|
27 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (26.09.2005)
Linda Karadaku-Ndou
Zyra e
agjensisė sė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar, USAID,
nė Kosovė, mendon se Kosova ka njė potencial shumė tė madh mbijetese
ekonomike nė tė ardhmen, pavarėsisht nga statusi i ardhshėm i saj.
Drejtori i kėsaj zyre nė Prishtinė, Ken Jamashita, thotė se sektori
ekonomik nė Kosovė mund tė jetė konkurues, por po kėshtu, ėshtė
shumė e rėndėsishme qė Kosova tė ketė institucione tė mira, gjyqėsi
tė pavarur, dhe njė sistem tė fortė gjyqėsor.
Zėri i Amerikės:
Zoti Jamashita, zyra juaj ka
projekte tė ndryshme kėtu, cilat janė projektet mė tė rėndėsishme me
tė cilat po punoni tani?
Ken Jamashita:
Kemi projekte tė ndryshme, dy mė tė rėndėsishmet tani janė rritja
ekonomike dhe qeverisja e mirė, demokracia dhe qeverisja. Pėr
rritjen ekonomike po punojmė mė shumė me makroekonominė, pėrmirėsimi i
administratės sė taksave, forcimi i Ministrisė sė Financave. Po
punojmė edhe pėr zhvillimin e bizneseve tė vogla, veēanėrisht nė
bujqėsi, pėr tė pėrmirėsuar konkurencėn dhe prodhimin. Nė projektin
pėr qeverisje po punojmė pėr kalimin e Ministrisė sė Drejtėsisė qė
duhet tė bėhet nė nėntor. Po punojmė edhe pėr qeverisjen lokale me
komunat pėr tė ndėrtuar kapacitetet e tyre. Kemi programe mė tė
vogla pėr zgjidhjen e konflikteve, qė mendojmė se janė thelbėsore qė
Kosova tė jetė paqėsore dhe e qėndrueshme pėr tė gjithė banorėt e
saj.
Zėri i Amerikės:
Kur flitet pėr
statusin e ardhshėm pėrfundimtar tė Kosovės, gjithmonė ngrihet
ēėshtja nėse Kosova ka potencial pėr tė mbijetuar si njė shtet i
pavarur? Cili ėshtė mendimi juaj?
Ken Jamashita:
Pa paragjykuar ēfarė statusi do tė ketė Kosova nė tė ardhmen, nė
kuptimin e potencialit tė saj ekonomik dhe tė ligjit e rendit, do tė
thosha se Kosova ka njė potencial shumė tė madh. Nga ana ekonomike,
ka njė sektor ekonomik, shumė, shumė tė mirė, dhe disa industri tė
vogla tė mira. Mund tė jetė konkuruese, ka njė mundėsi vėrtetė tė
mirė pėr tė ardhmen. Gjithesesi, ėshtė shumė e rėndėsishme pėr anėn
tjetėr tė medaljes, qeverisjen e mirė, qė tė jetė e themeluar mirė.
Duhen institucione tė mira, gjyqėsi e pavarur, dhe njė sistem i
fortė gjyqėsor nė mėnyrė qė kontratat tė mund tė zbatohen, nė mėnyrė
qė ligji, rendi dhe transparenca tė arrihen plotėsisht.
Zėri i Amerikės:
Ju keni punuar kėtu 6 vjet, cila ėshtė sasia e parave qė ėshtė
investuar dhe a ia vlente?
Ken Jamashita:
Definitivisht ka qenė njė investim qė ia ka vlejtur. Vitet e para,
menjėherė pas konfliktit, buxheti ynė ishte rreth 100 milion dollarė,
ėshtė ulur tani nė rreth 30 milion dollarė amerikanė, por ky
zvogėlim nuk do tė thotė se pėrparėsia jonė ėshtė zbehur. Do tė
thotė vetėm se lloji i ndihmės ka ndryshuar. Nė vitet e para, nė dy
vitet e para, pjesa mė e madhe e ndihmės sonė ka qenė nė
reahabilitim dhe rindėrtim, pas dėmeve tė luftės. Tani po
pėrqėndrohemi nė ndėrtimin e institucioneve dhe kapaciteteve tė
institucioneve. Besojmė se vėrtetė ia ka vlejtur.
Zėri i Amerikės:
Si e shihni Kosovėn si pjesė tė
rajonit politikisht, ekonomikisht, nga pikėpamja sociale? Ēfarė mund
tė ofrojė Kosova si pjesė e rajonit dhe si pjesė e Evropės?
Ken Jamashita:
Kosova si pjesė e rajonit dhe si pjesė e Evropės, nga pikėpamja
politike, ekonomike, sociale, ka dy milion njerėz, gjeografia e saj
ėshtė relativisht e vogėl, ka mundėsi tė integrohet dhe tė punojė
mirė me fqinjėt e saj. Nga pikėpamja rajonale, me Euron, Kosova nuk
do tė mund tė mbijetojė vetė. Kosovarėt e kuptojnė kėtė dhe gjithė
koncepti i integrimit ėshtė vėrtetė njė hap kritik drejt kėsaj.
|
|