|
-
Prishtinė,
27 shtator 2005 /TN /QIK -
Kosovės Ibrahim Rugova nė njė takim tė rregullt
nė rezidencėn e tij bisedoi sot me shefin e UNMIK-ut Soren Jesen
Petersen pėr zhvillimet aktuale nė Kosovė. Presidenti Rugova i
bėri thirrje parlamentit qė nesėr ta miratojė deklafratėn e tij,
ndėrkaq Petersen tha se mė nuk ka kohė pėr tė humbur.
-
Nė kėtė takim zoti Petersen e kishte njoftuar Presidentin Rugova
me vizitėn e tij nė Nju Jork dhe pėr takimet qė ka pasur nė
selinė e OKB-sė dhe pėr punėn qė po bėhet me OKB nė pėr
avancimin e ēėshtjes sė Kosovės, tha Presidenti Rugova pas
takimit.
-
Presidenti tha se tė gjithė janė duke pritur raportin e
ambasadorit Aide, ndėrkohė qė siē tha, po punohet "nė tė njėjtėn
kohė sipas rrugės ndėrkombėtare qė tė hapen bisedimet pėr tė
ardhmen, pra pėr pavarėsinė e Kosovės".
-
"Ju e dini, unė insistoj vazhdimisht pėr njė njohjen direkte qė
do tė ishte shumė mė e mirė dhe do ta qetėsonte kėtė pjesė tė
Evropės dhe tė botės".
-
Presidenti Rugova shtoi se me zotin
Petersen kanė vlerėsuar se gjendja nė Kosovės ėshtė stabile dhe
me trende pozitive. "Sė bashku me z.Petersen dhe UNMIK un po
punojmė qė tė kemi njė gjendje tė mirė", tha ai.
Njė ndėr temat qė ėshtė diskutuar nė kėtė takim ishte edhe
seanca e nesėrme e Kuvendit tė Kosovės, nė tė cilėn pritet
miratimi deklaratės sė Presidentit tė Kosovės. Presidenti Rugova
tha se miratimi kėsaj deklarate nga parlamenti do tė ishte njė
hap me rėndėsi pėr rrugėn ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Kosovės,
duke bėrė thirrje qė ajo tė maratohet nesėr.
"I bėj apel Kuvendit tė Kosovės qė ta miratojė kėtė deklaratė qė
ėshtė njė hap i rėndėsishėm drejt tė ardhmes dhe drejt
pavarėsisė sė Kosovės", u shpreh Presidenti Rugova.
Shefi i UNMIK-ut pas takimit pėrsėriti edhe sot se, pas takimeve
qė ka pasur nė Nju Jork, Kosova ėshtė njė hap mė afėr fillimit
tė bisedimeve pėr statusin, duke thėnė se nuk ka kohė pėr tė
humbur.
-
- "Me tė vėrtetė
nuk kemi mė kohė pėr tė humbur dhe tė gjitha partitė politike
duhet tė bėhen gati pėr procesin qė po vjen. Ne jemi shumė afėr
tani dhe duhet tė pėrgatitemi pėr kėtė proces, andaj edhe
iniciativa e Presidentit kėrkon njė pėrgatitje tė till", u
shpreh Petersen dhe shprehu besimin se "secili lider politik do
ta mbajė pėrgjegjėsinė e vet".
Presidenti Rugova tha se pas miratimit tė deklaratės nė Kuvend
do ta takojė menjėherė delegacionin e Kosovės, duke thėnė se ai
(delegacioni) "do tė punojė dhe do tė funksionojė si njė trup qė
do t'i bėjė tė gjitha pėrgatitjet sipas rrugės ndėrkombėtare pėr
pavarėsinė e Kosovės".
|
|