|
-
Prishtinė,
27 shtator 2005 /TN /QIK
- Pas qėndrimit disaditėsh nė Nju-Jork, shefi i UNMK-ut Soren
Jesen Petersen dje pasdite ėshtė kthyer nė Kosovė.
-
-
Me tė arritur nė aeroportin e
Prishtinės, Petersen ka thėnė se bisedimet pėr statusin e
Kosovės do tė fillojnė deri nė fund tė kėtij viti, duke
nėnvizuar se status quoja pėr Kosovėn ėshtė e dėmshme.
-
-
Petersen ka theksuar se me
rekomandimin e Kofi Ananit, Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė
pritet tė mblidhet nė muajin tetor dhe pritet qė t'i hapė rrugė
bisedimeve pėr statusin final tė Kosovės.
-
-
Ai ka shtuar se gjatė takimeve nė
Nju-Jork ėshtė arritur koncensues ndėrmjet gjithė faktorėve
relevantė ndėrkombėtar qė procesi tė ec pėr pėrpara.
-
"Raporti i ambasadorit Aide ėshtė meritor. Jam i bindur se ne po
lėvizim drejt bisedimeve pėr statusin final tė Kosovės", ka
thėnė Petersen.
-
Ai po ashtu ka bėrė tė ditur se njeriu mė i pėrfolur pėr postin
e tė dėrguarit tė OKB-sė pėr bisedimet rreth statusit tė Kosovės
ėshtė ish-presidenti finlandez Marti Athisari.
-
-
Sipas tij ende nuk ka ndonjė vendim,
por ėshtė e qartė se fokusimi ėshtė shtuar nė Marti Athisarin
dhe ka shtuar se gjėrat do tė qartėsohen pas mbledhjes sė KS tė
OKB-sė, e cila pritet tė mbahet nė mes tė muajit tetor.
-
-
Sipas kreut tė UNMIK-ut fillimi i
bisedimeve pėr statusin final jo vetėm qė ėshtė nė interesin e
kosovarėve, por edhe nė interesin e shumė shteteve tė rajonit.
Ai u shpreh optimist se ky proces do tė pėrfundojė brenda vitit
2006. Sot nė mesditė Petersen takohet me Presidentin Rugova.
|
|