|
-
17 shtator 2005 /TN
-
-
Bujar LESKAJ,
MIinistėr i turizmit, kulturės, rinisė dhe sporteve
-
-
Kam kėnaqėsinė mė
tė madhe qe, si ministėr i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe
Sporteve, si djalė i Vlorės, tė pėrshendes Festivalin e 5- tė tė
Iso Polifonisė Popullore, festival i cili tashmė ėshtė njė
aktivitet me prestigj tė padiskutueshėm kombėtar dhe
ndėrkombėtar.
-
-
Polifonia
popullore ėshtė ajo vlerė, qė populli ka krijuar pėr tė qenė sė
bashku nė halle dhe gėzime, nė dhimbje dhe nė vdekje, pėr tė
qene sė bashku kėshtu si sot nė kėtė festė tė madhe tė kulturės,
qytetarisė dhe turizmit kulturor.
-
-
Duke pėrshėndetur
pa pėrjashtim tė gjitha grupet pjesėmarrėse tė polifonisė dhe tė
pjesės tjeter tė folkorit shqiptar qė na nderuan me pjesėmarrjen
e tyre ketu; duke falenderuar tė gjithė ata qė ndihmuan nė
bashkė organizimin e kėtij aktiviteti, veēanėrisht Bashkinė e
Qytetit Vlorė, nė emėr tė Qeverisė Shqiptare dhe Ministrisė sė
Turizmit, Kulturės Rinisė dhe Sporteve, se mė lejoni tju them
se, trashėgimia kulturore e nė mėnyrė tė vecantė folklori ynė i
mrekullueshėm do tė jenė njė prioritet aftgjatė i punės sonė.
-
-
Kujdesi pėr
trashėgiminė kulturore shpirtėrore do tė ndikojė nė mėnyrė te
vecantė nė rritjen e cilesėisė dhe financimeve pėr kėto
aktivitete, nė rritjen e cilėsisė dhe financimeve pėr botimet
dhe CD-tė me muzikė popullore shqiptare, nė kujdesin pėr grupet
popullore, studiuesit dhe intitucionet e trashėgimisė kulturore,
e tė gjitha kėto sė bashku, do tė sjellin njė turizėm elitar dhe
vėmendje kombėtare dhe mbarėkombėtare pėr kėto vlera dhe pėr
Shqipėrinė nė tėrėsi.
-
-
Polifonisė
popullore, dhe nė mėnyrė tė vecantė Vlorėn, si kryeqytet i
polifonisė, i kėsaj vlere tė padiskutueshme tė folkorit tonė,
Ministria jonė e ka cuar edhe nė vėmendjen e UNESCO-s me qėllim
qė, nė kuadrin e vlerėsimeve ndėrkombėtarėve qė ky institucion
serioz jep pėr trashėgimitė kulturore tė popujve tė botės, tė
bėhet e mundur qė Iso Polifonia tė marrė statusin e Kryeveprės
sė trashėgimisė gojore tė njerėzimit. Marrjen e kėtij statusi,
nė Vlorėn e kulturės, nė Vlorėn e turizmit, Vlorėn e tė gjithėve.
|
|