi nga deputetėt dhe
qytetarėt e Kosovės tė respektojnė vendimin e presidentit
Rugova.
-
"Grupi parlamentar i AAK sė e mbėshtet dhe e mirėpret vendimin e
presidentit dhe konsideron se ekipi negociator ka legjitimitetin
e plotė tė popullit tė Kosovės pėr tė pėrgatitur platformėn dhe
bisedat pėr statusin e Kosovės. Grupi parlamentar i AAK sė fton
deputetėt e Kuvendit dhe qytetarėt e Kosovės tė pėrkrahin
vendimin e presidentit dhe punėn e ekipit negociator", tha zonja
Syla.
-
Kryetari i partisė ORA, Veton Surroi e cilėsoi si tė panevojshėm
deklarimin e grupeve parlamentare rreth deklaratės sė
Presidentit. Ai tha se hollėsitė duhet tė shqyrtohen brenda
grupit themeltar e pastaj tė kalojnė nė Kuvend pėr miratim.
-
"Ne nuk do tė duhej tė deklaroheshim kėtu pėr kėto hollėsi,
sepse kėto janė hollėsi qė do tė mund tė ngatėrronin ēėshtjen
themeltare... Duhet tė vendoset grupi bazik, ashtu siē e ka
propozuar kryetari e pastaj tė pėrpunohen detalet dhe kėto
detale tė sillen nė parlamentin e Kosovės pėr miratim sė bashku
me platformėn", tha Surroi.
-
Edhe Mahir Jagxhilar nė emėr tė Grupit parlamentar tė
minoriteteve joserbe nė Kuvend pėrkrahu deklaratėn e Presidentit
Rugova rreth pėrgatitjeve pėr bisedimet eventuale pėr statusin.
-
Ndėrkaq, deputeti i LPK sė, Emrush Xhemajli dhe ai i PLK sė,
Gjergj Dedaj shfaqėn pakėnaqėsi, sepse kryeparlamentari Daci nuk
ua mundėsoi tė flasin diskutimeve tė shefave tė grupeve
parlamentare dhe pas votimit tė deklaratės.
-
Ndėrkaq Partia e Drejtėsisė, e pėrfaqėsuar me njė deputet nė
kuvend, nėpėrmjet njė komunikate thotė se "refuzimi i Kryetarit
tė Kuvendit pėr t'ua dhėnė fjalėn deputetėve tė subjekteve
politike, qė nuk janė pjesė e grupeve parlamentare, paraqet
shkelje tė Rregullores sė Kuvendit tė Kosovės".
-
-
Sipas PD, nė situatėn kur tė gjitha
subjektet politike, tė pėrfaqėsuara nė Kuvendin e Kosovės ishin
deklaruar pėr pėrkrahjen, nė parim, tė Deklaratės sė Kryetarit
Rugova, kryetari i Kuvendit e prishi konsenzusin e domosdoshėm
politik, duke dėmtuar imazhin e Kosovės.
-
Seanca i vazhdon punimet nesėr me shqyrtimin dhe miratimin e
disa projektligjeve.
|
|