|
23 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (22.09.2005)
Keida Kostreci
Njė
zyrtar i lartė i Departamentit amerikan tė Shtetit thotė se Shtetet
e Bashkuara do tė bashkėpunojnė ngushtė me qeverinė e re nė Shqipėri
dhe se ndėrrimi i pushtetit nė zgjedhjet e fundit ishte nga mė tė
suksesshmit nė Shqipėri. Kurt Volker, zėvendės ndihmės Sekretari i
Shtetit, tha se mosarritja e njė konsensusi nė NATO, ishte njė nga
faktorėt qė aleanca vendosi tė mos konsiderojė zgjerimin para vitit
2008. Nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės, zoti Volker foli edhe
pėr procesin e statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Volker, sipas sugjerimit tė Shteteve tė
Bashkuara, NATO-ja vendosi tė mos zgjerohet deri nė vitin 2008,
ndėrkohė qė tre vende ballkanike, Shqipėria, Kroacia dhe Maqedonia
kishin shpresuar tė merrnin njė ftesė pėr anėtarėsim nė vitin 2006.
Cilat janė arsyet pėr kėtė vendim tė aleancės?
Kurt Volker:
Para sė gjithash dua tė them se procesi i zgjerimit tė NATO-s ka
qenė njė sukses i madh. Nėse u hedh njė vėshtrim zhvillimeve nė
Evropėn Lindore dhe Qendrore gjatė viteve tė fundit, ka pasur
pėrparime tė mėdha, pėrsa i takon demokracisė, ekonomisė, reformave
nė mbrojtje dhe ky ėshtė njė proces shumė i rėndėsishėm dhe duam qė
tė vazhdojė. Nė kėtė moment, nuk ka njė konsensus tė fortė
brenda NATO-s, pėr tė ftuar vende tė tjera gjatė kėsaj periudhe. Ne
donim qė tė vazhdonim pėrpjekjet pėr 2-3 vitet e ardhshme qė tė
bindemi qė kemi tė bėjmė me kandidatė tė fortė, tė gatshėm pėr tu
bėrė anėtarė tė NATO-s.
Nė
Planin e Aksionit pėr Anėtarėsim nė NATO, ku Shqipėria mori pjesė me
sukses, sė bashku me Maqedoninė dhe Kroacinė, ka kritere qė kanė tė
bėjnė me reforma politike, ekonomike, tė mbrojtjes, pėr kontrollin
civil ndaj ushtrisė, ndėrveprim, aftėsi pėr tė kontribuar nė
misionet e NATO-s. Shqipėria ka arritur pėrparim tė konsiderueshėm
nė tė gjitha kėto drejtime. Mendoj se nėse ka diēka pėr tė cilėn
ekziston konsensusi nė NATO ėshtė qė tė vazhdojė bashkėpunimin e
ngushtė me tė tre kėto vende qė tė bėhen gati pėr anėtarėsim. Unė
nuk do ta shihja faktin qė ftesa nuk do tė bėhet nė vitin 2006, si
zhgėnjim, por si njė proces ku mund tė bėhen pėrparime gjatė dy
viteve tė ardhshme dhe sesi Shqipėria, Maqedonia dhe Kroacia tė
pėrgatiten pėr tė qenė sa mė tė suksesshme.
Zėri i
Amerikės:
Shpesh herė politikanėt nė kėto vende, pėrfshirė edhe Shqipėrinė,
bėjnė premtime pėr futjen e vendeve tė tyre nė struktura tė tilla si
NATO dhe Bashkimi Evropian, duke thėnė se vendet e tyre do tė kenė
sukses nė plotėsimin e reformave tė nevojshme. A duhet nė tė
vėrtetė qė ata tė japin afate tė tilla dhe a mund tė na thoni se
cilat janė hapat dhe sa kohė merr njė proces i tillė?
Kurt Volker:
Sė pari, dua tė theksoj se NATO-ja nuk kishte caktuar ndonjė datė
dhe nuk kishte thėnė se do ti bėnte ftesat nė vitin 2006. Njė nga
gjėrat e reja ėshtė se ne paraqitėm njė datė, duke thėnė se ne do tė
marrim vendime pėr zgjerimin e mundshėm tė ardhshėm, nė atė
periudhė. Por asnjėherė nuk mund tė merren angazhime paraprake. Ne
nuk mund ta vendosim sot se cili do tė jetė gjykimi ynė pėr
pėrgatitjen e njė vendi pas tre vjetėsh. Do tė shohim se sa pėrparim
do tė ketė dhe kjo ėshtė njė mundėsi pėr kėto vende, qė tė
rishikojnė vendimet e tyre, pėr tė rritur sa mė shumė shanset pėr
anėtarėsim. Kėshtu qė ne e vlerėsojmė qė politikanėt nė Ballkan e
kuptojnė se ėshtė e rėndėsishme qė tė bėjnė pėrparim nė drejtim tė
integrimit evropian, tė integrimit nė NATO. Por NATO-ja nuk ka
caktuar ndonjėherė data dhe asnjė politikan nuk mund ta bėjė njė gjė
tė tillė.
