|
-
22 shtator 2005 /TN
-
-
Gjergj Sinani
-
-
Liria e shtypit
ėshtė njė nga fitoret mė tė mėdha tė demokracisė. Ėshtė shtypi
ai qė e mban nėn presion politikėn pėr tė mos u shkaktuar dėme
qytetarėve, tė paktėn kėshtu ėshtė ose duhet tė jetė teorikisht.
-
-
Liria e shtypit
ėshtė ajo forcė qė i vė pėrballė opinionit publik idetė e
politikanėve pėr tia nėnshtruar gjykimit tė tyre. Me kėtė
shpjegohet dėshira e politikanėve pėr tu shfaqur sa mė shumė
para medias. Kuptohet, qė tė kapet mashtrimi, sharlatanizmi dhe
mediokriteti kėrkohet njė publik i ndriēuar ose njė publik qė tė
mendojė nė mėnyrė karteziane, domethėnė qė tia nėnshtrojė
provės sė arsyes, ose edhe tė dyshimit, idetė dhe diskutimet
politike.
-
-
Liria e shtypit nuk
mund tė konceptohet nėse nuk e vendosim nė njė kuadėr mė tė
gjerė tė kuptimit tė problemit tė demokracisė, tė cilin, pėr fat
tė mirė, e gjejmė tė analizuar nė veprėn e Tokėvilit Demokracia
nė Amerikė.
-
-
-
Cili ėshtė problemi
i demokracisė?
-
-
Karakteristikat
kryesore tė njė demokracie, nė kėndvėshtrimin e Tokėvilit,
bazuar nė pėrvojėn e revolucionit amerikan janė: materializmi,
mediokriteti, individualizmi dhe izolimi, qė lindin ose e marrin
forcėn nga barazia e kushteve. Njė regjim, nė tė cilin kėto
pasoja nuk zbuten, nė njė mėnyrė ose njė tjetėr, njė regjim nė
tė cilin nuk inkurajohen aftėsitė mė tė larta, nė tė cilin
shoqėria do tė ndalej dhe virtytet publike tė shkonin drejt
shuarjes, njė regjim i tillė mund ta vinte nė dyshim mundėsinė
qė i ka dhėnė vetė providenca qė e krijoi.
-
-
Paradoksi thelbėsor
i demokracisė, siē e kupton Tokėvili, ėshtė se barazia e
kushteve ėshtė e pajtueshme si me lirinė, por edhe me tiraninė.
Njė lloj barazie mund tė bashkekzistojė me njė pabarazi shumė tė
madhe. Nė qoftė se demokracia do tė mbetej vetėm nė mjetet e
veta, nė fakt ajo do tė prirej nė vendosjen e njė tiranie, e
cila mund tė ishte tirania e njėshit mbi tė gjithė ose ajo e njė
numri mė tė madh ndaj njė numri mė tė vogėl ose, madje, ajo e tė
gjithėve mbi tė gjithė. Por si shpjegohet ky paradoks?
-
-
Le tė ndalemi mė
gjatė nė idenė e Tokėvilit mbi kėtė paradoks. Pasioni sundues i
moshave tė demokracisė ėshtė dashuria pėr barazinė. Vetė ky
pasion mishėrohet pėrmes kushtit shoqėror mė tė pėrhapur qė
ėshtė burimi themelor i tė gjitha pasioneve, ideve dhe sjelljeve
tė shoqėrisė. Por, dashuria e njeriut demokratik pėr barazinė
pushton edhe njė ndjenjw tjetėr, atė tė lirisė.
-
-
Liria kėrkon
pėrpjekje dhe vigjilencė. Ajo mund tė arrihet me vėshtirėsi, si
dhe mund tė humbasė me lehtėsi. Ekseset e saj janė tė dukshme
pėr tė gjithė, ndėrkohė qė pėrfitimet e saj mund tė mos shihen.
Avantazhet dhe kėnaqėsitė e barazisė, nga njwra anė, mund tė
pėrjetohen lehtė dhe nuk kėrkojnė ndonjė pėrpjekje tė madhe. Ato
janė tė kapshme nga tė gjithė, madje edhe pėr ata qė kanė aftėsi
mediokre dhe "pėr t'i shijuar nuk duhet gjė tjetėr veēse tė
jetosh"
-
.
