|
20 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (20.09.2005)
Zamira Edwards
Megjithėse
kanė kaluar mbi 6 vjet nga lufta nė Kosovė, ajo ende lidhet me
zhvillimet aktuale nė rajonin e Ballkanit.
Shumė njerėz, nga aspekte
tė ndryshme tė jetės, vazhdojnė tė kujtojnė si anėt pozitive ashtu
edhe ato negative tė kėsaj lufte. Njėri prej tyre ėshtė Gjenerali
Daniel Leaf, nėn-komandant i forcave ajrore nė bazėn Peterson nė
Kolorado. Mė 1999, ai ishte komandant i 8 mijė forcave ajrore me
bazėn ajrore tė Avianos nė Itali, nga ku u ndėrmor fushata 78
ditėshe kundėr forcave sėrbe nė Kosovė.
Gjenerali
Daniel Leaf ėshtė sot nėn-komandant i forcave ajrore nė bazėn
Peterson nė Kolorado. Ai ka marė pjesė nė operacione tė ndryshme
luftarake, si nė Irak, nė fillim tė luftės atje. Por para mė shumė
se 6 vjetėsh, ai ishte komandant i 8 mijė forcave ajrore me bazėn
ajrore tė Avianos nė Itali, nga ku u ndėrmor fushata 78 ditėshe
kundėr forcave sėrbe nė Kosovė.
Gjenerali
amerikan me 3 yje thotė se kudo qė ta ēojė kariera e tij nė tė
ardhmen, lufta nė Kosovė do tė mbetet shumė e rėndėsishme pėr tė.
Lufta nė Kosovė ishte kulmi i karierės time me qė kam kryer
fluturime si pilot kariere.
Ajo qė e bėri luftėn e Kosovės me tė
vėrtetė tė veēantė, ishte kur mėsova fatin e familjes sė Muharremit
dhe tė motrės sė tij. Them se isha me fat qė pata mundėsi tė
kontribuoj me diēka pozitive nė jetėn e njerėzve si Muharremi.
Ēfarėdo qė tė bėj nė tė ardhmen, nuk mendoj se do tė bėj ndonjė gjė
mė tė rėndėsishme se sa ajo qė bėra nė Kosovė: ndihmėn qė i dhamė
atij populli nėpėrmjet misionit tonė ushtarak.
Mė 14 prill
tė vitit 1999, vetėm 20 ditė pas fillimit tė sulmeve ajrore, pilotėt
e NATO-s goditėn aksidentalisht popullsinė civile. Nė lajmet e
mbrėmjes, mjetet sėrbe tė informimit njoftuan se forcat e NATO-s
kishin sulmuar njė autokolonė refugjatėsh, duke shkaktuar viktima.
Nė ekranin e televizionit u pa njė djalė me bluzė tė verdhė, qė
qante mes viktimave. Ai ishte Muharrem Alijaj, por nė atė kohė emri
i tij nuk dihej. Fotografia u transmetua edhe nga rrjetet televizive
amerikane.
Gjatė
bombardimit Muharremi humbi motrėn 17 vjeēare. Pasi e pa ngjarjen nė
televizion, koloneli Dave McFarland, u vu nė kėrkim tė
Muharremit Lufta nė Kosovė dhe fotografia e Muharremit ishin
indinjuese prandaj vendosa tė sillja nė Amerikė dy tė rinj nga
Kosova. Isha gjithashtu i vendosur tė gjeja djalin me bluzė tė
verdhė, tė cilin pas shumė pėrpjkejesh e gjeta. Nė vjeshtė tė vitit
2001 shkova pėr herė tė parė nė Kosovė dhe takova Muharremin. Qė
prej atėhere vendosa tė bėjė ēdo gjė pėr ta ndihmuar qė tė ndryshoj
jetėn e tij, thotė koloneli.
Zoti
McFarland e ka ndihmuar Muharremin tė njihet me shumė njerėz nė
Shtetet e Bashkuara. Dhe natyrisht njeri prej tyre ėshtė gjenerali
Leaf, i cili e takoi pėr herė tė parė Muharremin nė gusht tė vitit
2002 nė Pentagon, ku shėrbente nė atė kohė. Ai ishte njė takim shumė
emocional. Pėr gjeneralin takimi ishte shumė i rėndėsishėm, sepse
Muharremi pėrfaqėsonte si tragjedinė, ashtu edhe shpresėn.
