|
27
shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (26.09.2005)
Astrit Lulushi,
Nju Jork
Mbrėmė nė Nju
Roshell tė Nju Jorkut shqiptarėt e Amerikės kremtuan 600 vjetorin e
lindjes se heroit kombėtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Kjo mbrėmje,
nė tė cilėn u mblodhėn rreth 500 veta u organizua nga kisha katolike
shqiptare amerikane Zoja e Shkodrės dhe hap njė seri veprimtarish tė
planifikuara pėr t'u zhvilluar kėte vit nė kuadėr tė 600 vjetorit tė
lindjes sė Skėnderbeut.
Dom Pjeter
Popaj, famullitar i kishės Zoja e Shkodrės nė Nju Jork thotė se tė
pakėt janė udhėheqėsit e lėvizjeve ēlirimtare tė 6 shekujve tė
fundit qė kanė merituar tė zenė vend si nė historiė shqiptare edhe
atė botėrore. Njė nga kėto figura ėshtė Gjergj Kastrioti Skėnderbeu,
heroi i njėzėshėm kombėtar shqiptar
Por kur
flitet pėr Skėnderbeun, nuk ka si tė mos pėrmendet biografi i tij i
parė, Marin Barleti, prift katolik, studiues e historian. Disa
studiues kanė shprehur mendimin se pa biografinė e heroit, vepėr e
Barletit, emri dhe fama e Skėnderbeut ndoshta do tė ishin harruar.
Historiografėt thonė se qindra libra tė shkruara deri me sot rreth
heroit kombėtar shqiptar kane kryesisht njė pikė tė pėrbashkėt
referimi. atė tė librit tė shkruar nga Marin Barleti nė shekullin e
15-tė, pak vite pas vdekjes sė Skėnderbeut.
Por studiuesi
Robert Austin nga Kanadaja thotė se Skėnderbeu si strateg e
udhėheqės ndikoi ne historinė e mbarė Evropės dhe herėt e vonė
merita e tij si mbrojtės i qytetėrimit perėndimor do tė kishte dalė
nė dritė.
Nju Jorku
ėshtė shteti amerikan me popullsinė mė tė madhe shqiptare. Ata
pėrbėjnė ndoshta komunitetin me aktiv nė kėtė shtet e nė mbarė
Amerikėn pėrsa i pėrket ēeshtjeve kombėtare. Nisma janė ndėrmarrė qė
vitin e ardhshėm shqiptarėt nė Nju Jork tė organizojnė paradėn e
parė vjetore, ashtu si ajo e irlandezo-amerikanėve nė ditėn e shėn
Patrikut.
Por megjithė
miqtė e shumtė e me ndikim qė shqiptarėt kanė nė sferat e larta
shtetėrore e politike amerikane, nė Shtete e Bashkuara ende nuk ka
njė pėrmendore tė heroit Gjergj Kastrioti dhe ndoshta nuk ka asnjė
rrugė, shesh apo park publik qė tė mbajė emrin e tij.
Analisti
Austin thote: "Kjo mund tė arrihet vetėm me nismėn dhe kėmbėnguljen
e shqiptarėve Ėshtė njė ide e shkėlqyer qė shqiptarėt e Amerikės
veriore t'i ngrenė njė monument heroit tė tyre sepse ėshtė pėr t'u
theksur se Skėnderbu ėshtė hero i shqiptarėve por edhe i Ballkanit
dhe Evropės. sepse me qėndresėn dhe luftėn e tij ai ndikoi nė mbarė
historinė botėrore.
Gjate tė
paktėn 10-20 vjetėve tė fundit lobi shqiptar ne Amerika ka qendė
dhe vazhdon te jetė kryesisht njė lob politik. Tani qė gjendja
politike nė Shqipėri ėshtė pėrmirėsuar dhe pavarėsia e Kosovės ėshtė
vetėm ēėshtje kohe, shqiptaro amerikanėt duhet tė pėrqėndrohen nė
aspektin kulturor. Kjo tregon se komunitetit shqiptar nė Amerikėn
veriore i mbetet shumė pėr tė bėre", thotė studiuesi kanadez Robert
Austin.
Deri tani
shqiptarėt dhe bota njohin vetėm njė film artistik kushtuar heroit
kombėtar Gjergj Kastrioti, atė tė prodhimit tė pėrbashkėt
shqiptaro-sovjetik nė vitin 1953. Prandaj njė lob kulturor mendohet
se do tė zgjonte interesimin e regjisorėve, skenaristėve dhe
aktorėve amerikane pėr njė film epik mbi Skėnderbeun. Shkrimtari
Naum Prifti thotė se kjo nuk ėshtė e pamundur dhe suksesi i njė
nisme tė tillė do tė varej vetėm nga kėmbengulja e komunitetit
shqiptar.
Shkrimtari
Naum Prifti me banim nė Nju Jork thotė se qė nga mbėrritja e
shqiptarit tė parė nė Amerikė dhe qė nga koha kur poeti Longfello i
solli ne vargje publikut amerikan heroizmat e Skėnderbeut, kane
kaluar rreth 150 vjet. Gjithashtu me punen e tij komuniteti
shqiptaro amerikan ka krijuar prej kohėsh emrin e mirė si njė
komunitet i ndershėm e punėtor, prandaj duket se ka ardhur koha qė
ata tė kerkojne qė emri i heroit tė tyre kombėtar tė zerė vendin e
merituar krahas heronjeve tė kombeve tė tjerė qė kanė komunitetet e
tyre nė Amerike, thotė shkrimtari Prifti.
Pra duket se
pėrkujtimi i 600 vjetorit tė lindjes sė Skėnderbeut sjell me vete
edhe njė tjetėr sfidė tė vėshtirė pėr shqiptarėt e Amerikes, qė
krahas mbarėvajtjes sė lobit politik nė Washington tė hapin edhe
njė front tė dyte lobist kėtė herė nė Hollivood, pėr tė ēuar pėrpara e
bėrė tė njohur ēėshtjen e tyre kombėtare edhe ne aspektin kulturor e
historik.
|