|
-
Prishtinė,
21 shtator 2005 /TN /QIK
- Rreth zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, pas Britanisė sė Madhe
edhe Franca nuk e pėrjashton pavarėsinė si njė nga opsionet,
deklaroi shefi i Zyrės franceze nė Prishtinė, Tieri Rejnar.
-
-
Rreth statusit Franca ka qėndrim tė
njėjtė me SHBA tė dhe Britaninė e Madhe, theksoi diplomati
francez pas takimit me kryeparlamentarin Nexhat Daci. (Ditė mė
parė nė Prishtinė edhe ministri britanik pėr Evropė Dagllas
Aleksander u shpreh pro pavarėsisė sė Kosovės si njė nga
opsionet).
-
"Po, ne jemi nė tė njėjtėn linjė. Ky ėshtė njė opsion. Mirėpo,
kjo sė pari do tė varet nga raporti i Aides, pėr tė parė se
ē'ėshtė e mundur... Natyrisht varet edhe nga bisedimet pėr
statusin, se si do tė zhvillohen ato, dhe ēfarė do tė nxjerrė si
pėrfundim bashkėsia ndėrkombėtare", u shpreh Rejnar, duke shtuar
se vendi i tij ka qėndrim tė njėjtė me vendet e tjera tė Grupit
tė Kontaktit:
-
"Ne jemi plotėsisht nė tė njėjtėn linjė me kolegėt e Grupit tė
Kontaktit, dhe nuk ka asnjė dallim ndėrmjet Francės, Shteteve tė
Bashkuara, Britanisė, Gjermanisė, Italisė apo Rusisė".
-
Por Rejnar shtroi nevojėn e unitetit edhe brenda faktorit
kosovar tė bisedimeve.
-
"Unė e theksova domosdoshmėrinė e unitetit brenda ekipit tė
bisedimeve pėr statusin, sepse, statusi nuk ėshtė ēėshtje e
shumicės apo opozitės dhe ju vėrtet duhet tė jeni tė bashkuar
brenda kėtij ekipi", tha Rejnar, duke theksuar domosdoshmėrinė e
pėrfshirjes sė pakicave nė kėtė ekip. Gjithashtu si ēėshtje tė
rėndėsishme ai vuri nė dukje edhe fillimin e decentralizimit.
-
Pasi vlerėsoi nismėn e Presidentit Rugova pėr pėrgatitjen e
bisedimeve, diplomati francez shprehu bindjen se ato do tė
fillojnė gjatė kėtij viti. "Nuk mund tė parashikoj, por duket e
arsyeshme tė mendohet kėshtu. Kjo ėshtė e qartė", tha Rejnar.
-
Kryeparlamentari Daci nuk u prononcua para mediave, por nga zyra
e tij pėr kėtė takim ėshtė publikuar njė komunikatė nė tė cilėn
thuhet se Daci e Rejnar "kanė biseduar pėr zhvillimet nė Kosovė
dhe pėr pėrgatitjen institucioneve tė vendit pėr procesin e
pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės".
-
"Z.Rejnar ėshtė shprehur se Franca, si anėtare e grupit tė
Kontaktit, ėshtė e interesuar pėr unifikimin e lidershipit tė
Kosovės rreth bisedimeve pėr statusin. Ai ndėrkaq ėshtė
interesuar pėr procedurėn e miratimit nga Kuvendi tė grupit
negociator tė emėruar nga presidenti Rugova", thuhet nė
komunikatė.
-
Ndėrkaq Daci ka thėnė se se kur bėhet fjalė pėr "ēėshtje
madhore, siē ėshtė statusi i vendit, institucionet, por edhe
qytetarėt e Kosovės janė shumė unikė".
-
"Me Beogradin do tė bisedohet pėr tė gjitha ēėshtjet nė interes
tė dy vendeve, por jo edhe pėr statusin e Kosovės, i cili ėshtė
i panegociueshėm", citohen fjalėt e Dacit nė kėtė komunikatė.
|
|