|
-
29 shtator 2005 /TN
-
-
Te dashtun kolege
te QSHRT, Tirane, Shqiperi
-
-
Ju falnderoj
perzemersisht per materialin qe me derguat me rastin e 26
qershorit Dites Nderkombetare te OKB Kunder Tortures. Deklarata
e juej ashte e kompozueme mire, dhe permbledh esencen e
kerkesave tona ne lidhje me kete subjekt te dhimbshem, dhe
njikohesisht esencial per rimbekambjen morale te popullit tone.
-
-
Une e kam
reklamue formimin e nji Komisioni te Hetimeve te Krimeve
Komuniste ne Shqiperi me goje, me shtyp, dhe me peticione
dergue autoriteteve shqiptare, por pa ndonji efekt. Krijimi i
nji Komisioni te ketille te pavarun dhe jashte politikes se
dites do te ishte shperblimi ma i mire qe u bahet viktimave te
terrorit te kuq ne rradhe te pare, si dhe nji paralajmerim per
aktet qe vijne akoma ose mund te vijne ne vendin tone.
-
-
Dokumentimi i
krimeve nuk ashte nji akt hakmarrje. Ai dokumentim ashte nji akt
drejtesie, dhe nji preventive, njikohesisht. Ketu, ne SHBA,
javen e kalueme, u denue nji burr tetedhjete vjecar me 60 vjet
burgim sepse ne l964 kishte vra tre aktiviste per te drejtat
civile ne Jugun racist te vendit. Denimi i tij ashte prite me
brohoritje kudo ne SHBA, dhe ka dergue sinjalin se drejtesia
mund te vonoje, por nuk harron, as nuk fale krimet e pafalshme.
-
-
Ne qofte se
Qeveria Shqiptare nuk u pergjigjet pozitivisht kerkesave tueja,
une ju sugjeroj qe te studjoni mundesine e krijimit te nji
Komisioni Hetimor nga ju, ne menyre te pavarun, dhe me nji
program si ai i Commission on Truth and Reconciliation qe veproi
ne mjaft vende te botes ku krimi kaloi kufijt e mosbesimit, si
ne Shqiperine e diktatures se proletariatit.
-
-
Edhe nji here, urimet e mia, dhe pershendetjet ma te perzemerta.
-
Sami Repishti
-
ish i burgosun
politik (1946-56)
|
|