Para disa
ditėsh, gjenerali Leaf u takua pėrsėri me Muharremin, kėtė herė nė
Dayton tė shtetit Ohajo. Unė dhe Muharremi kemi njė lidhje
personale tė veēantė nga lufta nė Kosovė. Mendoj se ne tė dy
pėrpiqemi tė nxjerrim mėsime nga lufta pėr tė forcuar paqen.
Muharremi ėshtė njė i ri, qė pėrfaqėson shpresėn pėr rajonin e
Ballkanit. Ardhja ime kėtu ėshtė si njė simbol i pėrforcimit tė
shpresės time pėr paqen nė botė dhe pėr tė treguar respektin qė kam
pėr Muharremin. Ky takim dhe kujtimi i sė kaluarės qė na bashkon ne
tė dyve ėshtė me shumė rėndėsi pėr mua, thotė gjenerali.
Takimi me
gjeneralin Leaf ėshtė po aq i rėndėsishėm edhe pėr Muharremin. "Ky
takim ėshtė i rėndėsishėm pėr mua. Jam takuar 2 herė me Gjeneralin
Leaf." Por ai nuk e ka kaq tė lehtė tė flasė pėr aksidentin e 14
prillit 1999 kur i tregon fotografinė e tij. "Kjo fotografi nuk
harrohet kurrė sepse ėshtė tragjedi, thotė Muharremi.
Gjenerali
Leaf thotė se forcat e armatosura nėn komandėn e tij u angazhuan nė
sulme ajrore dhe nuk e bėnė kėtė thjeshtė si pjesė tė punės, por
sepse e ndjenin se njė tragjedi po ndodhte dhe ishin tė angazhuar
ti jepnin popullit tė Kosovės mundėsinė qė ėndėrrėn e tyre ta bėnin
realitet dhe kjo, thotė gjenerali mund tė realizohet duke hequr dorė
nga urrejtja, e cila ende ekziston.
I pyetur
rreth konfliktit nė Kosovė dhe luftės nė Irak e Afganistan,
gjenerali Leaf thotė se ka ngjashmėri tė situatave, qė janė mė tė
rėnda se sa vetė lufta. Nė Kosovė, kushtet ekzistuese ishin shumė
tė rėnda; spastrimi etnik dhe shtypja e popullatės. Nė Lindjen e
Mesme shikoj tė njėjtėn gjendje. Kushtet me tė cilat ndeshej populli
irakian e ai afgan si dhe terrori i krijuar nga lėvizja Taleban dhe
rrjeti terrorist Al-Kaida kishin krijuar rrethana mė tė rėnda se sa
lufta dhe duheshin ndaluar.
Lufta vetė
krijon rrethana tragjike dhe ne do tė donim tė mos angazhoheshim nė
tė. E vetmja kohė kur ne detyrohemi tė luftojmė ėshtė kur nuk ka
alternativė tjetėr. Vendet e pėrgjegjshme duhet tė pėrmbushin
pėrgjegjėsitė e tyre dhe tė pėrpiqen tė krijojnė njė mjedis mė tė
mirė. Dhe kjo ėshtė pikėrisht ajo qė ne pėrpiqemi tė bėjmė.
Misioni
ushtarak nė Kosovė u pėrmbush, thotė gjenerali, por ashtu siē po
ndodh edhe nė Irak, pėrmbushja e misionit ėshtė vetėm fillimi.
Lufta nė Kosovė tregoi se vendet mund tė bashkohen pėr tė ēliruar
popujt e tjerė, jo thjeshtė pėr tu vetėmbrojtur. Ne i dhamė
popullit tė Kosovės dhe gjithė rajonit tė Ballkanit mundėsinė qė tė
kapėrcejnė grindjet etnike. Tani varet prej tyre qė ta shfrytėzojnė
kėtė mundėsi. Unė vetė jam shumė mirėnjohės qė isha pjesė e
operacionit qė u dha kėtyre popujve mundėsinė pėr tė ndėrtuar njė
jetė mė tė mirė.
Ndėrsa
gjenerali Leaf ėshtė mirėnjohės pėr mundėsinė qė iu dha nė detyrė,
Muharremi nuk ka fjalė tė tjera pėr gjeneralin veēse ta falenderojė
atė. Nė takimin e tyre tė parė para 3 vjetėsh, Muharremi mėsoi tė
thoshte nė anglisht, "Falemnderit Pilotėve Amerikanė". Tani nė njė
libėr qė iu dhurua gjeneralit Leaf, nė kapitullin nga lufta nė
Kosovė, ku ėshtė fotografia e Muharremit, si shkruan "Falemnderit
pėr Lirinė qė na Sollėt".
|