|
18 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (17.09.2005)
Bill Clintoni mund tė mos jetė mė President, por pėr nismėn e fundit
qė ai ndėrmori kėto ditė, lidhjet dhe emri i tij e ndihmuan tė
mbledhė njė grup njerėzish me peshė nė arenėn botėrore pėr njė
ēėshtje tė mprehtė. Ndėrsa Asambleja e OKB-sė zhvillonte punimet nė
Nju Jork, ai pėrfitoi nga rasti qė tė organizonte njė konferencė pėr
tė diskutuar mbi rrugėt pėr tė luftuar varfėrinė.
Pesė vjet pas presidencės sė tij, Bill Clintoni po e vė nė punė edhe
njė herė ndikimin e tij pėr tė zgjidhur disa nga ēėshtjet madhore tė
botės. Duke pėrfituar nga fakti i takimit tė OKB-sė nė New York,
ish-presidenti mblodhi sė bashku rreth 40 udhėheqės botėrorė dhe
emra tė tjerė me peshė nga sektori privat pėr njė takim tre ditor qė
synon zgjidhjen e disa shqetėsimeve mė tė mėdha qė kėrcėnojnė botėn
e sotme.
Nisma Globale Clinton i hapi punimet tė enjten me njė seancė plenare
mbi sfidat globale drejtuar nga njė komision ku bėnin pjesė Mbreti
Abdullah i Jordanisė, Kryeministri Tony Blair, Sekretarja amerikane
e Shtetit Condoleezza Rice dhe vetė ish-presidenti Clinton.
Kemi mbledhur sot njerėz nga e gjithė bota, pėr tė diskutuar se
ēmund tė bėjmė sė bashku pėr tė luftuar varfėrinė, pėr tė zbutur
ndryshimet qė e kanė bazėn nė besimet tona tė ndryshme fetare dhe
pėr ta vėnė theksin tek ato qė mund tė bėjmė sė bashku, tha
ish-Presidenti Clinton.
Pjesėmarrėsve u kėrkohet tė bėjnė njė premtim pėr tė realizuar diēka
konkrete vitin e ardhshėm duke filluar me njė kontribut prej 15 mijė
dollarėsh.
Takimet pėrqendrohen nė tema qė fillojnė qė nga varfėria, lufta
kundėr korrupsionit, feja dhe konfliktet politike. Kryeministri
britanik Tony Blair foli pėr ēėshtjen e Gazės dhe zhvillimin nė
rajon.
Nė
fund tė fundit, ndryshimi do tė realizohet nga vullneti i njerėzve.
Do tu kėrkoja tė gjithėve ti hedhin sytė nga mundėsitė qė shfaqen.
Tė shpresojmė qė tėrheqja izraelite ti hapė rrugėn krijimit tė njė
shteti tė pavarur palestinez.
Njė
temė tjetėr e rėndėsishme ishte ēėshtja e Islamizmit dhe lidhjet e
tij me terrorizmin. Mbreti Abdullah i Jordanisė kryesoi kėtė
diskutim.
Pėr shumė akte tė dhunshme nė botė, ėshtė konsideruar pėrgjegjėse
feja, por historikisht nuk ėshtė feja fajtore, por njerėzimi.
Pas
konferencės, presidenti Clinton tregoi se ēfarė ishte arritur ditėn
e parė.
Sė
pari sot ne kemi premtime pėr mbi 200 milionė dollarė dhe ky ėshtė
vetėm fillimi. Me kėtė shumė ne filluam, kėshtu qė shumė njerėz qė
kanė ardhur kėtu nuk i kanė bėrė premtimet e tyre. Ėshtė e
rėndėsishme besoj qė Mbreti Abdullah, Sekretarja Rice dhe
Kryeministri Blair tė paktėn pėrgatitėn terrenin pėr katėr drejtime
tė pėrpjekjeve tona dhe dhanė disa ide pėr ato qė duhen bėrė.
Konferenca qė mbyllet sot, ėshtė e lidhur me Asamblenė e
Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara qė ka mbledhur sė bashku
udhėheqėsit botėrorė tė New Yorkut.
|