|
-
17
shtator 2005
/ TN
-
-
Nga Kabil Bushati
-
-
Prej ditėsh, mediat shqiptare janė pėrfshirė nė diskutimin se a
duhet tė bashkohet Shėrbimi Informativ Shtetėror me Ministrinė e
Brendshme, vendim ky i marrė nga qeveria e Partisė Demokratike
nė pushtet dhe i shprehur nga Berisha gjatė fushatės elektorale.
-
-
Pothuaj tė gjitha mediat qė ishin nėn kontrollin e rozalinjėve
humbės, konvergojnė nė njė pikė, ky shėrbim duhet tė mbesė mė
vete. Bile Presidenti i Republikės, Moisiu, "meqenėse nuk gjeti
mikrofon e kamera nė vendin e tij" shkon dhe e pėrplas kėtė ide
nė studion e Zėrit tė Amerikės, duke na nxjerrė hesapet e
shtėpisė nė pazar. . .
-
-
Faktikisht, idenė e bashkimit tė shėrbimeve inteligjente me
strukturat e policisė, e pat bėrė publike i ndjeri Azem Hajdari,
para 9 vjetėsh nė Parlamentin Shqiptar. Pra nuk ėshtė ndonjė ide
e re. Biles Azemi propozoi duke avancuar mė tej, qė ky shėrbim
duhet t'i bashkėngjitet policisė kriminale. Gjithsesi ndodhi
ēfarė ndodhi dhe kjo ide e Azemit nuk u vu nė jetė. Mirėpo tani
koha veproi nė favor tė idesė sė tij.
-
-
Por kemi njė kontigjent mediash kundėr. Vallė kush i
sponsorizon?Patjetėr qė ish sigurimi i shtetit. Le tė
shpjegohemi. Gjatė qeverisė sė Meksit u arrit qė me ligj, gjithė
ish punonjėsit e ish sigurimit tė shtetit tė pėrjashtoheshin nga
SHIK-u i atėhershėm.
-
-
Pra u bė pastrimi i shėrbimit informativ nga mbeturinat e
diktaturės. Me ardhjen nė pushtet nė vitin 97 tė socialistėve,
ky ligj u shkel me tė dy kėmbėt, nė kėtė shėrbim vėrshuan me
qindra ish sigurimsa duke marrė nė dorė frenat e kėtij organi.
-
-
Ky
kontingjent postdiktorial i ka sjellė dėme tė pallogartishme
kėtij vendi. Mjafton tė pėrmendim dy vrasje qė ndodhėn nė
kryeqytetin shqiptar nė verėn e vitit '98.
-
-
U
vra nė mes tė Tiranės, ish ministri i mbrojtjes sė Kosovės,
kolonel Ahmet Krasniqi.
-
-
Javė mė pas, tribuni i demokracisė shqiptare, i pa harruari Azem
Hajdari, e cilėsuar si vrasja e shekullit.
-
-
Nė
kėto dy vrasje, sipas tė gjitha gjasave ka dorė shėrbimi
informativ shqiptar me kontigjetet e tij tė ish sigurimit tė
shtetit dhe nė atė tė kolonel Krasniqit u perfol shumė edhe
Xhavit Haliti i Kosovės.
-
-
Nė
kėtė shkrim kaq tė shkurtėr, pėr arėsye vendi nė gazetė nuk mund
tė pėrshkruajmė me dhjetėra vrasje politike tė kryera nga ky
shėrbim. Dhe nga sa cilėsuam mė lart, vetėkuptohet qė nesėr kur
tė bėhet transferimi i kėtij organi nė ministrinė e brendshme,
nė rrjetėn e ligjit qė i pėrjashton do tė ngelen tė tėrė kėta
ish sigurimsa.
-
-
Ėshtė kjo arsyeja madhore qė i shtyn ata dhe mediat afėr
rozalinjėve tė prononcohen kundra kėtij bashkimi. Partia
Socialiste nuk do tė mundet mė tė kontrollojė dhe tė urdhėrojė
kėtė institucion. Le ta themi shqip, SHISH-i ka qenė revolveri
me silenciator i Fatos Nanos pėr 8 vite radhazi.
-
-
Nuk ka si shpjegohet ndryshe fakti se pėr kėtė periudhė qė
drejtoi korrupsionin dhe trafikun kryesocialisti Nano, ky
shėrbim nuk u ndje fare. U bė "ė"pa zane. Nuk arriti tė dėrgojė
para drejtėsisė asnji tė korruptuart, asnjė trafikant e asnjė
vrasės politik.
-
-
At'here pėr ēfarė i vlejti ky shėrbim kėtij populli. Ai i vlejti
vetėm Fatos Nanos. Dhe nuk janė pak por rreth 2 mijė oficerė
civilė tė emėrtuar ndryshe inspektorė. Nė kėto 8 vite ky shėrbim
nuk bėri asgjė tjetėr veēse ushtroi kontrabandė, gjė pėr tė
cilėn ėshtė akuzuar edhe nga institucionet e specializuara
ndėrkombėtare. Bile nė periudhėn kur nė drejtim tė kėtij organi
ishte Fatos Klosi, telefoni i gazetės Shkodra ishte nė pėrgjim
non stop 24 orė rresht.
-
-
Opcioni i qeverisė sė re pėr inkludimin e SHISH-it brenda
Ministrisė sė Brendshme pėr mendimin tim ėshtė mė se i drejtė e
mė se i studiuar. SHISH-i nuk do tė jetė mė nė dispozicion tė
njė apo dy personave, presidentit dhe kryeministrit qė ta kenė
si Kullė Ejfel pėr tė pėrgjuar e survejuar kėdo, por do tė jetė
nė funksion tė njė dikasteri jetik siē ėshtė ai i punėve tė
brendshme.
-
-
SHISH-i do tė bashkėrendojė punėn operative me strukturat e
tjera tė kėtij dikasteri dhe do tė rrisė nė maksimum rezultatet
pozitive nė drejtim tė kapjes dhe parandalimit tė korrupsionit,
krimit, trafikut etj etj. Pra nėse flasim pėr eliminimin e
korrupsionit nė vendin tonė, njė veprim i tillė ėshtė edhe njė
argument mė shumė se qeveria Berisha do tė arrijė rezultatet qė
presim.
|
|