|
-
17
shtator 2005 /TN
Dr. Ardian Ndreca, Itali
-
Tirana m'āsht dukė gjithmonė kryeqyteti i shėmtimit. Ndoshta
shumėkush kishte me m'dhānė tė drejtė po tė kishe thanė se nuk
āsht nji qytet i hijshėm, por jo, une due me ju tregue pse āsht
nji qytet i shėmtuem.
Prej 1925 deri nė 1939, Zogu e shndėrroi Tiranėn prej nji
katundi oriental qi ishte, nė nji qytet mā tė kźnun, tue ndėrtue
shumė vepra tė stilit neoklasik (ashtu siē e pėrtypte klasiken
epoka fashiste, mbasi arkitektat vijshin prej Romet). Bāhet
fjalė pėr ndėrtime qi edhe sot e kėsaj dite munden me u pa si
t'paktat qi i japin Tiranės tonin e kryeqytetit. Por edhe
privatėt ndėrtuene vila tė kāndshme pėr kah pikėpamja estetike,
e me ēka tregojnė ata qi kanė banue mbrendė, edhe shumė komode.
-
Kam lexue nė kujtimet e nji ish-mėsuesi se, kur nė 1945, nė nji
prej kėtyne vilave tė konfiskueme shtīne familjen e nji oficeri
partizan prej Mallakastret, prindėt e kėtij ndezshin zjarrmin nė
mes tė odės, mbasi, me tė drejtė, ishin mėsue e nuk mund tė
rrijshin pa nji votėr ku tė shihshin flakėn e prushin e gjallė.
Nuk kishin si me mendue qi kjo gja mund t'bezdiste fqinjėt e
tyne nė katin e māposhtėm, mbasi ishte hera e parė qi jetojshin
me fqinjėt kaq afėr. Si gjithė njerėzit e thjeshtė ndiejshin
mungėsen e natyrės dhe tė kafshėve shtėpijake, e nuk mund tė
zāvendesojshin lopėt e delet me nji "kotele" apo me nji "kone" -
qi s'i hinte as nė sy.
Nejse, Tirana nuk āsht qytet i shėmtuem vetėm pse nuk ka lopė e
gomarė nėpėr rrugė (?), e kėtu nuk mund t'i jap tė drejtė plakut
nostalgjķk prej Mallakastret (āsht vetėm nji rasė qi Mallakastra
vjen prej latinishtes mala castrum, pra: log i keq). Por kjo
āsht historija jonė, pse siē ka vėrejt tash s'fundi nji studiues
i censhėm i kulturės shqiptare, bāhej fjalė pėr njerėz: "tė
porsazbritur nga stanet e gėrxhet e Shqipėrisė sė Jugut - kishin
vendosur t'ia ndėrronin faqen qytetėrimit shqiptar tė kohės sė
mbretėrisė jetėshkurtėr tė Zogut; dhe pikėrisht simbiozės
delikate midis orientalizmit tė moderuar dhe modernizimit
iluministo-romantik". (A. Vehbiu)
Por tue e lanė m'nji anė iluminizmin e romanticizmin e kohės sė
Zogut, pse punėt kishin me u ndėrlikue s'tepėrmi, po thona edhe
'i herė se Tirana āsht nji qytet i shėmtuem - nji qytet
kryegarnizon. Ndryshe krejt prej Shkodrės, qi āsht qytet i
shkatrruem, por ruen aty kėtu gjurmėt e nji t'kaluemje tė madhe,
qi syni i stėrvitun i zblon nė disa kānde magjike, tė cilat po
zhduken pėrherė e mā shumė.
-
Tirana ruen
gjurmėt e nji katundi tė Shqipnķs sė Mesme (para 100 vjetsh nuk
ka kenė kurrgja tjetėr veēse nji katund) ku shartohet orientalja
me teknokracinė komuniste, qerpiēi me stilin zhdanovist, te i
cili ndėrthuret demagogjia e prefabrikateve «monumentale» me
planifikimin urbanistik. Arkitektura e kohės sė komunizmit, jo
pėr fajin e arkitektave, nuk ka mujtė me i dhānė asnji vlerė
shpirtnore banesave shqiptare, qi paraqiten tė zymta e dekadente,
tė mbrapshta e pa sens estetik, tė vjetrueme pa u bā tė vjetra.
