|
23
shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (22.09.2005)
Njoftimet bėjnė tė ditur se fuqia e uraganit Rita ėshtė dobėsuar
paksa por akoma mbetet njė stuhi mjaft e rrezikshme e kategorisė
katėr.
Presidenti Bush tha sot se autoritetet po pėrgatiten pėr tė gjitha
rastet, ndėrkohė qė uragani me pėrmasa tė mėdha po kapėrcen Gjirin e
Meksikės me erėra qė arrijnė shpejtėsinė prej 265 kilometrash nė
orė.
Nė
Teksas, autostradat janė bllokuar nga qindra mijėra automjete qė po
mundohen tė largohen nga Galveston, Hustoni si dhe qytete tė tjera
nga ku mendohet se do tė kalojė uragani. Ndėrkohė janė shtuar
shqetėsimet se uragani Rita do tė ndikojė nė vendin fqinj Luiziana,
e cila sapo ka filluar tė rimėkėmbet nga uragani Katrina.
Guvernatorja e Luizianės, Kathleen Blanco u ka bėrė thirrje banorėve
qė tė largohen nga zonat bregdetare, duke thėnė se mundė tė priten
pasoja serioze nė atė shtet. Qendra Kombėtare Amerikane pėr Uraganet
pret tani qė Rita tė godasė nė afėrsit tė Galvestonit tė premten
vonė ose tė shtunėn herėt.
Tė
mėrkurėn, presidenti Bush deklaroi gjendje tė jashtėzakonshme nė
Teksas dhe Luiziana, dhe autorizoi Agjencinė Federale pėr Situatat
Emergjente qė tė koordinonte pėrpjekjet pėr lehtėsimin e situatės.
|