Zėri i
Amerikės:
Shtetet e
Bashkuara shpesh kanė theksuar se marrėdhėniet me Shqipėrinė janė
shumė tė mira. Duke patur parasysh ndryshimet politike atje, pra me
njė qeveri tė re, si do tė jetė e ardhmja e kėtij bashkėpunimi?
Kurt Volker:
Ajo qė ka rėndėsi ėshtė procesi demokratik. Ne bashkėpunojmė me ēdo
qeveri qė del nga njė proces demokratik i suksesshėm. Nė Shqipėri ka
njė qeveri tė re me tė cilėn do tė bashkėpunojmė ngushtė. Ne kemi
patur njė partneritet tė shkėlqyer me Shqipėrinė gjatė viteve tė
fundit. Mendoj se krahasuar me pėrvojat e mėparshme nė Shqipėri pėr
ndėrrimin e pushtetit, kjo ishte njė nga mė tė suksesshmet. Tani
prova ėshtė sesi do tė bashkėpunojmė pėr ēėshtjet qė shtrohen
pėrpara. Shqipėria ka qenė aktive nė planin e veprimit pėr
anėtarėsim nė NATO, ka trupa nė Irak dhe Afganistan, ēka tregon
angazhimin e pėrbashkėt pėr sfidat e sigurisė qė kemi pėrpara dhe ne
jemi tė gatshėm tė vazhdojmė bashkėpunimin me ēfarėdo qeverie tė
zgjedhur nė mėnyrė demokratike nė Shqipėri.
Zėri i
Amerikės:
Sipas mendimit
tuaj cilat janė sfidat me tė cilat pėrballet qeveria e re nė
Shqipėri?
Kurt Volker:
Nuk ka nevojė tia them qeverisė se cilat janė sfidat, pasi ajo i ka
vetė mė se tė qarta. Besoj se tė gjithė presin tė shohin forcimin e
institucioneve demokratike, rritje ekonomike, hapje vendesh tė reja
pune, reforma ekonomike, integrimin nė Evropė, sigurisht, ku ėshtė e
ardhmja afatgjatė pėr Shqipėrinė dhe pėrparimin nė kėtė drejtim, si
edhe marrėdhėniet me fqinjėt. Gjatė dy viteve tė ardhshme ne do tė
jemi duke punuar pėr Kosovėn dhe Bosnjėn dhe mendoj se si njė vend
kyē pėr rajonin, Shqipėria do tė jetė e angazhuar edhe nė ēėshtjet e
rajonit.
Zėri i
Amerikės:
Pėrsa i takon
Kosovės, a mund tė komentoni ju lutem se cilat janė shqetėsimet
aktuale tė Shteteve tė Bashkuara pėr situatėn atje, dhe qėndrimi
aktual i Departamentit tė Shtetit pėr procesin e statusit
pėrfundimtar?
Kurt Volker:
Ėshtė e rėndėsishme qė ne tė punojmė pėr tė ecur pėrpara me
statusin e Kosovės, por sė pari duhet tė jetė e qartė qė duhen
plotėsuar standardet demokratike, tė garantohet respekti pėr
pakicat, pjesė tė rėndėsishme e identitetit qė krijon Kosova. Ndėrsa
zoti Kai Eide, i dėrguar i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė,
pėrgatit raportin e tij, ne pastaj mund tė merremi me fazėn e
ardhshme, pėr njė proces ndėrkombėtar nėn drejtimin e Kombeve tė
Bashkuara qė do tė kenė njė tė dėrguar qė do tė merret me fillimin e
bisedimeve pėr statusin afatgjatė tė Kosovės. Ne do tė marrim pjesė
nė ato bisedime sė bashku me anėtarė tė tjerė tė Grupit tė Kontaktit
dhe shpresojmė qė tė bėjmė pėrparim pėrmes kėtij lloji dialogu dhe
negociatash gjatė vitit tė ardhshėm.
Zėri i
Amerikės:
Shtetet e Bashkuara kanė thėnė se do tė luajnė njė rol tė
rėndėsishėm nė negociatat pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. A
mund tė na thoni mė konkretisht se cili do tė jetė ky rol dhe a kanė
vendosur Shtetet e Bashkuara se nė ēfarė niveli do tė pėrfaqėsohen
gjatė kėtyre negociatave?
Kurt Volker:
Qė nė fillim dhe nė mes tė viteve 1990, Shtetet e Bashkuara kanė
luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė zhvillimet politike dhe tė
sigurisė nė Ballkan dhe ne e pranojmė qė e kemi marrė kėtė rol dhe
nuk do tė tėrhiqemi dhe duam qė tė japin kontributin tonė qė tė
arrihet nė njė zgjidhje. Por protagonistėt kryesorė nė kėtė proces
janė shqiptarėt, serbėt si nė Kosovė ashtu edhe nė Beograd, faktorėt
e tjerė nė rajon, Grupi i Kontaktit. Shpresojmė qė zgjidhja tė jetė
njė konsensus qė tė arrihet nė njė rezultat qė tė jetė i pranueshėm
nga gjithkush nė rajon. Mendoj se komuniteti ndėrkombėtar, Shtetet e
Bashkuara kanė detyrimin qė tė hedhin ide, tė lehtėsojnė dialogun
dhe tė arrijnė tė realizojnė zgjidhjet mė realiste dhe afatgjatė qė
tė jetė e mundur.
|
|