|
17 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (16.09.2005)
Linda Karadaku-Ndou
Kryeadministratori ndėrkombėtar i Kosovės
Sorren Jessen Petersen udhėton sot pėr nė Nju Jork ku do tė takohet
me zyrtarė tė lartė pėrfshi tė dėrguarin e Kombeve tė Bashkuara pėr
standartet, ambasadorin Kai Aide, ndėrkohė qė po sot nė Vjenė
takohen ministrat e pushtetit lokal tė Kosovės dhe Serbisė, Lutfi
Haziri dhe Zoran Lonēar, pėr tė diskutuar rreth ēėshtjeve tė
pazgjidhura nga lufta e vitit 1998-1999.
Njė diplomat perėndimor u citua tė ketė
thėnė se takimi ėshtė i rėndėsishėm sepse ėshtė pėrpjekje e parė nga
politikanėt pėr tė diskutuar drejtė pėr drejtė rreth ēėshtjeve bazė.
Nė njė zhvillim tjetėr, kryesia e
parlamentit tė Kosovės pritet tė shqyrtojė nė fillim tė javės sė
ardhshme kėrkesėn e grupit parlamentar tė Partisė Demokratike nė
opozitė pėr tė thirrur nė interpelancė nė parlament, kryeministrin
Bajram Kosumi.
Zhvillimet mė tė rėndėsishme politike pėr
Kosovėn janė shpėrndarė sot nė njė trekėndėsh qė pėrfshin Nju Jorkun,
Vjenėn dhe Prishtinėn. Shefi i misionit tė Kombeve tė Bashkuara
Sorren jessen Petersen udhėton pėr nė Nju Jork pėr tė marrė pjesė nė
njė takim treditor tė Kombeve tė Bashkuara dhe pėr tu takuar me
zyrtarė tė lartė pėrfshi ambasadorin Kai Aide, i dėrguari i Kombeve
tė Bashkuara pėr standartet.
Ministri i pushtetit lokal tė Kosovės
Lutfi Haziri dhe homologu i tij serb Zoran Lonēar, takohen sot nė
Vjenė pėr tė biseduar lidhur me decentralizimin nė Kosovė dhe
cėshtje tė tjera teknike qe lidhen me poziten e pakicės serbėve nė
Kosovė. Paralel me kėto zhvillime nė Nju Jork dhe Vjenė, nė Kosovė,
forcat rezerviste tė NATO-s kanė filluar tė zbarkojnė pėr tė marrė
pjesė nė stėrvitjet njėmujore qė do tė zhvillohen kėtu. 200 trupa
shtesė gjermane marrin pjesė nė fazėn e parė tė stėrvitjes, qė do tė
zhvillohet nga 20 shtatori deri mė 20 tetor.
KFOR-i ka bėrė tė ditur se stėrvitja ka
qenė e planifikuar kohė mė parė dhe nuk ka tė bėjė me ndonjė
kėrcėnim apo masė shtesė sigurie. Megjithatė, duket se UNMIK-u ka
shtuar paralajmėrimet pėr stafin e vet. Zėdhėnėsi i administratės
ndėrkombėtare nė Kosovė Nirazh Singh, I tha sot Zėrit tė Amerikės,
se nuk mund tė konfirmonte, por as tė hidhte poshtė njoftimet se
stafit tė OKB-sė nė Kosovė i ėshtė kėrkuar tė mos lėvizė nė orėt e
vona tė natės nė zonėn e Drenicės.
Ndėrkohė, nė Prishtinė, qeveria e
kryeministrit Bajram Kosumi, duket se ende do tė ketė probleme.
Kryesia e parlamentit pritet tė mblidhet nė fillim tė javės tjetėr,
pėr tė shqyrtuar kėrkesėn e Grupit parlamentar tė Partisė
Demokratike pėr thirrjen e kryeministrit Kosumi nė interpelancė.
Kryesia e parlamentit duhet tė shqyrtojė edhe propozimin e qeverisė
pėr emėrimin e tre anėtarėve nė Kėshillin e Agjencisė kundėr
korrupsionit.
Kryeministri Kosumi vazhdon punėn
pavarėsisht se nė media vazhdojnė tė mbushen faqe tė tėra me
mundėsitė pėr zėvėndėsimin e tij dhe emrat e atyre qė mund ta
zėvėndėsojnė. Zoti Kosumi u takua sot me Orsalia Kalantzopoulos,
Drejtore dhe bashkėrenduese rajonale e Bankės Botėrore pėr Evropėn
Juglindore, pėr tė biseduar lidhur me zhvillimin ekonomik tė Kosovės
dhe mundėsitė e angazhimit nė projekte tė reja.
Zhvillimet politike dhe ekonomike,
pėrfshi kėtu cėshtjen e integrimit tė pakicės serbe nė jetėn e
vendit, po shkojnė parallel me debatet lidhur me pėrgatitjet pėr
bisedimet pėr statusin pėrfundimtar, duke krijuar njė mozaik tė
qartė tė problemeve me tė cilat Kosova po pėrballet tani dhe do tė
pėrballet edhe nė tė ardhmen.
|