-
"O qytet me tulla tė kuqe qi qytet nuk je"
-
Tirana āsht e pėrbāme prej rrugėsh artificiale, gjuha qi flitet
āsht aq e pėrzieme sa tingllon artificiale dhe babilonike, deri
para dhetė vjetsh ka pasė edhe nji lagje artificiale (Bllokun e
udhėheqjes), edhe ai lum i qelbun qi e pėrshkon tė duket se
jeton mā fort artificialisht prej kontributit tė banorve sesa
prej ndonji burimi tė largėt. Mbasandej ka vila italiane, godina
ruse, pallate kineze e kulla arabe, e mā nė fund edhe nji liqen
artificial ngjyrė baltet.
-
Tirana āsht e shėmtueme pse nuk ka nji identitet, e bā me kenė e
vėrtetė qi kryeqyteti i nji vendi paraqet nji komb, duhet me u
ruejt kur t'i thona kujt qi Tirana āsht kryeqyteti ynė. Nji
shkrimtar i paraluftės e ka pasė quejt: "O qytet me tulla tė
kuqe qi qytet nuk je!"
-
Tashti s'fundi āsht tue u folė pėr kthimin nė identititet, por,
ku dojnė me e kthye Tiranen ketė s'e kam marrė vesht? Me kthye
nė identitet Krujen, Beratin, Gjinokastrėn e Korēėn kishte me
pasė nji kuptim, po Tiranen ku me e ēue, nė vjetin '30, apo nė
nė vjetin '50? S'ma merr mendja se kthehet nė identitet tue e
lye me ngjyra tė ndezta si me kenė tue lye kaēorre lepujsh apo
si me kenė tue u bā gati pėr karnevalet e Rio-s. (Mos tė
keqkuptohena: nuk due me thanė qi kanė bā keq pse e kanė lye,
mbasi ngjyrat e ndezta ndihmojnė me ulė edhe nivelin e stresit).
-
E keqja mā e madhe e jona āsht tė mėsuemit me tė mbrapshten.
-
Tirana (njilloj si pjesa e tjetėr e Shqipnķs) ta turbullon synin
me ato pallatet si koje (krodhe) buket tė deformueme prej
lagshtinet, tė brejtuna prej hallesh e tė mykuna prej
pakujdésit, ndėrtesa qi duken si me kenė shźjat rrugore qi tė
ēojnė drejt ferrit. E nuk janė tjetėr veēse shźjat e fitores sė
marrķs nė luftėn e saj me Natyren. Janė ndėrtesa qi duken si
anije qi po kalben nė shķ, tue marrė kėshtu pėrditė e mā fort
ngjyren e dheut, ngjyren anonime tė tokės qi i pėrpīn nė ēdo
moment, pallate qi janė kthye nė nji parking shpirtnash, i cili
i paraprīn nji parkingu tjetėr tė pėrhershėm diku nepėr kodrat
pėrreth.
-
Pėrshtypja qi tė len āsht ajo e nji qyteti zhelesh, tė veshun si
pėr ditė festet, si nji njerkė e vrazhdė qi ka uzurpue vendin e
Nanės Natyrė.
-
Janė tė papranueshme ato forma pallatesh qi duken si arkivola
vertikal me 40 dritare prej kah mā fort se me depėrtue drita,
del jashtė tafti e atyne qi t'vdekun jetojnė mbrendė. Banesa tė
kopjueme prej modelesh anonime tė marruna prej Uraleve deri nė
Kamēatka siē vėren A. Vehbiu.
-
Pėrsipėr, tarracat e papėrdorshme filtrojnė me besnikķ shiun.
Tarracat janė nji shźj tjetėr i mungesės sė lirisė, e cila
shprehet te sulmi i hijshėm qi nji ēatģ e kuqe ndėrmerr drejt
qiellit. Nė ēdo detaj tė atyne ndėrtesa ndihet mungesa e
simbolizmit, mbasi gjithēka āsht plazmue brutalisht prej nji
vullneti qi estetiken e ka pa, me tė drejtė, si anmiken numėr
nji tė materializmit.
