|
19 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (18.09.2005)
Ardita Simicia,
Nju Jork
Delegacioni
shqiptar i ka vazhduar takimet nė New York me veprimtarė tė
komunitetit shqiptaro-amerikan. Si Presidenti Moisiu, ashtu edhe
Kryeministri Berisha, nė kėto takime, theksuan rėndėsinė qė ka ky
komunitet veēanėrisht nė kėtė periudhė, kur Shqipėria kėrkon tė
intensifikojė pėrpjekjet pėr integrim nė strukturat evro-atlantike.
Tė shtunėn
Presidenti Moisiu ishte i ftuar nė njė takim me komunitetin. Takimi
ishte organizuar nga Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-amerikan. Zoti
Moisiu shprehu mirėnjohjen pėr miqesinė dhe pėrkrahjen qė Shtetet e
Bashkuara dhe populli amerikan u kanė dhėnė Shqipėrisė dhe
shqiptarėve.
Presidenti
Moisiu tha se Shtetet e Bashkuara i kanė qendruar pranė Shqipėrisė
nė momentet e saj mė kritike dhe se Shqiperia qendron sot pėrkrah
Shteteve tė Bashkuara nė luftėn kundėr terrorizmit. Ai theksoi se
Shqiperia ka shėnuar njė arritje tė madhe nė pėrparimin e saj drejt
demokracisė me zgjedhjet e fundit, por shtoi se zgjedhjet megjithėse
demokratike nuk ishin tė drejta, pasi vetė sistemi zgjedhor krijonte
hapėsirė pėr shfrytėzimin e ligjit pėr arsye politike. Ai theksoi se
pozita e tij si kryetar shteti e detyronte tė mbante njė qendrim tė
tėrhequr.
Presidenti
Moisiu shtoi se zgjedhjet sjellin njė ndryshim tė pushtetit, por jo
tė shtetit dhe se shteti duhet tė vazhdojė tė funksionojė. Opozita,
tha zoti Moisiu, ėshtė pjesė e mekanizmave tė shtetit dhe duhet tė
gjejė hapėsirė nė jeten politike pėr tė shprehur opinionin e saj dhe
pėr tė balancuar pushtetin.
Kryeministri
Berisha, nga ana e tij, vuri nė dukje se kreret e shteteve dhe te
organizmave nderkombetare me tė cilėt ėshtė takuar, kanė
pėrshėndetur kthimin e rotacionit nė politiken shqiptare, siē e
cilėsoi kryeministri fitoren e demokrateve nė zgjedhje, por shtoi se
ky ėshtė vetėm stacioni i parė i njė pune tė gjatė dhe tė
ndėrlikuar, ku ai veēoi si pėrparėsi kryesore luftėn kundėr
korrupsionit.
Kryeministri
theksoi se kjo luftė do tė bazohet nė dokumenta zyrtare. Ashkush
nuk do tė gjykohet pėr korrupsion politikisht, tha zoti Berisha,
por askush nuk do tė mund tė pėrdorė politikėn si mburojė ndaj
kėtij problemi qė po shkatėrron shoqerinė.
Ndėrkaq
pėrfaqėsues tė afaristėve shqiptaro-amerikane, tė cilėt kishin
ardhur pėr tu takuar me Presidentin Moisiu dhe Kryeministrin
Berisha nė njė mbrėmje tė organizuar nga shoqata Vatra, vunė nė
dukje interesimin e tyre pėr tu angazhuar me investime direkte ne
Shqipėri.
Kreyministri
u premtoi veprimtareve shqiptaro-amerikane dhe diasporės shqiptare
kudo qė ndodhet se do tė krijojė kushte favorizuese pėr tė tėrhequr
kapitalin e tyre nė Shqipėri dhe pėr tiu krijuar atyre tė gjitha
mundesitė pėr tė kontribuuar pėr Shqipėrinė.
Ndėrkaq,
kryeministri ishte tė shtunėn nė Universitetin Mount Saint Vincent,
sė bashku me ligjvėnėsin amerikan Elliot Engel, i cili theksoi se
Shtetet e Bashkuara do tė vazhdojnė tė mbėshtesin zhvillimet
demokratike nė Shqipėri dhe se e vleresojnė popullin shqiptar si njė
ndėr miqtė mė tė mirė tė Amerikės. Zoti Engell pėrshendeti
angazhimin e popullit shqiptar nė zgjedhje si njė tregues tė
angazhimit tė tyre drejt demokracise.
Shkuam nė
qendra votimi nė Tiranė dhe ne Durrės, ku pamė demokracinė nė veprim,
dhe po te mos degjoja qe flitej shqip do tė mendoja se isha ne
Shtetet e Bashkuara kur shihja entuziazmin e njerėzve per tė votuar.
Kryeministri
Berisha theskoi ne kete takim se ne bisedat me udheheqes
nderkombetare ka theksuar edhe nevojen per nje zgjidhje te shpejte
te ēėshtjes sė Kosovės si garanci e stabilitetit nė rajon, por ai
shtoi se kjo kėrkon nga shqiptarėt nė Kosovė njė angazhim te plotė
nė mbrojtje tė tė drejtave tė pakicave.
Kryeministri
tha se shqiptarėt duhet tė tregojnė se janė tė zotė tė pėrmbushin
dhe respektojnė standartet e organizmave nė tė cilat kerkojnė tė
organizohen dhe e ftoi komunitetin shqiptaro amerikan tė bėhet forcė
active pėr arritjen e ketij objektivi.
|