-
Por, nė qoftė se kjo
ėshtė e vėrtetė pėr kėnaqėsitė e barazisė, kėto mangėsi mund tė
qėndrojnė tė fshehura te tė gjithė, ndoshta bėjnė pėrjashtim ata
qė nuk mbisundohen nga kėto vese. Pra, barazia e kushteve i lė
fushė tė lirė njė pasioni qė nuk shuhet. Ēdo qeverisje e
ardhshme do tė duhet t'i njohė kėto rrėnjė nė kėtė lėvizje tė
fuqishme. Pasioni i njerėzve tė bashkėsive demokratike pėr
barazinė ėshtė "i zjarrtė, i pashuar, i pėrjetshėm, i padukshėm;
ata duan barazinė nė liri dhe, nė qoftė se ata nuk e fitojnė,
ata e duan akoma edhe nė skllavėri".
-
-
Dashuria pėr
barazinė mund tė shprehet nė dy format e mėposhtme: ose njė
"pasion kurajoz dhe legal pėr barazinė", qė kėrkon t'i ngrejė tė
gjithė njerėzit nė nivelin e tė mėdhenjve ose njė "shije e
shpwlarė pėr barazinė", qė pėrpiqet t'i reduktojė tė gjithė nė
sunduesin mė tė vogėl tė pėrbashkėt. Kuptohet se nė qoftė se do
tė mbizotėrojė pasioni i parė pėr barazinė, forcat kundėrshtuese
ndaj demokracisė do tė zvogėloheshin nė mėnyrė tė dukshme.
-
-
Por forcat qė
punojnė nė kushtet e barazisė lėnė pak shpresė qė tė triumfojė
pasioni burrėror pėr barazinė. Njerėzit shtyhen qė tė kėrkojnė
tė mira qė nuk mund t'i zotėrojnė. Barazia bėn qė tė lindė te tė
gjithė shpresa pėr t'i fituar kėto tė mira, por konkurrenca
ėshtė e tillė qė ēdo njeri ka pak shanse qė tė arrijė qė t'i
realizojė ambicjet e veta. Pėr mė tepėr, rruga pėr plotėsimin e
kėtyre dėshirave nuk ėshtė njė rrugė e barabartė. Fitorja do tė
shkojė tek ata qė kanė aftėsi mė tė mėdha.
-
-
Tė gjithė nuk mund
tė ngrihen nė nivelin e mė tė mėdhenjve, sepse dallimet e
aftėsive vijnė nga Zoti, ose nga natyra. Kėshtu, demokracia
zgjon njė ndėrgjegje pėr njė tė drejtė tė barabartė tė tė
gjithėve ndaj avantazheve tė kėsaj bote, por ajo i pengon qė t'i
arrijnė ato. Ky frustracion nxit zilinė dhe shkatėrron
respektin. Kėshtu, shpirti i njeriut ėshtė gjithmonė i tendosur
nė kėtė luftė ku ai dėshiron pa shpresė. Njeriu nuk mund ta
durojė, pėr njė kohė tė gjatė, njė kusht tė tillė. Ai kėrkon njė
zgjidhje, qė tė kėnaqė dėshirėn e tij tė madhe duke u ēliruar
nga ankthi qė e shoqėron.
-
-
Kėshtu, barazia e
nxit njeriun qė ta braktisė lirinė pėr tė mbrojtur barazinė nė
vetvete. Pėr Tokėvilin, kjo braktisje e lirisė nga njeriu mund
tė shpjerė nė daljen e njė despoti, siē e kishin njohur epokat e
kaluara, por ishte shumė e mundshme qė ky despot tė vishte njė
formė tėrėsisht tė re. Duke mos u vėnė rėndėsi termave, ai
kėrkon mė shumė qė tė pėrshkruajė se sa t'i japė njė emėr tė ri
kėtij despotizmi.
-
-
Nė njė shoqėri, ku
tė gjithė janė tė barabartė, tė pavarur dhe tė pafuqishėm, vetėm
njė aktor, shteti, ėshtė i prirur qė ta pranojė dhe ta mbikėqyrė
kėtė braktisje tė lirisė. Tokėvili, me shumė tė drejtė, tėrheq
vėmendjen ndaj centralizimit nė rritje tė qeverive.
