|
24
shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (23.09.2005)
Intervistoi
Isabela Ēoēoli,
Uashington
Anėtari i Dhomės sė
Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan, Dana Rohrabacher,
republikan nga shteti i Kalifornisė, thotė se pavarėsia e Kosovės
ėshtė e vetmja zgjidhje e drejtė pėr statusin e saj pėrfundimtar.
Zoti Rohrabacher thekson se 10 pėrqind e popullatės sė Kosovės qė
pėrbėhet nga sėrbėt, nuk duhet tė presi qė ti diktojė politikėn e
vet 90 pėrqind tė popullatės, me pėrjashtim tė kėrkesave pėr
respektimin e tė drejtave tė tyre.
Zėri i Amerikės:
Ju bėtė njė vizitė nė rajonin e Ballkanit kohėt e
fundit. Ēfarė ju nxiti pėr tė shkuar nė atė rajon?
Dana Rohrabacher:
Shumė
amerikanė nuk e dinė se Shtetet e Bashkuara ende po shpenzojmė
qindra miliona dollarė nė vit pėr tė mbajtur 18 mijė trupa nė Kosovė
dhe duket se ne duhet tė pėrqendrohemi nė kėtė ēėshtje dhe ti japim
fund gjendjes pas gjithė kėsaj kohe qendrimi atje.
Shkova atje pėr tu
siguruar qė ti kuptoj mirė gjėrat dhe pėr tu takuar me lojtarėt
pėr tė parė se cilat janė opcionet tona dhe si tė shkėputemi prej
andej dhe ti lėmė njerėzit tė vazhdojnė jetėn normalisht.
Zėri i Amerikės:
Ju
keni qėnė njė nga mbėshtetėsit mė tė fuqishėm tė pavarėsisė sė
Kosovės. Pėrse?
Dana Rohrabacher:
E vetmja
zgjidhje qė dėshirohet nga popullata nė Kosovė ėshtė pavarėsia.
Zgjidhja nuk mund tu detyrohet atyre nga larg, nga kompromiset qė
bėhen mes qeverive. Zgjidhjet me tė vėrtetė tė qendrushme e qė kanė
kuptim janė zgjidhjet qė pėrfshijnė pjesėmarrjen dhe reflektojnė
vullnetin e popullit.
Dhe kėto janė pikėrisht
normat e demokracisė. Themeluesit e Shteteve tė Bashkuara na i kanė
mėsuar kėtė parim. Besoj se 90 pėrqind e popullit tė Kosovės do qė
tė jetė i lirė dhe i pavarur. Kjo ėshtė zgjidhja. Populli i
Kosovės, jo vetėm qė duhet tė jetė i lirė dhe i pavarur, por duhet
lejuar tė kontrollojė jetėn dhe tė krijojė vendin e vet.
Zėri i Amerikės:
Kongresmen, administrata e tanishme amerikane ka
deklaruar se statuskuoja nuk mund tė vazhdojė, por ajo nuk ka ofruar
ndonjė alternativė tė qartė se cili do tė ishte statusi i Kosovės.
A mendoni se njė deklaratė publike do tė ishte e nevojshme?
Dana Rohrabacher:
E
nevojshme ėshtė qė popullit tė Kosovės ti jepet mundėsia tė thotė
vetė se ēfarė dėshiron, dhe kjo tė vendoset me referendum. Shtetet
e Bashkuara kanė thėnė se statuskuoja e tanishme e statusit tė
pazgjidhur tė Kosovės nuk ėshtė e pranueshme. Cila pra do tė jetė
zgjidhja apo alternativa?
Pėr kėtė duhet pyetur
populli i Kosovės dhe duhet respektuar vendimi i tij. Nė qoftė se
ai do qė tė jetė i lirė dhe i pavarur dhe i angazhuar pėr tė
respektuar tė drejtat e pakicave, duke pėrfshirė edhe ato sėrbe, ai
duhet tė jetė i lirė dhe i pavarur. Kjo ėshtė e vetmja zgjidhje.
Populli i Kosovės ėshtė ai qė duhet ta vendosė atė zgjidhje.
Zėri i Amerikės:
Shumė analistė besojnė se raporti i tė dėrgurit tė
Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė pėr vlerėsimin e standardeve, Kai
Eide, do tė jetė pozitiv dhe negociatat pėr statusin pėrfundimtar tė
Kosovės do tė fillojnė. Duke patur parasysh se shqiptarėt dhe
sėrbėt kanė qendrime diametralisht tė kundėrta lidhur me statusin
pėrfundimtar, sa mendoni ju se do tė zgjasnin kėto negociata?
Dana Rohrabacher:
Negociatat mund tė zgjasin pafundėsisht, pėrsa kohė qė ne
pėrballojmė shpenzimet. Zgjidhja nuk ėshtė bisedime dhe gjithnjė
bisedime. Zgjidhja ėshtė qė popullit tė Kosovės ti jepet mundėsia
pėr tė marrė vendimin pėr statusin pėrfundimtar dhe jo njė grupi tė
huaj burokratėsh qė bisedojnė me njeri-tjertin.
Pėr sa u pėrket sėrbėve tė
Kosovės, tė drejtat e tyre duhet tė respektohen patjetėr. Por nė
njė shoqėri demokratike pakica, qė nė rastin e sėrbėve tė Kosovės
ėshtė vetėm 10 pėrqind, nuk mund tė marrė vendim pėr gjithė vendin. Sėrbėt
kanė tė drejtėn tė shprehin qendrimet e tyre, ata gėzojnė tė drejtėn
tė mos diskriminohen, por ata nuk mund tė marrim vendimin se nė
ēfarė drejtimi duhet tė shkojė vendi.
Sėrbėt qė jetojnė nė
Kosovė duhet tė vendosin se ēfarė duan. Ata mund tė jetojnė si
pakicė nė Kosovė dhe gjithkush do tė kėrkonte qė tė drejtat e tyre
tė respektohen, por ata duhet tė pranojnė vendimin e shumicės, ose
tė shkojnė nė Sėrbi, nė qoftė se duan tė jetojnė mes sėrbėve. Kėto
janė tė vetmet alternativa.
Alternativa nuk ėshtė qė
10 pėrqind e popullatės ti diktojė 90 pėrqind tė popullatės se
cilat do tė jenė politikat e vendit. Kjo nuk ėshtė as demokratike
dhe as e drejtė. Tė gjithė kosovarėt me tė cilėt unė kam biseduar mė
kanė thėnė se janė tė angazhuar tė respektojnė tė gjitha tė drejtat
e pakicave, qofshin ato sėrbe apo tė tjera. Sėrbėt nuk duhet tė
presin qė ti diktojnė politikėn e tyre 90 pėrqind tė popullatės, me
pėrjashtim tė kėrkesave pėr respektimin e tė drejtave tė tyre.
|