-
Po punimet qi kanė bā vjetėt e fundit nė kryeqytet? Kanė mbėrrit
me e kthye nė nji plakė e lyeme qi s'ka njohtė kurrė ēasa
lavdijet, por āsht mjaftue me u marrė nėn stjetull vetėm prej
burrave tė vejė.
-
Mā s'parit po hamė, mbasandej po merrena me kopalla
-
Nji kapitull nė vete janė vilat e pasanikėve tė rķ, tė cilėt,
shģ pse janė tė rķ si pasanikė, kanė mujtė me grumbullue me ngut
nji farė pasunijet por s'kanė mujtė me mbėrrit atė pėr tė cilėn
duhet nji jetė e tanė: kulturen. Atėherė tė kapė syni nė mes tė
qyteteve tona: kulla alpine, chalets zvicerane, vila surrealiste
me balkone jo-funksionale, qi duken herė si xhepa kangurėsh e
herė si tenxhere me presion, sheh shtėpija qi kanė marrė diēka
prej pagodave e diēka prej klubeve tė katundeve, tė dalin
pėrpara vila ku alumini, ēementoja, hekuri e xhamat e errėt janė
kombinue keqas me drunin e qarrit e tė gėshtejės. Shihen aty
kėtu deri edhe arritjet mā tė fundit tė teatrit absurd: kulla
alpine tė lyeme si shtėpijat e kasabave tė Marokut, nji bardhėsķ
e pėrftueme me gelqere tė shueme keq qi ēohet leskra leskra, aq
sa me t'u duk shtėpija si me i pasė ra gėrbula (lebra).
-
Atėherė ēka mbetė me bā?
-
Po pse nuk ndėrtojnė shtėpija tradicionale shqiptare, ose vila e
pallate qi mos ta kenė mā atė epitetin e mnershėm: popullore. A
s'mund tė ndėrtohen shtėpija jo-popullore, shtėpija tė banueshme,
thjesht shqiptare: nė Korēė shtėpija korēare, nė Berat e nė
Gjinokastėr shtėpijat e tyne karakteristike, nė Krujė tė vetat e
kėshtu me rend.
-
Edhe pse, na ka pasė mbytė kjo «popullorja»: dikur partija
popullore, mbasandej kuvendi popullor, teatri popullor, artistat
e popullit, herojt e popullit, anmiqt e popullit, shtėpijat e
popullit.... a tė fillojmė njiherė me pasė kuvende, teatra,
artista, heroj, anmiq e deri edhe shtėpija qi tė jenė thjesht tė
tillė, pa atė adjektivin "popullor", qi nuk shpreh asgja por
vetėm largon prej kuptimit real. Kush e ka thanė se nji artist
duhet me i pėrkitė tanė popullit, apo nji anmik duhet me kenė
anmiku i tanė popullit?
-
Kėto janė
idena totalitariste qi sot nuk shkojnė mā, pse pėr me i pėrkitė
tanė popullit duhet me pasė hi nė pėrjetsķ, nė amshim, aty ku
koha nuk vepron mā, e kjo gja nuk mundet endé me u thanė pėr
kohėn tonė, e cila ka vetėm nji ēansim (définition): āsht kohė
dekadencet. T'i braktisim vizionet pan-komuniste qi dojshin me e
pa at' regjim sub specie aeternitatis, tė paluejtshėm, dogmatik
e t'pazāvendsueshėm nė sterilititin e vet, edhe urbanistik.
Akragantinėt (banorėt e Agrigentum) shkruente Empedokli:
ndėrtojshin shtėpija e tempuj a thue se s'kishin me vdekė kurrė,
e hajshin a thue se kishin me vdekė tė nesėrmen. Edhe qytetet
tona tė mbushuna me klube (ēfarė shtrembnimit i kena bā kėsaj
fjalė!), akshihane, qebabtore e paēaxhihane tė modave tė
ndryshme, tė japin pėrshtypjen qi shqiptarėt duen me rekuperue
kohėn e talonave e tė triskave, a thue se kanė frikė se po japin
shpirt unshėm, kurse tempuj pėr me mbetė nė historķ nuk kam pa
askund! Por antikėt kanė thanė: primum vivere deinde
philosophari - ēka shqip tingėllon: mā s'parit po hamė,
mbasandej po merrena me kopalla.
|
|