-
-
Centralizim qė ende
nuk po ēlirohemi. Njerėzit e demokracisė rrezikojnė qė ta
braktisin lirinė e tyre ndaj kėtyre fuqive autoritare nė favor
tė njė despotizmi "tė butė", tė njė despotizmi qė "ndjek
sigurinė e tyre, parashikon dhe siguron nevojat e tyre, lehtėson
kėnaqėsitė e tyre, drejton ēėshtjet themelore tė tyre, drejton
industrinė e tyre, rregullon ndėrrimet e tyre"
-
-
dhe, pėrfundimisht u
heq atyre edhe "shqetėsimin pėr tė menduar dhe mundimin pėr tė
jetuar" . Tokėvili parshikonte qė njė qeveri e tillė ishte e
papajtueshme me sovranitetin popullor, ose tė paktėn, me format
e sovranitetit popullor. Populli, nė tėrėsinė e tij, fare mirė
do tė mund tė ngushėllohej duke ditur se ka zgjedhur zotėrinjtė
e vet.
-
-
Demokracia mund tė
lindė njė formė tė re despotizmi, njė shoqėri qė tiranizon
vetveten. Formulimi i problemit tė demokracisė nuk do tė ishte i
plotė nė qoftė se nuk do tė ndaleshim nė pėrshkrimin qė i bėn
Tokėvili tiranisė sė mazhorancės, tė numrit tė madh ndaj njė
numri tė vogėl. Tokėvili ėshtė i ndėrgjegjshėm pėr presionet e
grupeve qė i bashkojnė interesa tė veēanta, ose tė faktit qė
pėrbėrja e mazhorancės ndryshon shpesh nė demokraci.
-
-
Por, ndryshime tė
tilla ndodhin nė kuadrin e njė marrėveshje tė formuar mbi bazėn
e disa parimeve, tė cilat nuk ndryshojnė, nė kėtė kuptim mund tė
flitet pėr mazhoranca permanente nė njė demokraci. Pėr mė tepėr,
homogjeniteti, nė dukje, i shoqėrive demokratike nuk lejon qė tė
shihen burimet e heterogjenitetit; inteligjenca dhe pasuria.
Aftėsitė intelektuale nuk janė tė barabarta dhe Tokėvili na jep
pohimin e rėndėsishėm se shumica e njerėzimit nuk e ka aftėsinė
pėr tė arritur nė bindje racionale.
-
-
Pėrveē ēėshtjes sė
aftėsisė, kėrkesat e njohjes janė tė tilla qė njerėzit, nė
kushtet e shoqėrisė demokratike, do tė kenė mė pak kohė, durim
ose interes pėr njė njohje racionale. Pėr aq sa populli do tė
mbetet popull, domethėnė njė numėr i madh, ai do tė jetė i
detyruar tė nxjerrė bukėn e gojės dhe, pėr pasojė, do t'i
mungojė koha e lirė e domosdoshme pėr kulturėn e njohjes.
-
-
Tokėvili do tė
theksonte se superioriteti intelektual i njė numri tė vogėl
njerėzish, nė demokraci zėvendėsohet nga superioriteti qė del
nga sasia: "Mbretėria morale e maxhorancės mbėshtetet pjesėrisht
nė kėtė ide qė ka mė shumė dritė dhe menēuri nė shumė njerėz tė
bashkuar se nė njė, nė numrin e legjislatorėve sesa nė zgjedhje.
Kjo ėshtė teoria e barazisė e zbatuar ndaj inteligjencave" .
-
-
Autoriteti i
maxhorancės ėshtė i tillė saqė edhe minoranca arrin ta pranojė
kėtė sulm kundėr inteligjencės. Kjo, - vė nė dukje Tokėvili, -
ėshtė shenjė e njė fenomeni tė ri nė historinė e njerėzimit.
-
-
Tė kesh, pėr njė
ēėshtje tė rėndėsishme, njė opinion tė kundėrt me maxhorancėn,
nuk ėshtė vetėm diēka e pakujdesshme ose e kotė, por edhe
dehumanizuese.
