|
-
Prishtinė,
22 shtator 2005 /TN /QIK - Pėrfundoi
vizitėn dyditėshe nė Kosovė delegacioni i ambasadorėve tė 21
vendeve anėtare tė BE-sė, pasi janė takuar me Kryetarin e
Kuvendit Nexhat Dacin, me udhėheqės tė opozitės, Hashim Thaēin,
Veton Surroi dhe me pėrfaqėsuesit serbė vendorė Oliver Ivanoviq
dhe Rangjell Nojkiq.
Pėrfaqėsuesit politikė shqiptarė u kanė thėnė ambasadorėve tė
vendeve tė BE-sė se Kosova ėshtė e gatshme tė marrė detyrimet
ndėrkombėtare si shtet i pavarur, kurse pėrfaqėsuesit e serbėve
kanė thėnė se presin njė pako detyrimesh ndėrkombėtare pėr
instituconet e Kosovės.
Duke shfaqur bindjen se raporti i ambasadorit Kai Aide do tė
jetė pozitiv, Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci tha se
ambasadorėve tė BE-sė ua kishte bėrė tė qarta disa qėndrime tė
institucioneve rrethe aspektit politik tė Kosovės, qė sipas tij
janė unike nė kėtė qėndrim.
"Kosova nuk e negocion pavarėsinė e saj me askend, sepse mandat
pėr tjetėrsend nuk kanė institucionet e Kosovės, por rruga e
kompletimit tė kėsaj pavarėsie duhet tė bisedohet me bashkėsinė
ndėrkombėtare edhe me Serbinė si vend fqinj", ka thėnė Daci. Ai
tha se tė drejtat njerėzore dhe tė drejtat pronėsore,
reperacionet e luftės dhe tė gjitha ēėshtjet e tjera mund tė
negociohen.
-
- Ai
nėnvizoi se nuk do tė pranohet nė asnjė mėnyrė propozimi pėr
decentralizim asimetrik nė Kosovė, qė do tė thotė kontakti i
drejtėpėrdrejt i serbėve tė Kosovės me Beogradin. Ai kishte
kėrkuar nga diplomatėt e BE-sė qė Serbia tė mos e pengojė ashtu
siē nuk do ta pengojė Kosova Serbinė pėr integrime nė strukturat
evroatlantike.
Kryeparlamentari Daci ka kėrkuar nga diplomatėt BE-sė qė tė mos
e paraqesin Kosovėn si palė tė dobėt pėr gjoja mosunitet tė
brendshėm, nė veēanti nė mesin e shqiptarėve. Ai tha se pėr
ēėshtjet strategjike shqiptarėt gjithmonė kanė unitet tė plotė.
Daci tha se institucionet e Kosovės janė tė gatshme qė tė
sigurojnė lirinė e lėvizjes pėr pakicat, por kjo nuk ėshtė
ēėshtje qė ka tė bėjė vetėm me pakicat.
"Nuk mund tė kėrkohet liri e qarkullimit vetėm pėr minoritetet,
kur dihet se nė 23 pėr qind tė territorit, apo nė njė tė tretėn
e Kosovės, shqiptarėt nuk kanė qasje dhe lėvizja e popullatės
ėshtė problem qė duhet tė avancohet nė gjithė Kosovėn", ka thėnė
z. Daci.
|
|