|
20
shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (20.09.2005)
Kathie Scarrah
Shtetet e
Bashkuara njoftuan planet pėr tė dėrguar pėrsėri astronautė nė Hėnė
brenda vitit 2020.
Kanė kaluar mė shumė se 30 vjet qė kur
njeriu i fundit shkeli nė sipėrfaqen e Hėnės. Nasa thotė se programi
i propozuar do tė jetė mė i sigurtė se fluturimet me anije pėr
vajtje-ardhje nė hapėsirė dhe do tė bėjė realitet vizionin e
presidentit Bush pėr eksplorimin e hapėsirės:
Tė hėnėn
agjencia amerikane e hapėsirės Nasa paraqiti planet pėr Mjetin
Eksplorues me Ekuipazh, njė anije fluturuese qė pason anijet e Nasės
pėr vajtje-ardhje nė hapėsirė. Anija e re do tė projektohet pėr tė
dėrguar nė Hėnė katėr astronautė, tė mbėshtesė njė ekuipazh me afro
6 anėtarė pėr fluturimet e ardhshme nė Mars dhe tė dėrgojė
astronautė dhe furnizime nė Stacionin Ndėrkombėtar tė Hapėsirės.
Administratori i Nasės Michael Griffin i doli nė mbrojtje programit
pėr udhėtime nė Hėnė me vlerė prej 104 miliard dollarėsh, duke thėnė
se synon tė bėjė realitet vizionin e presidentit pėr eksplorimin e
hapėsirės. "Nėse Shtetet e Bashkuara nuk duan tė heqin dorė nga
misionet me ekuipazhe nė hapėsirė, atėherė duhet tė ndėrtojmė kėtė
mjet fluturimi. Nuk kam dėgjuar njeri tė ngrejė argumentin se do tė
ishte mė mirė pėr Shtetet e Bashkuara tė hiqnin dorė nga hapėsira
ndėrkohė qė vendet e tjera vazhdojnė eksporimet," thotė zoti Griffin.
Kostoja
e programit tė ri tė eksplorimeve nė Hėnė e shtrirė nė njė periudhė
13 vjeēare, pas llogaritjes sė inflacionit, pėrbėn vetėm 55 pėr qind
tė kostos sė programit tė hapėsirės Apollo nė vitet 1970.
Anija e re
do tė pajiset me raketa fuqizuese, serbatorė dhe motorė kryesorė dhe
do tu pėrngjasė misioneve Apollo. "Anija e re i ngjet shumė
misionit Apollo. Ka njė tjetėr lloj mburoje kundėr nxehtėsisė. Ka
njė sistem tjetėr pėr kontakte me Tokėn. Por projekti ėshtė shumė i
ngjashėm me Apollon, veēse ėshtė mė i madh. Ėshtė njėsoj sikur ta
kesh bombarduar Apollon me steroide."
Administratori Griffin thotė se projekti i propozuar do tė jetė 10
herė mė i sigurtė se anijet e mėparshme pėr vajtje ardhje nė
hapėsirė, pasi ėshtė i pajisur me njė raketė shpėtimi qė mund tė
shkėputet menjėherė nga anija kryesore nėse shfaqen probleme, si pėr
shembull nė se shpėrthen zjarri gjatė nisjes. Sipas pėrllogaritjeve
tė Nasės shanset pėr dėshtim tė kėtij misioni janė 1 nė 220.
Nga tė 114
anijet qė u lėshuan nė hapėsirė qė nga viti 1981, dy anije u
shkatėrruan dhe 14 astronautė humbėn jetėn. Nė korrik misionet e
flotės sė anijeve tė hapėsirės u pezulluan pas njė udhėtimi me
sukses tė anijes Discovery, ndėrkohė qė inxhinierėt pėrpiqeshin tė
zgjidhnin problemet e herėpashershme me shkėputjen e materialit
izolues tė anijes gjatė nisjes. 2 vjet kaluan pa dėrgimin e anijeve
nė hapėsirė qė kur shkėputja e materialit izolues tė anijes Kolumbia
nga serbatori i jashtėm shkaktoi aksidentin qė rezultoi nė vdekjen e
ekuipazhit tė saj nė vitin 2003.
Misionet e
anijeve pėr vajtje ardhje nė hapėsirė parashikohet tė pėrfundojnė
brenda vitit 2010. Pritet qė nga viti 2012 tė hidhet nė hapėsirė njė
mjet fluturues pa ekuipazh, por kjo varet nga sigurimi i fondeve pėr
kėtė program. Mjeti i parė fluturues me ekuipazh mund tė niset pėr
nė Hėnė nė vitin 2018, ose mė sė shumti brenda vitit 2020, qė
presidenti e ka caktuar si objektiv pėr kthimin e Amerikės nė Hėnė.
Sapo tė vihet nė lėvizje ky mision, Nasa shpreson tė financojė sė
paku 2 misione nė vit me synimin pėr tė ndėrtuar njė stacion tė
pėrhershėm nė Hėnė.
____________________________________________________________________________________
Mė shumė
lidhur me vizitėn e njeriut tė parė nė Hėnė mė 1969 :
www.stvincent.ac.uk/.../ Apollo/apollo11.html |