|
22 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (21.09.2005)
Armand Mero
Qeveria shqiptare miratoi sot disa ndryshime nė legjislacionin
fiskal pėr tė pėrgjysmuar taksta e biznmesit tė vogėl.
Zyrtarėt
thanė se kjo masė do tė ulė papunėsinė dhe shmangiet fiskale, ndėrsa
pėrfaqėsues tė pushtetit vendor thanė se ky vendim prek buxhetin e
tyre dhe ėshtė marrė pa konsultime paraprake me ta
Ndėrkohė,
prokuroria arrestoi nė mesnatė drejtorin e tatimeve tė Durrėsit dhe
njė inspektor nėn akuzėn e moskryerjes sė detyrave pėr vjeljen e
taksave dhe atė tė falsifikimit.
Nė Durrės ku ushtrojnė
aktivitetin e tyre shumė kompani tė mėdha, ka njė numėr tė
konsiderueshėm qė janė borxhli ndaj shtetit. Njė ditė mė parė dogana
e Durrėsit bllokoi dhe njė anije tė kompanisė sė njohur Olim, pasi
kjo e fundit kishte njė detyrim tė prapambetur prej mbi 3 milion
dollarė. Mungesa nė arkėn e shtetit tė detyrimeve nga firmat
tregtare kanė cuar nė pranga mesnatėn e mbrėmshme drejtorin e
drejtoirisė sė Tatimeve tė Durrės Asqeri Mirashi dhe njė inspektor
tė kėsaj drejtorie Dorian Deēolli.
Pėr Mirashin
dita e djeshme ka qenė mjaft e errėt. Nė mėngjes atij i ėshtė
komunikuar urdhėri i shkarkimit nga detyra, dhe pak orė mė vonė i
janė vėnė prangat, pas firmosjes sė urdhėrit tė arrestit edhe nga
Gjykata e Durrėsit. Akuza ndaj tij dhe inspektorit Deēolli ėshtė ajo
e moskryerjes sė detyrave nga organet tatimore pėr vjeljen e
tatimeve tė kryer nė bashkėpunim dhe fallsifikim.
Shkak pėr kėtė ėshtė bėrė denoncimi i kryer nga vetė tatimet e
Durrėsit pėr tre kompani me dtyrime prej disa qindra mijė dollarė.
Pėr njėrėn prej tyre Tatimet e kishin zvogėluar mė pas me dhjetė
herė detyrimin qė ajo i kishte shtetit, ndėrsa dy tė tjerat
rezultojnė tė jenė firma fantazėm. Nė tė vėrtetė nė Durrės ushtrojnė
aktivitet shumė kompani tė fuqishme dhe mendohet se ato i kanė
detyrime nė vlera tė konsiderueshme shtetit si nė tatime ashtu dhe
pėr taksat doganore.
Po nė Durrės, borxhi ndaj doganės, e ka detyruar drejtorin e kėtij
institucioni qė tė bllokojė dje njė anije me 2 mijė ton vaj
luledielli nė pronėsi tė kompanisė sė njohur vendase Olim.
Drejtuesit e kompanisė e cilėsuan tė nxituar vendimin pasi sipas
tyre ai ka ardhur si pasojė e mosmarrėveshjeve pėr llojin e vajit.
Njė konflikt disa vjetor tė cilin ata thanė se e kishin konsideruar
tė zgjidhur kėtė vit pas analizave tė kryera nė Itali ku kishte
rezultuar se vaji i importuar prej tyre ishte i parafinuar dhe jo i
pėrpunuar pėr tė cilin aplikohet njė taksė prej 10 pėrqind
pėrkundrejt 2 pėrqind qė zbatohet pėr vajin tjetėr. Por dogana nga
ana e saj i ėshtė pėrmbajtur njė vendimi tė vitit 2004 tė gjykatės
sė Durrėsit qė detyronte kompaninė Olim tė shlyente njė detyrim prej
mbi 3 milion dollarė.
Vendim qė sipas drejtuesve
tė doganės nuk ėshtė apeluar asnjėherė dhe qė ka marrė formėn e
prerė duke i dhėnė tė drejtėn asaj tė ndėrmarrė vetė nismėn pėr tė
siguruar shlyerjen e borxhit.
Por rasti i
Olim duket se nuk ėshtė i vetmi. Doganata janė shprehur se vetėm nė
portin e Durrėsit janė 110 subjekte qė kanė borxhe tė pashlyera.
|