|
23 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės
(22.09.2005) Linda Karadaku-Ndou
Agjencia Kosovare e Mirėbesimit shpalli fituesit e pėrkohshėm tė
shitjeve tė ndėrmarrjeve me spin-off tė rregullt nė ceremoninė e
hapjes sė ofertave tė valės sė shtatė.
Zėvėndėskryeadministratori Larry Rossin tha sė interesimi i
investitorėve po rritet nė ēdo valė privatizimi dhe kjo tregon qė
zhvillimi i Kosovės po bėhet hap pas hapi. Ndėrsa pėrfaqėsuesi i
lartė i UNMIK-ut, Joachim Ruecker pėrmendi shifrat totale tė
shitjeve si dėshmi qė investitorėt e Kosovės e pėrkrahin
privatizimin.
Bujar Dugolli, Ministėr i Tregtisė dhe Industrisė tha se numri i
madh i pjesėmarrėsve konfirmon rritjen e besimit nė procesin e
privatizimit dhe nė tė ardhmen e Kosovės, dhe se kjo ėshtė rezultat
i bashkėpunimit tė mirė midis institucioneve vendore dhe atyre
institucioneve ndėrkombėtare nė Kosovė.
22
ndėrmarrje tė reja ishin nė dispozicion pėr shitje nė kėtė valė
privatizimi. Vlera e pėrgjithshme e ofertave fituese tė raundit tė
dytė ishte mė shumė se 20 milion euro. Rezultatet dhe fituesit e
deritashėm nė kėtė valė janė tė pėrkohshėm.
Agjencia Kosovare e Mirėbsimit vazhdon tė punojė nė finalizimin e tė
gjitha shitjeve, kontrollimit tė dokumentacionit dhe pėrfundimit tė
pagesave nga fituesit e pėrkohshėm. Ndėr ndėrmarrjet e nxjerra nė
shitje nė kėtė valė privatizimi janė njė fabrikė tullash, njė qendėr
pėr servisim automjetesh dhe kamionėsh, ndėrmarrje bujqėsore, dhe tė
tjera. Shitja me spin off special do tė thotė se oferta fituese
pėrfshin premtimin pėr punėsim, investime dhe pėrvojė nė punė.
Agjensia kosovare e mirėbesimit, e cila vazhdon tė mbetet kryesisht
nėn kontrollin e autoriteteve ndėrkombėtare, ėshtė institucioni qė
merret me privatizimin nė Kosovė. Vitet e fundit, u desh tė
tejkaloheshin njė numėr problemesh midis zyrtarėve vendorė dhe
autoriteteve ndėrkombėtare lidhur me mėnyrėn e punės sė kėsaj
agjensie. Tani, qoftė autoritetet ndėrkombėtare, qoftė ato vendore,
theksojnė vazhdimisht bashkėpunimin nė punėn e tyre nė cėshtjet qė
lidhen me privatizimin.
|