|
17 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (16.09.2005)
Intervistoi: Arben Xhixho
Zėri i Amerikės:
Zoti Berisha, ju e filluat mandatin tuaj si kryeministėr me vizitėn
nė OKB-ė, ku keni patur rastin gjatė kėtyre ditėve tė takoheni me
njė sėrė udhėheqėsish. Ēfarė ndjenja pėrjetoni ju sot, kur pas njė
periudhe 8 vjeēare po riktheheni nė arenėn ndėrkombėtare si
udhėheqės i Shqipėrisė?
Sali Berisha: Unė
mendoj se nė kėtė mbledhje tė OKB-sė, nė tė gjitha takimet qė kam
pasur, kam gjetur njė mirėseardhje tė madhe, jam ftuar nga homologėt
e mi pėr tė vizituar vendet e tyre dhe kam gjetur gatishmėri tė
plotė pėr tė ndihmuar Shqipėrinė. Nga kėto takim ndiej se punėt e
filluara vite mė parė do tė pėrfundojnė me sukses.
Zėri i Amerikės:
Zoti Berisha, njė nga ēėshtjet e debatuara pėr OKB-nė gjatė kohėve
tė fundit ka qėnė ajo e reformimit tė organizatės. Ndaj Shqipėrisė
ka patur kėrkesa pėr mbėshtetje nga Gjermania dhe Italia. Ministri i
jashtėm italian ka thėnė se i ka kėrkuar edhe qeverisė tuaj,
mbėshtetje pėr variantin e propozuar prej tyre. Kjo ēėshtje u ngrit
edhe nė takimin qė patėt ju me kryeminsitrin Berluskoni. Cili ėshtė
qėndrimi juaj?
Sali Berisha: Kjo
ēėshtje nuk u ngrit nga kryeministri Berluskoni nė takimin e tij nė
asnjė nga pikat e axhendės qė diskutuam. Kryeministri Berluskoni mė
uroi pėr fitoren dhe mė ftoi tė vizitoja Italinė. Diskutuam
veēanėrisht pėr shtimin e bizneseve dhe tė investimeve italiane nė
Shqipėri, forcimin e bashkėpunimit kundėr krimit tė organizuar dhe
trafiqeve dhe nė mėnyrė tė veēantė i kėrkova qė qeveria italiane tė
mund tė lehtėsojė tė gjithė investitorėt italianė dhe investitorėt
me origjinė shqiptare nė Itali qė tė rikthehen tė investojnė nė
Shqipėri, pra tė ketė njė kuadėr lehtėsues pėr to. Kėto ēėshtje u
diskutuan nė takim. Nuk ėshtė diskutuar nė asnjė moment pėr reformėn
e Kėshillit tė Sigurimit.
Zėri i Amerikės:
Zoti Berisha, njė nga debatet qė ka mbizotėruar kėto ditė shtypin nė
Shqipėri, ka qėnė propozimi juaj pėr kalimin e SHISH-it ne
Ministrinė e Brendshme. Presidenti Moisiu e priti me rezerva njė
propozim tė tillė. Shqetėsimi kryesor qė ėshtė ngritur, qoftė edhe
nga ata qė e kanė pėrkrahur kėtė ide, ėshtė politizimi i kėtij
institucioni qė nė kohėn e Gazidedes. Argumenti qė keni dhėnė ju pėr
kėtė ndryshim ėshtė nevoja pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar
dhe kapjes sė shtetit. Nė kėtė konktekst, pėrse e shikoni tė
domosdoshėm kėtė ndryshėm?
Sali Berisha: Sė
pari dua tė theksoj se krijimi i Ministrisė sė Brendshme pėrbėn njė
risi nė ndėrtimin e qeverisė. Nėse i hidhet njė vėshtrim tė gjitha
ministrive tė brendshme tė republikave parlamentare dhe monarkive
konstitucionale tė Evropės, anėtare tė Bashkimit Evropian, tek tė
gjitha ato pa pėrjashtim, shėrbimi informativ i brendshėm i vendit
varet nga Ministria e Brendshme dhe nė tė gjitha kėto, krimi i
organizuar pėrbėn njė objektiv madhor.
Sė
dyti, me statusin aktual tė Shėrbimit Informativ Shqiptar dhe
policisė shqiptare, ndonėse ligji i ngarkon tė dy kėto institucione
pėr luftėn kundėr krimit tė organizuar, ky i fundit ka marrė nė
Shqipėri pėrmasa tė lemeritshme, ėshtė bėrė i frikshėm pėr vendin
dhe Evropėn.
Sė
treti, unė u kam premtuar shqiptarėve luftėn kundėr kėtij krimi dhe
tė gjitha reformat e nevojshme, kėshtu qė ky nuk ėshtė propozim, por
ėshtė tashmė njė vendim programor, i cili do tė vihet nė jetė. Pėr
sa i pėrket depolitizimit, ėshtė absurde tė mendohet se njė shėrbim
qė varet direkt nga kryeministri dhe qė ėshtė tėrėsisht nėn
pushtetin e tij tė jetė mė i depolitizuar sesa njė shėrbim qė ėshtė
nėn Ministrinė e Brendshme ku ėshtė e vendosur qeverisja vendore dhe
policia. Atėherė sipas kėsaj logjike edhe policia e shtetit qenka
organ i politizuar, sepse varet nga Ministria e Brendshme.
