|
27 shtator 2005 /TN
Adrian Kati
Nė vazhdėn e botimeve
sociologjike, QSHRT prezanton kėtu revistėn e gjashtė tė titulluar
Requiem pėr njeriun e ri komunist. Ėshtė kjo njė pėrpjekje jona,
pėr tė pėrfshirė nė kėtė botim dhe nė kėtė kolanė, zėra tė njohur tė
publicistikės e sociologjisė botėrore e kombėtare, pėrvoja dhe
kujtime tė personave tė ndryshėm tė cilėt u prekėn nga regjimi
komunist dhe vuajtėn peshėn e rėndė tė diktaturės gjysmėshekullore.
Proēesi i ngjitjes nė
pushtet dhe konsolidimit tė enverizmit nė Shqipėri ishte pa dyshim
mjaft i pėrgjakshėm. Lufta e klasave, projektuar dhe dirigjuar nga
Enver Hoxha, ishte nė fakt njė luftė civile krejt e paprinciptė,
stisur mbi bazėn e njė propagande totalitare dhe fallsifikimesh tė
pashoq, me synim kryesor lavazhin e trurit.
Nė fillimet e saj tė
zymta diktatura piketoi armiqtė potencialė (intelektualėt e vėrtetė,
ushtarakėt,
tregtarėt) tė cilėt
iu nėnshtruan eleminimit tė sigurtė ashtu si edhe ēiu nėnshtruan
genocidit familjet pėrkatėse. Enverizmi inicioi kėshtu dėmtimin e
tėrėsisė gjenetike tė kombit, duke hapur rrugėn e kobshme tė
krijimit tė njeriut tė ri komunist.
Pėrgjatė kėsaj
karriere tė gjakosur, diktatura mbėrriti nė momentin kur dhuna dhe
padrejtėsia u kthyen nė faktorin thelbėsor tė zhvillimit social tė
Shqipėrisė. Regjimi pėrzgjodhi si mėnyra nėnshtrimi torturėn,
masakrėn, burgimet e padrejta, internimet, punėn e detyruar,
sekuestrimet...
Diktatura druhej
gjerėsisht nga qyteti (ca mė shumė nga intelektualėt brenda tij),
pėr ēka fshati u konsiderua si baza e vėrtetė sociale e saj. Rreth
2/3 e popullatės
shqiptare qė asokohe jetonte nė fshat u kthye nė gjendjen mjerane tė
skllavit, pas njė shpronėsimi tė plotė. Si i tillė, fshati
socialist u kthye nė hambar burimesh njerėzore pėr diktaturėn: aty
instruktorėt e komiteteve tė partisė, me orientim nga lart,
gjuanin pėr njerėzit e duhur shėrbėtorėt e ardhshėm tė Partisė
sė Punės.
Si natyrė konstante e
tragjikomedisė shqiptare spikat mekanizmi i frikės, e cila duket se
mbetet nė fuqi edhe nė post-diktaturė pėrmes lojės me dosjet dhe
gjithė materialet tė cilat diktatura prodhoi pėr post-diktaturėn.
Diskutimi mbi dosjet gjatė 15 viteve tė fundit angazhoi edhe disa
prej arkitektuesve tė kėtyre materialeve, tė cilėt rast-pas-rasti
referuan edhe emra, numra, pseudonime... Armata qindramijėshe e
personazheve tė dosjeve ėshtė njė nga krijimet mė djallėzore tė
diktaturės komuniste. Qėllimi i kėtyre arkave me dokumenta tė mykura
ėshtė i dyfishtė:
mbajtja e njerėzve
nėn frikė dhe presion; si edhe faturimi i fajit tė vėrtetė diku
tjetėr, diku larg larg prej kriminelėve tė vėrtetė.
Dosjet tek ne janė
iniciuar pėrmes dy platformave tė byrosė politike pėr sigurimin e
shtetit. Nė fillim, sipas rekomandimeve jugosllave pėr funksionarėt;
mė vonė sipas rekomandimeve sovjetike pėr tė gjithė pa
pėrjashtim:
funksionarė e komunistė. Vetėkuptohet qė ato filluan tė pėrdoreshin
si pjesė e mekanizmit tė terrorit dhe frikės, nė shėrbim tė
strategjisė sė mbajtjes sa mė gjatė tė pushtetit enverist. Nė
vetvete kėto dosje janė shkelje flagrante e tė drejtave tė njeriut.
Shteti merrte informacion duke pėrdorur metoda shtrėnguese, e kėtė
informacion e pėrdorte si material pėr tė dėnuar e ndėshkuar
qytetarėt e tjerė.
Ndoshta njė nga
gabimet mė tė rėnda pėr drejtuesit e post-totalitarizmit nė
Shqipėri, ishte pranimi i materialeve tė dosjeve dhe dėshmive tė
kėtilla tė servirura nga pushteti.
