|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Gjermani: anketat tregojnė epėrsinė e Demokristianėve nė zgjedhje

 
 

 

19 shtator 2005 /TN

Zėri i Amerikės (18.09.2005)

Gjermanėt shkuan nė votime sot pėr zgjedhjet parlamentare qė priten tė vendosin rrjedhėn e reformave ekonomike tė vendit. Anketat e fundit tė opinionit publik tregojnė bashkimin demokristian tė kushdėrshtares Angela Merkel me njė epėrsi tė ulėt ndaj socialdemokratėve tė kancelarit Gerhard Schroeder.

Megjithatė, duke qenė se 25 pėrqind e votuesve janė ende tė pavendosur, vėzhguesit thonė se gara ėshtė e pamundur pėr t’u parashikuar. Tre anketime tė veēanta tregojnė se zonja Merkel e Partisė Kristiandemokrate nuk ka mundur tė sigurojė mė tepėr se 37 pėr qind tė votave, ndėrsa Partia e Demokracia e Lirė, qė mundet tė jetė partnere e koalicionit, kanė mundur tė sigurojnė 10,5 pėr qind, duke i dhėnė atyre mė pak se shumica e nevojshme parlamentare tė nevojshme pėr qeverisjen e vendit.

Zonja Merkel ka premtuar tė rigjallėrojė ekonominė e ngecur tė Gjermanisė, tė krijojė vende pune dhe tė ulė taksat. Zoti Schroeder ka premtuar tė vazhdojė reformat e nevojitura, ndėrsa do tė vazhdojė tė mbajė sistemin social tė vendit. Ekziston mundėsia qė dy partitė rivale tė jenė tė detyruara tė formojnė tė ashtėquajturin Koalicion tė Madh. Zoti Schroeder ka udhėhequr vendin gjatė shtatė viteve tė fundit. Zonja Merkel shpreson tė bėhet gruaja e parė kancelare e Gjermanisė.


 |  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.