|
16
shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (15.09.2005)
Armand Mero
Nė Shqipėri pas
skandalit tė disa muajve mė parė qė pėrfshinte ambasadorin e
atėhershėm nė Uashington Fatos Tarifa, ėshtė kontrolli i lartė i
shtetit qė deklaron se ka zbuluar shkelje qė arrijnė shumė e mbi 150
mijė dollarėve. Sipas kėtij kontrolli Tarifa i cili ėshtė i
shkarkuar nga detyra ka administruar vetė tė gjitha fondet sipas
dėshirės duke kryer shkelje tė disiplinės financiare.
Ajo ēka u zbulua
nė muajin maj tė kėtij viti pas denoncimit tė bėrė nga njė
biznesmenė shqiptar ndaj ambasadorit Fatos Tarifa nė Uashington pėr
pėrfshirje nė njė skandal financiar, duket se ėshtė nga pikėpamja
financiare disa herė mė e vogėl se shifrat e zbuluara nga kontrolli
i lartė i shtetit.
Shqyrtimi i tė
gjithė veprimtarisė financiare tė ambasadės nė tre vitet e drejtuara
nga zoti Tarifa ka nxjerrė nė pah sipas ekspertėve shpėrdorime qė
shkojnė nė mbi 150 mijė dollarė. Kontrolli i Lartė deklaron se
shkeljet kanė tė bjnė me abuzime qė nisin nga organizimi i pritjeve,
pagesat e pajustifikuara ndaj tė tretėve, shpenzime tė larta tė
celularit dhe me udhėtimet dhe deri te pagesa pėr persona qė nuk
kanė patur lidhje me ambasadėn apo veprimatarinė e saj dhe qė
ekspertėt e Kontrollit tė lartė dyshojnė se mund tė jenė kryer nė
favor tė njerėzve me lidhje farefisnore me zotin Tarifa. Ndėr
shkeljet e konstatuara ka gjithashtu dhe pagesa pėr riparime tė
pajustifikuara apo tė kryuera jo si duhet nė ambasadė.
Nė tė vėrtetė,
biznesmeni shqiptar Bregasi, akuzoi ambasadorin se ai i kishte marrė
hua njė shumė prej disa mijėra dollarė nė kėmbim tė disa punimeve qė
do tė duhej tė kryeshin nė mjediset e ambasadės. Biznesmeni i cili
kishte regjistruar bisedėn me zotin Tarifa, deklaroi se nė momentin
qė ai kishte kėrkuar tė tėrhiqej nga kryerja e punimeve, ai kishte
refuzuar ti kthente borxhin.
Ky skndal bėri
qė fillimisht zoti Tarifa tė pezullohej nga detyra dhe mė pas tė
shkarkohej. Atij iu kėrkua kthimi urgjent nė Tiranė, po asnjėherė
nuk u mor vesh nėse kjo ndodhi. Gjithashtu nga ministria e jashtme
shqiptare nuk u fol mė as pėr rezultatet e kontrollit financiar qė u
krye nga ana e saj. Raporti i Kontrollit tė lartė pritet ti
dorėzohet Ministrisė sė jashtme, kryeministrit dhe presidentit.
Nė shumė raste
dosje tė tilla i janė dėrguar edhe prokurorisė pėr ndjekje penale,
ndonėse eksperiencat e mėparshme kanė treguar dėshtim, pėr shkak se
prokuroria i ka konsideruar tė pamjaftueshme faktet dhe provat e
servirura nga Kontrolli i Lartė. Me emėrimin e disa muajve mė parė
tė kreut tė ri tė Kontrollit Robert Ceku, institucioni qė ai drejton
dhe prokuroria janė angazhuar pėr njė bashkėpunim mė tė frytshėm.
|