Njė tjetėr mekanizėm
i papėrsėritshėm dhe krejt origjinal, tė cilin diktatura enveriste e
vuri gjerėsisht nė shėrbim pėr tė mbytur fjalėn e lirė dhe ēdo
mendim ndryshe, ishin edhe ridėnimet brenda burgjeve, ēpronėsimet,
sekuestrimet, akte tė pashoq ēnjerėzore qė paraqisnin rreziqe
serioze pėr shėndetin fizik e mendor tė disidencės, nderin e
dinjitetin e personave (si psh. rekrutimi i detyruar pėr ti
shėrbyer regjimit). Mohimi i tė drejtave elementare si besimit
fetar, pronės, arsimimit, punėsimit, ishin tė tjera forma tė egra
genocidi, i cili gjerėsisht e tejkaloi edhe ashpėrsinė e regjimit
stalinist (tė mos harrojmė se ishte Stalini qė propozon rreth viteve
30 qė fėmijėt e disidentėve duhen arsimuar: regjimi enverist ua
mohoi edhe kėtė tė drejtė homologėve shqiptarė).
Kjo katrahurė
njerėzore preku afro 10% tė popullsisė shqiptare, pėr tė cilėn tė
jetuarit jashtė mureve tė burgut por brenda vendeve tė internimit,
pėrbėnte privilegjin e vetėm. Pesha e vuajtjeve, mosha e thyer,
shėndeti i dobėt, pamjaftueshmėria e mjeteve tė jetesės, lufta 15
vjeēare me burokracinė pėr tė rimarrė pronat dhe shtėpitė e
sekuestruara, e kanė pozicionuar shtresėn e ish-tė pėrndjekurve
politikė nė njė pozicion tė ri persekutimi. Frika e administratave
se mos ata iu marrin pushtetin, ika kthyer nė elemente tė
padėshiruar pėr ēdo pushtet tė periudhės tranzicionale
post-totalitare.
E gjitha kjo ndodh
kur kuadri ligjor ndėrkombėtar fare qartėsisht ėshtė krejt nė favor
tė shtresės sė ish-tė pėrndjekurve politikė: konventat
ndėrkombėtare, rekomandimet, ligjet qė vetė shteti shqiptar i ka
nxjerrė por kurrė nuk i ka zbatuar.
Por krimi dhe
padrejtėsia duhen dėnuar: konventat ndėrkombėtare pohojnė qė ai nuk
parashkruhet, padrejtėsitė e komunizmit nuk mund tė arshivohen e ca
mė pak tė falen. Aktualisht Shqipėria ėshtė i vetmi vend i Europės
lindore ku mungon njė monument publik pėr tė nderuar viktimat e
luftės civile. Nė kėtė kuadėr platforma pėr njė dekomunizim tė
shoqėrisė shqiptare, bėhet imperative.
Kujtesa e terrorit tė
tė shkuarės nuk mund tė rrezikojė tė shuhet. Sot vėmė re tendencėn e
harresės, ashtu si edhe praninė e bashkėkohėshme tė dy brezave:
brezit qė u
influencua drejtpėrdrejt nga diktatura, si edhe brezit qė nuk e
pėrjetoi atė. Curriculat shkollore, posaēėrisht lėnda e historisė, e
kėtij brezi pėrmbajnė fare pak tė dhėna mbi vitet e diktaturės si
edhe atė ēka pėrfaqėsoi ky regjim gjakatar pėr shqiptarin e
thjeshtė.
Procesi i ngjitjes nė
pushtet dhe konsolidimit tė komunizmit nė Shqipėri ishte me tė
vėrtetė i pėrgjakshėm, sa ēmund tė jetė njė proces qė titullohet si
luftė. E ashtuquajtura luftė klasash
ishte njė luftė
civile e paprincip, pa rregulla, pa mėshirė, pa ligje ose
jashtė-ligjore, luftė e cila u stis dhe u realizua pėrmes njė
propagande dhe falsifikimesh famėkėqinj tė cilėt i servireshin
popullatės sė gjerė. Pėr armiqtė potencialė (mė sė pari
intelektualėt e vėrtetė) diktatura siguroi asgjėsimin fizik tė
vazhdueshėm. Ndoshta kėtu diktatura komuniste pėrfitoi edhe nga
fakti qė elementi intelektual djathtist atdhetar e gjerėsisht
antikomunist, nuk arriti tė organizohej e tė krijonte njė platformė
unike politike gjatė dhe pas Luftės sė II Botėrore; ēka ua sheshoi
rrugėn drejt pushtetit komunisto-enveristėve.
Pėrmasat kriminale tė
regjimit komunisto-enverist nuk ishin asfare sikundėr pretendohet
nga apologjetėt e tij rezultat i rrethanave. Nė tė vėrtetė, ato
pėrbėnin njė kod rregullash tė vendosura nga vetė diktatori dhe
bashkėpunėtorėt e tij tė ngushtė. Njė sy i vėmendshėm mund tė pikasė
tek regjimi komunisto-enverist njė tendencė evolucioni, njė lloj
ndryshimi psh., nga viti 1950 deri tek viti 1980, tė cilat ndryshime
i dedikoheshin dinamikave tė veta tė sistemit, mė shumė se sa
reflektonin adaptimet e verifikuara nė rrethanat ndėrkombėtare.
