|
18 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (17.09.2005)
Linda Karadaku-Ndou
Banka Botėrore thotė se do tė vazhdojė ta mbėshtesė Kosovėn.
Drejtoresha rajonale e kėsaj banke pėr Evropėn Juglindore, Orsalia
Kalanzopulos, tha nė njė bisedė me Zėrin e Amerikės, se qeveria
duhet tė vazhdojė pėrpjekjet pėr pėrmirėsimin e disiplinės fiskale
dhe pėrmirėsimin e pėrdorimit efikas tė burimeve publike.
Orsalia Kalantzopoulos, Drejtore dhe bashkėrenduese rajonale e
Bankės Botėrore pėr Evropėn Juglindore, thotė se ka diskutuar me
zyrtarėt nė Prishtinė, nė pėrgjithėsi pėr strategjinė e Bankės
Botėrore qė pėrqendrohet nė pėrmirėsimin e mjedisit rregullator pėr
sektorin e energjisė.
Ka
njė marrėveshje nė bazė tė gjerė mendoj, kemi nėnvizuar gjithashtu
pėrpjekjen qė duhet tė vazhdojė tė bėjė qeveria nė pėrmirėsimin e
disiplinės fiskale dhe pėrmirėsimin e pėrdorimit efikas tė burimeve
publike. Mendoj se janė diskutime tė pėrgjithshme, nuk janė
diskutime qė synojnė tė arrijnė ndonjė ligj tė posaēėm apo grant tė
posaēėm, qė do ti jepej Kosovės.
Zonja Kalanzopulos thotė se Kosova do tė vazhdojė tė marrė grante
nga Banka Botėrore.
Kosova do tė vazhdojė tė marrė grante nga ne, me vlerė rreth 15
milion dollarėsh, nė njė periudhė 18 mujore. Kjo ėshtė njė
marrėveshje qė e kemi arritur dhe do tė vazhdojmė kėshtu, derisa tė
zhvillohen bisedimet pėr statusin pėrfundimtar.
Drejtoresha rajonale e Bankės Botėrore pėr Evropėn Juglindore,
thekson se Kosova ka njė ekonomi funksionale.
Ka
njė ekonomi qė funksionon, mund ta shohėsh nga veprimtaritė nė
ndėrtim dhe ajo qė ndodh, ka njė ekonomi qė funksionon. Nuk e
kuptoj, doni tė thoni prodhim tullash apo llaēit nė kuptimin
komunist? Kėsaj nuk mund ti pėrgjigjem.
Mungesa e statusit pėrfundimtar e pengon Kosovėn qė tė marrė kredi
afatgjata nga institucionet monetare ndėrkombėtare. Ekspertėt thonė
se zgjidhja e statusit pėrfundimtar do tė kishte njė ndikim tė madh
nė zhvillimin ekonomik tė vendit.
|