|
24 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (23.09.2005)
Keida Kostreci
Anėtari i
kryesisė sė Partisė Socialiste, Pandeli Majko thotė se rikthimi i
ish-kryetarit tė kėsaj force nė jetėn politike do tė ishte njė dėnim
pėr tė zhbėrė ato qė ka bėrė keq.
Ish-kryeministri Majko nė
njė intervistė me Zėrin e Amerikės, la tė kuptohej se Edi Rama,
kandidati pėr kreun e PS-sė, ėshtė njė njeri qė kjo parti e ka
afruar, por jo i dalė nga gjiri i saj dhe se partia nuk mund tė
marrė pamjen e njė trusti.
Zėri i Amerikės:
Zoti Majko, a ishte vendimi juaj pėr tė mos rikandiduar, rezultat
i njė reflektimi pėr rolin tuaj nė Partinė Socialiste, apo i
detyruar nga fakti qė zoti Nano mund tė hyjė nė garė?
Pandeli Majko:
Pėr gjėrat qė kanė tė bėjnė me mua, sigurisht qė vendimet mė
takojnė mua dhe pėr ato qė kanė tė bėjnė me zotin Nano, vendimet i
takojnė zotit Nano. Dje unė dola nė njė intervistė pėr tė thėnė ato
qė mė takonin mua lidhur me hamendjet e shtypit, lidhur me
kandidimin tim pėr postin e kryetarit tė Partisė Socialiste.
Ajo qė mė ka shqetėsuar
gjithmonė, ėshtė se nuk duhet tė orientohemi nga ideja e krijimit tė
posteve, apo liderėve artificialė, por duhet tė shfaqemi, apo tė
orientohemi drejt gjėrave tė cilat janė tė vėrteta. Sipas meje
pavarėsisht problematikės, tė cilėn tani pas zgjedhjeve ne jemi duke
e zhvilluar brenda Partisė Socialiste dhe qė me siguri do tė
vazhdojė tė thellohet, Nano ngel pa diskutim njė nga politikanėt e
evidentuar tė Partisė Socialiste me tė mirat dhe tė metat e veta.
Por tė mirat dhe metat e
veta, ai nuk duhet ti ketė tė izoluara. Ato janė ulur, shfrytėzuar,
llogaritur, stėrllogaritur brenda njė komuniteti qė quhet Parti
Socialiste. Kėshtu qė po e pėrsėris, ajo qė unė thashė dje, pėrsa i
pėrket vetes sime, ėshtė vendimi im, pėrsa i pėrket zotit Nano, i
takon zotit Nano.
Zėri i Amerikės:
Ky vendim qė morėt ju sa i
lidhur ėshtė me rrethanat, pra sa i hapur ėshtė pėr ndryshim nė
varėsi tė veprimeve dhe protagonistėve tė tjerė nė Partinė
Socialiste, pėrfshirė zotin Nano?
Pandeli Majko:
Ajo qė unė mendoj praktikisht ėshtė qė Partia Socialiste ka nevojė
pėr pėrfshirjen e tė gjitha figurave politike. Ajo qė mė ka
shqetėsuar pėr momentin ėshtė njė lloj heshtjeje. Unė tė them tė
drejtėm kam qenė njė nga ata njerėz tė cilėt kanė menduar se heshtja
nė njė moment tė caktuar mund tė jetė gjė pozitive pėr njė reflektim,
por kur kam menduar se gjėrat po precipitonin nė drejtim tė gabuar,
kur pashė se kishte deri edhe shkelje tė rregullave elementare tė
funksionimit tė njė partie, mendova qė ndėrhyrja do tė ishte me
vend.
Dhe mbi tė gjitha mendova
qė po identifikohej problematika e zgjidhjes sė gjėrave nė Partinė
Socialiste thjesht me njė projekt individual, me shpėtimtarin qė do
tė zbriste dhe do tė shpėtonte gjithė situatėn nė Partinė
Socialiste. Unė mendoj qė ideja e lidhjes sė fatit tė njė partie me
njė individ tė caktuar ka marrė fund.
Sigurisht qė fati i njė
partie lidhet shumė me karakterin e individit qė e drejton atė. Kjo
ėshtė e rėndėsishme dhe duhet ta pėrsėris ėshtė shumė e rėndėsishme.
