|
22 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (21.09.2005)
Intervistoi: Arben Xhixho
Zėri i Amerikės:
Zoti Mustafaj, vizitėn tuaj tė parė si Ministėr i Jashtėm i qeverisė
sė Kryeministrit Berisha ju e bėtė nė Nju Jork, ku pėr vetė natyrėn
e aktivitetit, patėt mundėsi tė takoheni me shumė homologė. Cila ka
qėnė tema e kėtyre takimeve?
Besnik Mustafaj:
Takimet kanė patur dy objektiva kryesore, sė pari njohja personale,
pasi ėshtė e nevojshme njė njohje personale me homologėt me tė cilėt
ne do tė punojmė kėto vite si Ministri e Jashtme dhe unė si drejtues
i kėtij institucioni dhe e dyta njohja e drejtėpėrdrejtė e kėtyre
personaliteteve me programin e qeverisė dhe angazhimet imediate dhe
afat-mesme tė saj pėr tė realizuar ato pikėsynime tė shpallura gjatė
fushatės elektorale.
Kam patur dy
lloj takimesh, njė kategori kanė qėnė ato me organizatat
ndėrkombėtare, me drejtues tė organaizatave, apo strukturave ku
Shqipėria bėn pjesė, me tė cilat punon pėr integrimin e saj. Njė
takim i rėndėsishėm ishte ai me Nicholas Burns (Nėn Sekretar
Amerikan i Shtetit) sė bashku me ministrat e jashtėm tė Maqedonisė
dhe Kroacisė pėr Kartėn e Adriatikut. Takim i rėndėsishėm ishte me
Kai Aide.
Po ashtu pata
takime me shumė ministra tė jashtėm, por doja tė veēoja rėndėsinė qė
patėn takimet me Ministrin e Jashtėm grek, me atė italian e
holandez, me Ministrin Britanik pėr Ēėshtjet Evropiane, me Ministren
e Maqedonisė, pra me njė numėr ministrash, qė janė faktorė tė
rėndėsishėm pėr tė ardhmen e afėrt tė Shqipėrisė.
Zėri i Amerikės:
Zoti Mustafaj, ju e keni vlerėsuar punėn e qeverisė sė mėparshme nė
politikėn e jashtme dhe keni theksuar se edhe pėrparėsia juaj do tė
jetė e njejtė, integrimi i Shqipėrisė nė strukturat euro-atlantike.
Kėto ditė aleanca e Natos bėri tė ditur se nuk do tė ketė zgjerim tė
paktėn deri nė vitin 2008. Si e pritėt ju kėtė njoftim, i cili u dha
disa ditė para fillimit nga detyra tė qeverisė tuaj?
Besnik Mustafaj:
Ka dy gjėra qė duhen veēuar nga njėra tjetra. Pėr ne integrimi nė
Nato mbetet njė objektiv strategjik i rėndėsisė sė veēantė. Aspekti
i parė ėshtė reforma qė duhet tė kryejmė ne nė Shqipėri, jo vetėm nė
nivelin e reformimit tė ushtrisė dhe pėrshtatjen e ushtrisė pėr tė
qėnė e denjė si anėtare e Natos, por edhe njė sėrė reformash tė
tjera, mė tė gjera, tė karakterit politik e juridik, sepse integrimi
nė Nato ka njė aspekt politik, ka edhe njė aspekt ushtarak.
Ne do tė
vazhdojmė me tė njejtėn kėmbėngulje, me tė njejtin seriozitet, siē
edhe kemi deklaruar, punėn pėr kryerjen e gjithė reformave. Aspekti
i dytė ėshtė kalendari qė ka vetė Natoja. E rėndėsishme pėr ne ėshtė
qė tė mos bėhemi pengesė, qė tė mos bėhet qeveria pengesė pėr
integrimin e Shqipėrisė nė Nato. Ne, natyrisht me miqtė amerikanė,
me miqtė e tjerė, vende tė tjera anėtare tė Natos, do tė jemi nė
kontakte tė vazhdueshme pėr tė parė tė gjitha mundėsitė e
pėrshpejtimit tė kėtij ritmi.
Zėri i Amerikės:
Zoti Mustafaj, shumė vetė kanė thėnė se Shqipėria ka njė problem
imazhi nė botė. Ju e keni pranur kėtė konstatim. Cilat janė shkaqet
e kėtij imazhi dhe a mendoni se ėshtė njė problem i kapėrcyeshėm?
Ēfarė pėrparėsie do tė ketė kjo ēėshtje nė punėn tuaj si Ministėr i
Jashtėm?