Asnjė nga argumentet nuk qėndron. Nė republikat parlamentare dhe
monarkitė konstitucionale, shėrbimi informativ i brendshėm varet nga
Ministria e Brendshme. Nė republikat presidenciale mund tė ketė
forma tė tjera varėsie dhe organizimi, por edhe nė republikat
presidenciale si pėr shembull nė SHBA, FBI-ja ėshtė pjesė e
ekzekutivit.
Zėri i Amerikės:
Zoti Berisha, kėto ditė qeveria juaj vendosi pezullimin e vendimit
tė qeverisė sė mėparshme pėr universitetet e Beratit dhe Fierit. Pėr
kėtė ju po kritikoheni nga opozita pėr njė premtim tė pambajtur. Si
e shikoni ju zgjidhjen e problemit tė arsimit?
Sali Berisha: Ne nuk
kemi bėrė asnjė premtim se do tė hapim universitete tė reja nė kėtė
vit shkollor. Pėrkundrazi, jemi zotuar se gjatė njėqind ditėve tė
para do tė marrim vendimet pėr hapjen gjatė vitit tė ardhshėm tė
universitetit tė Durrėsit. Ne mendojmė se vendimi qė mori qeveria e
mėparshme ishte njė vendim i papėrgjegjshėm, njė pėrqeshje dhe
cinizėm ekstrem ndaj arsimit dhe botės universitare, i cili u
kundėrshtua nga vetė bota akademike universitare.
Ky
vendim u bė vetėm me qėllim qė, sipas njė vendimi tė brendshėm tė
tyre, tė tallin dhe tė denigrojnė sa mė shumė programin e atyre qė
vijnė pas nesh. Universitetet, e kam thėnė dhe e theksoj edhe njė
herė, nuk janė as salla bingoje dhe as kotece, por janė qendra shumė
serioze tė edukimit tė rinisė shqiptare dhe formimit tė tyre. Ne,
gjatė gjithė kėtij viti, do tė bėjmė pėrpjekjet mė serioze qė vitin
e ardhshėm tė hapet universiteti i Durrėsit.
Unė
garantoj bashkinė e Beratit dhe tė Fierit se do tė studioj me
seriozitetin mė tė madh hapjen e mundshme tė filialeve, por kjo do
tė bėhet duke negociuar, duke bashkėpunuar dhe ndihmuar
universitetet pėrkatėse, qoftė universitetin e Vlorės, atė Bujqėsor,
tė Tiranės etj. Pra nė qoftė se ne mendojmė se mund tė emėrojmė njė
rektor dhe tė zbrazim njė gjimnaz pėr tė hapur njė universitet kjo
ėshtė jashtė ēdo lloj sensi dhe koncepti pėr universitetin.
Zėri i Amerikės:
Zoti Berisha, tema kryesore e fushatės tuaj elektorale ishte lufta
kundėr korrupsionit. Njė prej problemeve krysore qė kanė ngritur
vėzhgues tė ndryshėm pėr Shqipėrinė, qė ka lidhje me korrupsionin,
ėshtė financimi i partive politike. Ēfarė keni parashikuar pėr kėtė?
A pritet tė miratohen ligje mė tė forta dhe tė zbatueshme pėr
transparencėn e financave dhe financimit tė partive gjatė fushatave
elektorale?
Sali Berisha: Jam
plotėsisht i vendosur qė tė miratohen ligjet mė transparente dhe tė
pėrcaktohet njė kuadėr i tėrė ligjor i cili tė bėjė transparencėn e
plotė tė financimeve si tė atyre publike dhe tė donacioneve.
Pėrkundrazi e konsideroj tė domosdoshme.
Zėri i Amerikės:
Zoti Berisha, meqė ju do tė merreni me fushatėn kundėr korrupsionit,
ku i shikoni vėshtirėsitė kryesore nė kėtė pėrpjekje?
Sali Berisha:
Vėshtirėsitė nuk janė tė vogla. Dua tė theksoj se sot Shqipėria ka
treguesin e ryshfetit katėr herė mė tė lartė sesa vendi qė e ka mė
tė lartin nė Evropė qė ėshtė Rusia, ka evazionin mė tė madh fiskal,
kėshtu qė nė kėto dy drejtime, vėshtirėsitė do tė jenė enorme. Pėr
kėtė po bashkėpunojmė ngushtė dhe kėtu pata edhe njė takim me
drejtorin e USAD-it, zotin Natsios ku diskutuam gjerėsisht mbi
ndihmėn qė ky institucion ka dhėnė dhe do tė na japė nė luftėn
kundėr korrupsionit dhe evazionit fiskal.
|