-
-
Maxhoranca, -
shkruan ai, - zotėron njė perandori aq absolute dhe aq tė
parezistueshme saqė, nė njė farė mėnyre, duhet hequr dorė nga tė
drejtat e qytetarit dhe, si tė thuash, nga cilėsia e tij si
njeri, kur do tė shmangesh nga rruga qė ka caktuar maxhoranca".
-
-
Tirania e
maxhorancės mbi shpirtrat e atyre, qė janė intelektualisht mė
lart, absolutizon prirjen e demokracisė drejt mediokritetit.
Tirania e maxhorancės ndaj tė pasurve, ndaj njė numri tė vogėl
pronarėsh, ėshtė mė pak e dukshme. Mesa duket, Tokėvili do t'i
shmanget kritikėve tė demokracisė, qė shikonin nė qeverisjen nga
numri i madh rrezikun e shkatėrrimit tė tė drejtave tė
pronėsisė.
-
-
Nė parathėnie, ai me
kujdes nėnvizon se nė vendin demokratik mė tė avancuar tė botės
tė drejtat e pronėsisė gėzojnė garancinė mė tė madhe se nė ēdo
vend tjetėr. Megjithatė, ai nuk ėshtė aq naiv sa tė besojė se
konflikti i pėrjetshėm ndėrmjet tė pasurve dhe tė varfėrve
zgjidhet nga revolucioni demokratik, jo tė gjithė janė nė tė
njejtin nivel pasurie dhe ēdo nivelim i institucionalizuar nuk e
ka zvogėluar zilinė e tė varfėrve ndaj atyre qė jetojnė nė
kushte mė tė mira.
-
-
Atėhere, cila ėshtė
siguria e tė drejtave tė pronėsisė? Sipas Tokėvilit, kjo ndarje
ėshtė njė tipar i pėrhershėm i tė gjitha shoqėrive qė ekzistojnė
pavarėsisht nga realizimi progresiv i barazisė sė kushteve.
Ėshtė njė rregull fiks, qė i nėnshtrohen tė gjitha komunitetet.
Nga njėra anė, ndarja e individėve, qė formojnė tre rendet e
mėdha nė njė shoqėri - tė pasurit, ata qė kanė mjete tė
moderuara dhe tė varfėritė - mund tė ndryshojė nga njė shoqėri
nė tjetrėn. Ai nuk ėshtė dakord me idenė se tė pasurit ose ata
qė janė mesatarisht tė pasur nuk mund tė pėrbėjnė kurrė njė
maxhorancė. "Vota e pėrgjithshme u jep realisht qeverisjen e
shoqėrisė tė varfėrve".
-
-
Pėr mė tepėr, ai
deklaron se ėshtė e pashmangshme qė klasa qeverisėse tė jetė
shtypėse. Tek e fundit, Tokėvili do tu thotė tė varfėrve qė tė
kuptojnė se ėshtė nė kundėrshtim tė interesit tė tyre qė tė
varfėrojnė tė pasurit. Pra, ai nuk shikon asnjė arsye qė
konflikti ndėrmjet tė pasurve dhe tė varfėrve do tė pushojė nė
kushtet e demokracisė ose qė tė parėt nuk do tė kenė vullnetin
ose rastin qė t'i shtypin tė tjerėt. Nė masėn qė maxhoranca
ėshtė e varfėr dhe nė masėn qė janė tė varfėritė sovranė,
atėherė frika e kritikėve tė demokracisė ėshtė e justifikuar.
Por, si t'i shikojmė kėto ide me pjesėt e tjera tė veprės sė
Tokėvilit?
-
-
Nė pjesėn e dytė,
pėr shembull, ai deklaron se nė bashkėsitė demokratike, tė
varfėritė, nė vend qė tė formojnė maxhorancėn e njė kombi, numri
i tyre do tė vijė duke u zvogėluar dhe vendi i tyre do tė zihet
nga klasat e mesme. Kėshtu, klasat e mesme jo vetėm qė do tė
pėrbėjnė maxhorancėn, por ato do tė zotėrojnė pronė dhe kėshtu
do tė bėhen mbrojtėsit kryesorė tė tė drejtave tė pronėsisė.
Atėherė, pėrse tė pasurit duhet tė kenė frikė nga njė maxhorancė,
pasionet dhe interesat e tė cilėve janė tė ngjashme me ato tė
tyret?
-
-
Si e zgjidh
problemin Tokėvili?
****
|
|