|
-
18 shtator 2005 /TN
-
-
Ēerēiz Loloēi
-
-
Pavarėsisht se pėr ēfarė arsyesh
bėhet mbyllja e universiteteve tė rinj, fillimisht duket diēka e
rėndė. Po ta shikosh pak mė me seriozitet, duket se ministri i
ri i Arsimit, Genc Pollo, ka vepruar mjaft mirė. Ashtu si unė,
edhe tė gjithė ata qė kanė njėfarė njohurie minimale rreth
shkollave tė larta nė Shqipėri, e dinė se arsimi ynė po pėrjeton
njė krizė tė madhe nė tė gjitha ciklet: parashkollor, fillor,
nėntėvjeēar, tė mesėm dhe tė lartė.
-
-
Mė e rėndė kjo krizė paraqitet nė
arsimin e lartė. Kushdo e di se tezat e konkurrimit, mė shumė se
tė jenė pronė e trupave mėsimdhėnės, ato shkojnė nė duar tė
pista sekserėsh qė bėjnė gjithēka. Unė e kam mirėkuptuar
shqetėsimin e profesor Gjergj Sinanit pėr shitjen e tezės sė
konkurrimit nė Fakultetin e Shkencave Sociale, por nuk mund tė
mos pėrmend edhe faktin tjetėr se kjo gjė ka ndodhur nė tė
gjitha fakultetet e tjera.
-
-
Pavarėsisht se vijon njė ritual i
mėsimit shtesė nga profesorė tė palicensuar, pavarėsisht se njė
grup profesorėsh pėrgatitin nė mėnyrė tė fshehtė tezat e
konkurrimit, njerėz pranė dekanateve arrijnė tė marrin
pėrgjigjet e kėtyre tezave dhe i shpėrndajnė nė mėnyrė abuzive.
Dhe kur ndodh kjo batėrdi konkurrimi nė fakultete dhe
universitete tashmė tė konsoliduar, merret me mend se ēfarė mund
tė bėhet nė ata tė rinjtw. (Ministria e Arsimit e ka shumė tė
lehtė ta verifikojė kėtė fakt dhe tė kėrkojė pėrgjegjėsi nga
dekanėt, qė ligji i ngarkon tė ruajnė fshehtėsinė dhe tė mos
degjenerojnė konkurrimin).
-
-
Prandaj e pėrshėndes mbylljen e
universiteteve tė paqena nė Durrės, Berat dhe Fier. Genc Pollo,
pėrpara se tė jetė njė ministėr Arsimi, ėshtė njė studiues
serioz dhe gjithashtu njė njohės mjaft i mirė i shkollave
perėndimore. Pėr hir tė politikės sė mbrapshtė nga njė
universitet Tirane, (me problemet e veta shumė tė mėdha) ka kohė
qė janė krijuar universitete edhe nė Elbasan, Shkodėr,
Gjirokastėr dhe Korēė.
-
-
Natyrisht ėshtė bėrė mirė, por
ende nuk ka njė analizė tė plotė dhe tė gjithanshme se si
shkojnė kėto universitete, sa tė pavarura janė, ēfarė kushtesh
kanė, sa tė pėrafrueshme janė me standardet e vendeve fqinje,
etj. Tė gjitha sė bashku dhe veē e veē, pėr fat tė keq, nuk kanė
arritur tė jenė institucione tė konsoliduara por qė falen herė
pėr PS-nė dhe herė pėr PD-nė. Universitetet nuk janė kurrsesi si
ish-kooperativat, pėr ato asnjėherė nuk mund tė vendosė njė
maxhorancė e pėrkohshme, por lypset njė konsensus i gjerė pozitė
opozitė si dhe njė diskutim i gjerė i asaj qė mund tė quhet
elitė intelektuale.
-
-
Unė nuk dua tė paragjykoj
Akademinė tonė tė Shkencave, por nuk e kuptoj se si nuk mund ti
merret asaj njė mendim pėr kėtė hap qė behėt nė shkollat e larta
kur ajo mendohet si instanca mė profesionale. Kjo nuk ka ndodhur
as me hapjen e universiteteve tw reja qė z.Pollo i ka quajtur
thjesht dhe drejt si shkolla virtuale. Unė pashė njė listė
emrash qė kėrkojnė rikthimin e universitetit tė Beratit, por
mendoj se mė shumė se firmat kėrkohet arsye. Dhe arsyeja nuk ka
tė bėjė me numrat, me tekat apo qejfet e njė ministri apo
kryeministri, me njė shumicė shqiptarėsh qė mund tė shkojė edhe
mė shumė se ata qė kanė tė drejtė vote.
-
-
Pa pretenduar se them ndonjė
sekret, dua tė pohoj se njė pjesė e konkurseve tė pėrfunduara
janė tė komprometuara dhe njė vėmendje e vogėl e ministrisė sė
z. Pollo mund tė gjejė qė kandidatė me mesatare 6 tė jenė
shpallur fitues dhe studentė tė gjimnazeve mė tė mira tė
kryeqytetit dhe tė qyteteve tė tjera (me mesatare mbi tetė dhe
nėntė) tė jenė jashtė dyerve tė shkollės sė lartė. Pas kėtij
konstatimi vijmė te testet qė kėrkojnė njė pėrmbysje rrėnjėsore,
te tenderėt qė bėhen pėr librat, te abuzimet e papėrmbajtshme qė
bėjnė drejtoritė arsimore dhe vetė dikasteri dhe njė sėrė
problemesh tė tjera.
|
|