|
23 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (22.09.2005)
Nė
Shqipėri dogana e Durrėsit vendosi sot bllokimin e njė sasie prej
300 ton karburant tė kompanisė Global Petrolium pėr shkak tė njė
borxhi prej afėr 810 mijė dollarėsh qė kompania i detyrohej asaj.
Ky
ėshtė vendimi i dytė i kėtij lloji pas anijes me 2 mijė ton vaj
bllokuar dy ditė mė parė kompanisė sė njohur vendase Olim. Global
Petrolium, njė nga kompanitė e shumta qė vepron nė rregun e
karburanteve nė Shqipėri ishte e dyta nė listėn e gjatė me emrat e
110 shoqėrive tregatre qė rezultojnė tė kenė borxhe tė papaguara nė
shuma tė mėdha ndaj Doganės sė Durrėsit. Ashtu siē edhe ishte
paralajmėruar, kjo doganė ėshtė e vendosur ti shkojė deri nė fund
vlejes sė detyrimeve qė shoqėritė private i kanė asaj.
Sot
nė port ėshtė bllokuar njė ngarkesė me 300 ton karburant, nė pronėsi
tė kompanisė greke Global Petrolium. Bashkė me ngarkesėn e
karburantit ėshtė bllokuar edhe depozita qė kjo shoqėri ka po nė
Durrės. Global Petrolium i detyrohet doganės njė shumė prej afėr 810
mijė dollarė tė papaguar. Ngarkesa e sotme ėshtė e dyta nė harkun
kohor tė pak ditėsh ndaj sė cilės vihet masa e bllokimit.
Dy
ditė mė parė, u bllokua njė anije me 2 mijė ton vaj, e cila ishte
pėr llogari tė kompanisė ė njohur vendase tė industrisė
agroushqimore Olim, pasi borxhi i saj arrinte nė 3.3 milion dollarė.
Kompania e ka kundėrshtuar vendimin duke deklaruar madje se nuk do
tė paguajė.
Ajo
mbėshtet pretendimet e veta nė njė shkresė tė vitit 2005 tė
drejtorit tė atėhershėm tė doganave qė i jepte tė drejtė asaj mbi
llojin e vajit tė importuar, ndėrkohė qė masa e e ndėrmarrė nga
dogana mbėshtetet nė njė vendim tė vitit 2004 tė gjykatės sė
Durrėsit, vendim i cili ka fuqi mbi cdo shkresė administrative.
Drejtoria e Doganave ka bėrė tė qartė se nuk do tė tėrhiqet nga
vendimet e saj pėr tė vjelė tė gjithė borxhet e pashlyera prej
kompanive private. Kėto borxhe llogariten tė jenė vetėm pėr Durrėsin
nė mbi 15 milion dollarė.
Qeveria shqiptare duket se tashmė ėshtė e detyruar tė ecė nė kėtė
rrugė, jo vetėm pėr tė mbajtur njė premtim electoral apo angazhim
programor qė ajo ka marrė pėrsipėr, por edhe sepse me vendimin e
fundit pėr pėrgjysmimin e taksave pėr biznesin e vogėl asaj i duhet
tė mbushė boshllėkun financiar tė kėtij vendimi, kosto e tė cilit nė
buxhet llogaritet nė afėr 9 milion dollarė.
|