|
17 shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (16.09.2005)
Intervistoi: Arben Xhixho
Megjithė problemet e shumta ekonomike dhe demografike Bashkimi
Evropian ėshtė njė forcė e madhe thotė autori i njė libri tė ri mbi
tė ardhmen e BE-sė. Nė njė diskutim kohėt e fundit nė Qendrėn
Woodrow Wilson kėtu nė Washington disa ekspertė ranė dakort se
Bashkimi Evropian mund tė ngrihet nė statusin e superfuqisė, por mė
parė duhet tė liberalizojė ekonomitė e saj, tė reformojė tregun e
punės dhe tė integrojė mė mirė pakicat etnike nė rritje. Grupi i
ekspertėve bėri thirrje qė Shtetet e Bashkuara ta trajtojnė Evropėn
e bashkuara si njė nga aleatėt kryesorė.
Nė
librin e tij "Superfuqia e Ardhėshme? Evropa dhe Sfidat qė i shtohen
Shteteve tė Bashkuara", Rockwell Schnabel, ish ambasadori amerikan
nė BE, parashikon ardhjen e kohės evropiane.
Gjatė njė
diskutimi nė qendrėn Woodrow Wilson nė Washington ai theksoi
gjithashtu se njė Evropė e fortė dhe e sigurtė ėshtė nė interesin e
Shteteve tė Bashkuara: "Ėshtė shumė e
rėndėsishme pėr ne tė kuptojmė se Evropa ėshtė njė partnere me tė
cilėn duhet tė punojmė dhe tė kemi marrėdhėnie tė mira", tha zoti
Schnabel.
Me
njė popullėsi 500 milionėshe, 12 trilion dollarė prodhim tė
pėrgjithshėm bruto, 25 vota nė OKB, 2 vende nė agjencinė bėrthamore
dhe me buxhetin mė tė madh nė botė pėr ndihma tė huaja, Bashkimi
Evropian ėshtė duke i diktuar rregullat korporatave amerikane, thotė
Stuart Eizenstat, ish zėvendėsserkretari i Thesarit dhe ambasadori
amerikan nė Bashkimin Evropian. Ai solli si shembull marrėveshjen e
Kiotos mbi ngrohjen globale tė cilėn administrata Bush refuzoi ta
ratifikonte. "Kompanitė amerikane gjithnjė e mė shumė po zbatojnė
regullat e Kiotos, megjithėse Shtetet e Bashkuara nuk janė pjesė e
marrėveshjes. Njė numėr gjithė e mė i madh i degėve evropiane tė
kompanive amerikane duhet tė zbatojnė marrėveshje pasi evropianėt e
kanė nėnshkruar atė".
Por
pėrpara 25 vendeve anėtare tė Bashkimit ka sfida qė duhen zgjidhur
nė se duan ta shohin veten si njė fuqi ekonomike botėrore nė tė
ardhmen. Njė krizė e thellė ekonomike nė disa pjesė tė kontinentit
tė vjetėr po kėrcėnon standartet e jetetės sė njerėzve tė saj.
Rockwell Schnabel, autori i librit i cili ėshtė gjithashtu njė
bankier i suksesshėm kalifornez, beson se reformat e punės,
shkurtimi i taksave dhe liberalizimi i tregut mund ta pėrmirėsojnė
dukshėm tė ardhmen ekonomike tė vendeve evropiane. Ai lavdėron
pėrshembull transformimin e ekonomisė irlandeze pėrmes reformave
radikale pro-biznesit.
Ekspertėt nė tė dyja anėt e Atlantikut kanė paralajmėruar rreth
pakėsimit tė ndjeshėm tė popullėsisė si njė nga sfidat mė tė mėdha
si pėr ekonominė evropiane ashtu edhe pėr identitetin e saj
kulturor. Popullėsia e plakur dhe nė zhdukje evropiane, thonė shumė
ekspertė, do tė varet tek ardhja e imigrantėve shumica myslimanė nga
jashtė Evropės. Kritikėt argumentojnė se duke i trajtuar ata si
punėtorė tė pėrkohshėm qeveritė evropiane kanė neglizhuar ti
integrojnė ata nė shoqėri.
Martin Walker, gazetar britanik kėtu nė Amerikė thotė se myslimanėt
e varfėr dhe tė izoluar nga shoqėria, nuk e shohin veten si
evropianė dhe kanė krijuar shoqėritė e veta paralele brenda njė
numri vendesh evropiano-perendimore: "Mėsimi mė i rėndėsishėm qė
duhet tė marrin evropianėt dhe Shtetet e Bashkuara ėshtė se suksesi
nuk vjen nga ekonomia e gjallė apo nga tregu energjik i punės por
nga mundėsia qė tė jep Amerika tė asimilohesh. Mundėsia pėr tė patur
njė sens mė tė gjerė identiteti qė pėrfshin italiano-amerikanėt,
gjermano-amerikanėt, arabo-amerikanėt e me rradhė. Aftėsia qė ka
treguar dhe demonstruar Amerika si njė e vetme, e pėrbėrė nga shumė
ėshtė ajo pėr tė cilėn kemi shumė nevojė ne evropianėt".
Ekspertėt e mbledhur nė qendrėn Wilson arritėn nė pėrfundimin se
transformimi potencial i 25 vendeve anėtare tė Besė nė superfuqi tė
ardhshme botėrore do tė varet tek aftėsia pėr tė zgjidhur me sukses
sfidat demografike dhe ekonomike nė disa pjesė tė saj.
|