|
-

-
-
Nju
Jork, 22 shtator 2005 /TN /QIK -
Ministri i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė ka kėrkuar qė Kosovės
t'i jepet pavarėsia e kushtėzuar nga Serbia dhe Mali i Zi.
-
-
Statusi pėrfundimtar i Kosovės duhet tė bazohet nė vullnetin e
lirė tė popullit tė Kosovės, tė shprehur nėpėrmjet metodave
demokratike, tha Mustafaj,njofton Rojter.
-
Shefi i diplomacisė shqiptare mbrėmė tha nė Asamblenė e
Pėrgjithshme tė OKB-sė se pavarėsia e kushtėzuar pėr Kosovėn do
t'i mundėsonte bashkėsisė ndėrkombėtare qė pėr njė periudhė tė
caktuar kohore tė vėzhgojė zhvillimin e plotė tė institucioneve
tė Kosovės dhe shoqėrisė sė saj si garancė pėr serbėt dhe
pakicat e tjera.
Duke shfrytėzuar tė drejtėn pėr replikė pėrfaqėsuesi i Serbisė
tha se ishte i befasuar qė Shqipėria ka ndryshuar politikėn e
saj dhe angazhohet pėr pavarėsinė e Kosovės.
-
-
Sipas tij, Kosova ėshtė pjesė e Serbisė dhe se bsiedimet pėr tė
ardhmen e saj duhet tė zhvillohen ndėrmjet Beogradit, Prishtinės
dhe bashkėsisė ndėrkombėtare.
Ndihmėsministri Miomir Udoviēki tha se deklarata e Mustafajt nuk
i kontribuon bashkėpunimit aq tė nevojshėm ndėrmjet Beogradit
dhe Tiranės, por as stabilitetit nė rajon.
-
Besnik Mustafaj: Pėr fatin e Kosovės nuk vendos as
Tirana dhe as Beogradi
-
-
Uashington, 22 shtator 2005 /TN/ QIK - "Pėr fatin e Kosovės
nuk vendos as Tirana dhe as Beogradi. Pėr kėtė tė jemi tė qartė",
ritheksoi edhe njė herė ministri i Jashtėm shqiptar Besnik
Mustafaj, duke u pėrgjegjur ndaj njė reagimi tė ministrit
serbo-malazez Vuk Drashkoviq rreth deklaratave tė zyrtarėve tė
Shqipėrisė pėr Kosovėn.
Duke sqaruar thelbin e takimit qė kishte pasur me Drashkoviqin
nė Nju Jork, Besnik Mustafaj tha se i kishte bėrė analizėn
Drashkoviqit, duke i thėnė se "nė qoftė se ēėshtja e Kosovės
bėhet njė problem i brendshėm pėr Shqipėrinė, ose pėr Serbinė,
atėhere do tė jetė shumė mė e vėshtirė zgjidhja e tij".
- Po
ashtu Mustafaj i kishte bėrė thirrje Drashkoviqit "pėr realizėm
nė veprimet diplomatike dhe nė pėrgjithėsi nė politikėn e
jashtme".
"Faktorėt kryesorė nė Kosovė janė institucionet e Kosovės, UNMIK
u, Grupi i Kontaktit dhe institucionet e tjera ndėrkombėtare.
Midis tyre duhet tė zgjidhet ēėshtja e statusit", u shpreh shefi
i diplomacisė shqiptare pėr "Zėrin e Amerikės".
Tė pėrkujtojmė se ministri serbo-malazez Drashkoviq kishte thėnė
se deklaratat e zyrtarėve tė Shqipėrisė se Kosova duhet tė
fitojė pavarėsinė dhe se nga bisedimet pėr statusin e ardhshėm
tė Kosovės tė pėrjashtohet Beogradi, nuk i kontribuojnė
marrėdhėnieve tė mira ndėrmjet dy vendeve. Drashkoviq citohet tė
ketė:
"I kam pėrkujtuar Mustafajit pėr faktin se Kosova ėshtė krahinė
nė kuadėr tė Serbisė e Malit tė Zi (SMZ) dhe se statusi i
ardhshėm i Kosovės nėnkupton evropjanizimin e saj, mbrojtjen e
plotė tė minoritetit serb e tė minoriteteve tė tjera dhe
respektimin e kufijve aktualė tė SMZ me Shqipėrinė dhe
Maqedoninė".
|
|