Besnik Mustafaj:
Ka njė problem imazhi, njė problem mjaft serioz, por nė konceptin
tim, pėrmirėsimi i kėtij imazhi nuk ėshtė ēėshtje retorike. Gabimi
qė unė mendoj se ėshtė bėrė nė tė kaluarėn ndaj kėtij problemi,
ėshtė se ai shihej kryesisht si njė problem retorike, apo
paraqitjeje. Problemi i imazhit tė Shqipėrisė buron nga problemet qė
ka patur nė Shqipėri.
Shqipėria
ėshtė e damkosur si njė vend korrupsioni, si njė vend i krimit tė
organizuar, si njė vend ku shteti ligjor nuk funksionon sa duhet, si
njė vend ku zgjedhjet e lira kanė qėnė nė limitet e cungimit tė tyre
thelbėsor. Pra pėrmirėsimi i kėtij imazhi, nė konceptin tim,
pėrfundon tek lufta kundėr kėtyre fenomeneve negative nė Shqipėri.
Nė momentin
qė realiteti shqiptar do tė jetė ndryshte, atėhere diplomacia
shqiptare dhe strukturat e tjera politiko-diplomatike dhe kulturore
qė ka Shqipėria, qeveritare dhe jo qeveritare, do tė kenė ētė
paraqesin jashtė. Unė jam i bindur se imazhi i Shqipėrisė
pėrmirėsohet pėrmes ndryshimit tė realitetit. Kėtu dhe vetėm kėtu,
duhet tė jetė e pėrqėndruar puna e qeverisė shqiptare dhe e
diplomacisė, qė duhet tė jetė nė shėrbim tė kėsaj pune, qė do tė
kryhet nė Shqipėri. Unė nuk mendoj se duhen fajėsuar tė tjerėt pėrse
Shqipėria ka imazh tė keq. Tė tjerė mund ta kenė zmadhuar pėr arėsye
tė mosnjohjes sa duhet, apo pėr arėsye tė tjera, por faktet kanė
qėnė tė tilla, qė nuk kanė lejuar shumė ngjyrosje tė kėtij imazhi.
Zėri i Amerikės:
Zoti Mustafaj, nė Nju Jork kėto ditė ju jeni takuar edhe me
Ministrin e Jashtėm tė Serbisė dhe Malit tė Zi, Vuk Drashkoviē. Pas
takimit, sipas komenteve tė shtypit serb, zoti Drashkoviē ka
shprehur pakėnaqėsi me qėndrimin tuaj, qė Beogradi dhe Tirana tė
qėndrojnė jashtė bisedimeve pėr statusin e Kosovės. Sa tė thella
janė mosmarrėveshjet midis Tiranės dhe Brogradit?
Besnik Mustafaj:
Nuk ka marrėveshje, sepse pėr fatin e Kosovės nuk vendos as Tirana
dhe as Beogradi. Pėr kėtė tė jemi tė qartė. Unė pata njė bisedė,
mendoj tė dobishme me zotin Drashkoviē. Ishte njė bisedė e gjatė,
por e dobishme, qė u pėrqėndrua nė njė shkėmbim pikėpamjesh nė
pėrgjithėsi. Nė radhė tė parė unė insistova qė tė flisnim pėr tė
ardhmen e marrėdhėnieve midis dy vendeve tona.
Ėshtė bėrė
njė punė e rėndėsishme. Janė bėrė hapa tė rėndėsishėm nė
normalizimin e marrėdhėnieve midis dy vendeve dhe unė i shpreha
zotimin e plotė tė qeverisė shqiptare, qė kjo bazė e krijuar tė
pasurohet nė mėnyrė tė ndjeshme dhe me shpejtėsi. Janė njė numėr
marrėveshjesh qė presim tė negociohen dhe tė nėnshkruhen midis dy
vendeve. Ne jemi plotėsisht tė vendosur ti nėnshkruajmė kėto
marrėveshje nė interes tė tė dyja palėve. Marrėveshje tė karakterit
politik, ekonomik e kulturor dhe mė gjerė.
U fol pėr
Kosovėn. Unė i bėra analizėn time zotit Drashkoviē, duke thėnė se nė
qoftė se ēėshtja e Kosovės bėhet njė problem i brendshėm pėr
Shqipėrinė, ose pėr Serbinė, atėhere do tė jetė shumė mė e vėshtirė
zgjidhja e tij, pasi opinioni publik ka peshėn e tij mbi vendimet e
politikanėve. Unė i bėra thirrje atij pėr realizėm nė veprimet
diplomatike dhe nė pėrgjithėsi nė politikėn e jashtme. Dhe realizmi
tė ēon tek fakti se faktorėt kryesorė nė Kosovė janė institucionet e
Kosovės, UNMIK-u, Grupi i Kontaktit dhe institucionet e tjera
ndėrkombėtare. Midis tyre duhet tė zgjidhet ēėshtja e statusit.
|