|
20 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (20.09.2005)
Armand Mero
Nė Shqipėri autoritetet kanė urdhėruar qė prej dhjetorit tė vitit
2004 bllokimin e disa pasurive tė Abdyl Latif Saleh, jordanezit me
nėnshtesi shqiptare, pėr tė cilin dje departamenti amerikan i
thesarit urdhėroi sekuestrimin e pasurive tė tij duke e konsideruar
si njė person tė lidhur me terrorrizmin dhe organizatėn Al qaeda.
Socialistėt
vendosėn sot menjėherė qė tė kėrkojnė ngritjen e njė komisioni
hetimor pėr tė gjitha nėnshtetėsitė e lėshuara nga viti 1992 deri nė
vitin 1997.
Emri i Abdyl
Latif Saleh nė Shqipėri nuk ėshtė i panjohur, e po ashtu dhe
aktiviteti qė ai ka patur. Nė nėntor tė vitit 1999 ai u dėbua nga
Shqipėria si person i padėshiruar pikėrisht pas informacioneve qė
shėrbimet sekrete shqiptare falė bashkjėpunimit me ato amerikane
kishin marrė pėr lidhjet e tij tė mundshme me organizatat
terroriste.
Emri i tij
ishte i lidhur ngushtė me njė tjetėr person Yassin Kadi, edhe ky i
pėrfshirė nė listat e personave tė akuzuar pėr terrorrizėm. Abdyl
Latif, pėrvecse drejtues i disa organizatave bamirėse ishte dhe
drejtues dhe aksioner nė disa ndėrmmrje me aktivitet ekonomik nė
Shqipėri.
Nė deklaratėn
e departamentit amerikan tė thesarit pėrmendet kompania e ndėrtimit
karavan, e cila kishte aksione nė dy godinat shumėkatėshe tė
ndėrtuara nė qendėr tė Tiranės, tė cilat njihen me emrin Kullat
Binjake. Po ashtu sipas deparatmanetit tė thesarit Abdyl Latif dhe
Yassin Kadi kishin dhe aktivitet nė fushėn farmaceutike. Qė prej
dhjetorit tė vitit 2004 pronat e tė dyve janė bllokuar dhe nė listėn
e gjatė tė shoqėrive qė ata dispononin, llogaritė e tė cilave u vunė
nė konfiskim figuron kompania Karavan dhe njė shoqėri tjetėr
Medicare. Po ashtu tė dy figurojnė tė kenė emrin dhe nė njė llogari
bankara nė njė prej bankave qė veprojnė nė Shqipėri.
Abdyl
Latif-it i janė bllokuar nė dy ndėrtesat nė qendėr tė Tiranės katėr
apartamente me sipėrfaqe 377 metra katror, dhe dy sipėrfaqe tė tjera
nė katin nėntokė dhe nė katin pėrdhes tė ndėrtesave. Sipas
departamentit tė thesarit Abdyl Latif ngriti nė Shqipėri njė celule
tė xhihadit egjiptian dhe nė rekrutimin e personave shėrbeu si
mbulesė shoqata bamirėse Al haramain, e pėrfshirė nė listėn e zezė
tė Kombeve tė Bashkuara pėr organizatat financuese tė terrorizmit.
Nė muajin
mars tė kėtij viti ministria e Financave, urdhėroi bllokimin e
pasurive dhe llogarive bankare edhe tė kėsaj shoqate sė bashku me
tre shoqata tė tjera islamike. Vendimi i djeshėm i departamentit
amerikan tė thesarit dhe fakti qė Abdyl Latif kishte nėnshtetėsi
shqiptare nxiti sot socialistėt nė opozitė qė tė kėrkojnė ngritjen e
njė komisioni hetimor parlamentar pėr tė gjitha nėnshtetėsitė e
lėshuara nga viti 1992 deri nė vitin 1997, nga ish presidenti i asaj
kohe Sali Berisha.
Sipas
deklarateve tė disa viteve mė parė tė ambsadaorit tė shteteve tė
Bashkuara nė Shqipėri, tė paktėn 5 persona tė akuzuar pėr lidhje me
organizatat terroriste kishin pėrfitur nėnshtetėsinė shqiptare.
Opozita i ka kėrkuar presidentit Alfred Moisiu qė tė nisė proceduart
pėr hejqen e nėnshtetėsisė shqiptare tė gjithė kėtyre personave. Por
kėrkesa e sotme e socialistėve duket qartė se i shėrben lojės
politike nė vend. Abdyl Latif dhe aktiviteti i tij nė Shqipėri si
dhe fakti i mbajtjes sė nėnshtetėsisė shqiptare nuk janė fakte qė u
zbuluan tani. Gjatė 8 viteve tė tyre nė pushtet, socialistėt kishin
tė gjitha mundėsitė pėr ta bėrė dhe mė parė kėtė hetim.
|