Ėshtė e vėrtetė,
mjerisht, qė frika e persekutimit potencial, edhe tani
pesėmbėdhjetė vjet pas rėnies sė diktaturės, ėshtė akoma e pranishme
nė kujtesėn e njerėzve tė brezit tė influencuar drejtpėrdrejt nga
diktatura. Kjo frikė me sa duket i komunikohet ndoshta jo
verbalisht, ndoshta jo qėllimisht, ndoshta as edhe nė mėnyrė tė
vetėdijshme brezit qė nuk e pėrjetoi diktaturėn.
Frika lindi dhe
depėrtoi nė qelizat e jetės shqiptare:
trauma psikologjike
qė e pasoi atė ishte e rėndė, shumė e rėndė. Sot gjykimi i
diktaturės realizohet me mjaft mprehtėsi, por zbėrthimi i
mekanizmave tė brendshėm tė funksionimit tė saj ėshtė nė nivel
primitiv. Nė fakt, diktatura komunisto-enveriste ka lėnė gjurmėt e
saj edhe ndėr ata persona, tė cilėt do tė duhej tė bėheshin palė
gjykuese. Ėshtė ky ingranazh shtypės kriminal, i cili duhet detajuar,
studiuar dhe kaluar nė sitė. Ērol kishin organet e partisė nė
hierarkinė e dhunės; ērol kishte sigurimi i shtetit, ēpozitė zinin
nė hierarkinė e dhunės organizmat dhe levat e partisė, organizatat
bazė, organizata e rinisė.
Regjimi komunist
kishte si karakteristikė tė tij pėrqėndrimin e pushtetit nė njė grup
tė vogėl drejtuesish tė Partisė, tė cilėt me pėrkufizim, nuk janė tė
detyruar tiu nėnshtrohen ligjit: Partia qėndron mbi gjithēka, pra
edhe mbi ligjin. Partia kontrollon shtetin deri nė njė nivel tė
tillė, sa qė kufinjtė midis tyre nė periudhėn e diktaturės
komunisto-enveriste janė mjaft tė mjegullta. Kontrolli i Partisė
puniste mbi popullsinė pėrfshin ēdo aspekt tė jetės sė pėrditshme,
si nuk kishte ndodhur kurrė ndonjėherė nė territoret shqipfolėse.
Rrjetat e informatorėve kalonin nė sitė gjithēka thuhej e nuk thuhej;
denoncimi inkurajohej gjerėsisht, censura aplikohej si rregull.
Mėnyra komuniste e drejtimit dhe organizimit tė shtetit ka nė themel
tė saj njė rregull tė padiskutueshėm dhe mizor: dhunimin sistematik,
masiv e tė pakundėrshtueshėm tė tė drejtave tė njeriut.
Jo mė pak me rėndėsi,
sidomos nga ana juridike, ėshtė edhe vėnia nė vend e drejtėsisė:
dėnimi i tė gjitha krimeve tė komunizmit nė Shqipėri, edhe atyre tė
realizuara nė emėr tė ideologjisė. Ky proces ratifikimi juridik do
tė ndėrgjegjėsojė njėkohėsisht edhe brezat e rinj, tė cilėt pohuam
tė mos kenė pėrvoja personale tė drejtpėrdrejta nga periudha e zezė
e diktaturės. Kjo gjė duhet bėrė duke dėnuar paralelisht e
njėkohėsisht, si edhe pa asnjė lloj mėdyshjeje, ideologjinė dhe
krimin qė ajo polli.
Lidhur me dėnimin e
ideologjisė dhe tė promotorėve tė saj, ēėshtjet duken mjaft mė tė
thjeshta se sa nė aspektin praktik tė dėnimit tė krimit dhe
dhunuesve qė realizuan ditė pas dite katrahurėn e komunizmit
shqiptar. Konfuzioni i pafund i krijuar lidhur me termat dhe
emėrtimet e pėrdorura do tė duhet tė sqarohet dhe zgjidhet njėherė e
mirė: tė dallohet bashkėpunėtori i regjimit prej bashkėfajtorit,
njeriut qė heshti pėrpara padrejtėsive; dhe qė kėta tė dy tė
dallohen qartėsisht nga bashkėvuajtėsi, njeriu qė provoi mbi
kurrizin e tij ose tė familjes sė tij padrejtėsitė e pafundme.
Ky botim pėrpiqet tė
hedhė dritė mbi njė spektėr tė gjerė situatash, ngjarjesh e
perspektivash: botimet qė do tė pasojnė sigurisht do tė plotėsojnė
ēėshtjet tė cilat, edhe pėr mungesė hapėsire, nuk janė diskutuar
gjerėsisht kėtu.
_______________
*Ky material ėshtė editorial i botimit tė QSHRT-sė dhe autori ėshtė
drejtor ekzekutiv i kėsaj qendre |