Por po aq i rėndėsishėm ėshtė edhe ekipi. Unė dje dola kundėr
projektit tė zotit Rama. Mendoj qė ky projekt ėshtė shumė individual.
Ėshtė njė projekt i njė
njeriu i cili ėshtė evidentuar edhe mė parė pėr aktivitet politik
pozitiv, por mbi tė gjitha duhet tė shprehem qė zotin Rama unė e kam
parė mė tepėr si njė mik tė Partisė Socialiste, sesa si njė njeri i
cili ka ardhur natyrshėm nga radhėt e Partisė Socialiste.
Ai mė tepėr ėshtė
orientuar, nuk do ta them shfrytėzuar nga Partia Socialiste, por le
tė themi ka qenė njė kandidim i tij nga Partia Socialiste, nuk ėshtė
se ėshtė njė hulumtim, njė zbulim brenda radhėve tė Partisė
Socialiste. Ne menduam se me tė tillė njerėz ne do tė kemi shumė mė
tepėr sukses, por nuk mendoj se do tė kemi sukses duke e vėnė atė nė
drejtimin e Partisė Socialiste.
Zėri i Amerikės:
Ju shpreheni kundėr idesė qė
njė person mund ta shpėtojė partinė dhe kundėr individualizmit duke
patur parasysh pikėrisht kandidaturėn e zotit Rama, por kulti i
individit ka ekzistuar edhe mė parė nė Partinė Socialiste e cila
identifikohej me zotin Nano. Ku qėndron ndryshimi sipas jush?
Pandeli Majko:
Mendoj se ka njė ndryshim. Nėse do tė kishim njė rikthim tė zotit
Nano, mendoj qė rikthimi i tij do tė ishte mė shumė njė dėnim, njė
dėnim pėr tė zhbėrė ato qė ka bėrė keq. Ndėrsa tek zoti Rama mė
tepėr shoh njė maskim tė njė situate tė caktuar brenda radhėve tė
Partisė Socialiste. Nuk mendoj se ne mund ta zhvillojmė situatėn
brenda Partisė Socialiste, duke i dhėnė asaj pamjen e njė trusti, ku
njė projekt ose njė tjetėr mund ti ndryshojė situatėn.
Zėri i Amerikės:
Zoti Majko, ju patėt njė takim sot edhe me zotin Ilir Meta. A
mund tė na thoni ju lutem pėr ēfarė biseduat nė kėtė takim?
Pandeli Majko:
Mendoj se ishte njė takim kolegėsh. Me Ilir Metėn unė njihem prej
shumė kohėsh. Pothuajse njė tė tretėn e jetės tė dy e kemi kaluar sė
bashku nė politikė. Pavarėsisht se jemi nė parti tė ndryshme mendoj
se tanimė ka ardhur koha qė disa akuj tė shkrihen midis dy partive
tona. Sigurisht takimi ishte midis dy individėve. As ai nuk foli nė
emėr tė partisė sė vet dhe as unė nuk fola nė emėr tė njė politike
tė caktuar. Por mendoj se ky komunikim ishte mėse i domosdoshėm.
Zėri i Amerikės:
Zoti Majko, edhe diēka tjetėr:
Ju flisni pėr dėnim pėr zotin Nano. Sipas jush cilat janė tė metat e
tij?
Pandeli Majko:
Do tė duhej shumė kohė. Kam pėrshtypjen sė kėto gjėra do tė
vlerėsohen shumė shpejt nga vetė ai. Nuk mė takon mua tė flas nė
emėr tė zotit Nano. Mendoj se zoti Nano duhet ti kundėrpėrgjigjet
kryengritjes sė skllevėrve.
Zėri i Amerikės:
Sa
pėrgjegjėsi i atribuoni Partisė Socialiste dhe sa zotit Nano. Ju
keni folur pėr pėrgjegjėsinė e Partisė Socialiste. Si ndahet kjo
pėrgjegjėsi pėr humbjen nė zgjedhje?
Pandeli Majko:
Pa dyshim bashkėfajėsia do tė jetė e diskutueshme dhe nė vazhdim.
Jam i bindur qė kjo nuk mund tė zgjidhet menjėherė, do tė duhet njė
reflektim goxha i gjatė. Jam i bindur qė pėrgjigjen mė tė mirė pėr
kėtė do ta japė vetė Fatos Nano.
|