|
16
shtator 2005 /TN
Zėri i Amerikės (15.09.2005)
Marrėdhėniet
midis presidentit Bush dhe presidentit rus Vladimir Putin kanė
ndryshuar shumė qė prej takimit tė tyre tė parė para 4 vjetėsh.
Miqėsia e menjėhershme qė ata krijuan mes tyre ka vazhduar, por
premtimet e mėdha tė takimeve tė para janė zėvendėsuar nga qendrimet
mė pragmatike nė marrėdhėniet dypalėshe.
4
vjet pas takimit tė tyre tė parė tė nivelit tė lartė, presidentėt e
Rusisė dhe tė Shteteve tė Bashkuara po shikojnė se si optimizmi qė
karakterizoi takimin e tyre tė parė po shndėrohet nė marrėdhėnie mė
tė qėndrueshme nė tė cilat tė dy udhėheqėsit mund tė bashkėpunojnė
lidhur me disa ēėshtje dhe tė kenė divergjenca pėr ēėshtje tė tjera.
Marrėdhėniet me tyre janė pak
mė tė tensionuara, megjithatė secili prej tyre ka nevojė tė ketė
marrėdhėnie tė mira me tjetrin. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė Shtetet
e Bashkuara dhe Rusia tė ruajnė marrėdhėnie tė mira edhe kur ato
pėrpiqen tė zgjidhin disa prej mosmarrėveshjeve qė kanė,
thotė James Goldgier i Kėshillit pėr Marrėdhėniet me Jashtė.
Kėto mosmarrėveshje pėrfshijnė pėrpjekjet e presidentit Bush pėr
demokraci nė Azinė qėndrore si dhe hapat autoritare tė ndėrmara nga
zoti Putin pėr tė konsoliduar fushtetin e tij politik, ēėshtje kėto
qė u ngritėn gjatė bisedimeve tė tyre nė Sllovaki nė fillim tė vitit.
Ne diskutuam rreth disa
vendimeve qė ai ka marė. Zoti Putin ishte i interesuar rreth disa
vendimeve qė unė kam marė. Dhe ky ėshtė njė dialog shumė i
rėndėsishėm. Siē e thashė dhe e pėrsėris, mendoj se ėshtė shumė e
rėndėsishme qė tė gjitha vendet i kuptojnė vlerat e mėdha qė sjell
demokracia, shteti ligjor, mbrojtja e pakicave dhe debati politik
pozitiv, tha presidenti Bush.
Ariel Cohen, analist i politikės sė jashtme nė Fondacionin Heritage,
i cili u takua me presidentin Putin kėtė javė, thotė se pas
vendosjes sė qeverive tė reja e demokratike nė vendet nė kufi me
Rusinė, zoti Bush duhet ti dėrgojė njė mesazh tė qartė presidentit
rus:Ne duhet tua bėjmė tė
qartė rusėve se mbėshtetja amerikane pėr ato regjime ishte mbėshtje
pėr demokracinė dhe pėr procesin demokratik dhe nuk ishte njė hap
anti rus. Njė ēėshtje tjetėr mosmarrėveshjesh janė
aspiratat bėrthamore tė Iranit. Shtetet e Bashkuara mendojnė se
Teherani synon tė zhvillojė armė bėrthamore.
Qėndrimi i Rusisė ėshtė nė
kundėrshtim me qėndrimin e Shteteve tė Bashkuara dhe tė evropianėve,
tė cilėt duan tia kalojnė kėtė ēėshtje Kėshillit tė Sigurimit tė
OKB-sė. Rusėt nuk e kundėrshtojnė programin civil tė Teheranit sepse
ata duan tė pėrfitojnė nga ky program, thotė analisti Cohen.
Sarah Mendelson, e cila studjon ēėshtjet ruse nė Qendrėn pėr
Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare, thotė se Rusia kėrkon tė ketė
njė politikė tė jashtme tė pavarur.
Me siguri qė elita ruse pėrpiqet
tė shikohet si njė fuqi e madhe. Rusia do tė kryesojė takimin e
grupit tė tetėshes vitin e ardhshėm dhe mendoj se ajo dėshiron tė
shikohet ende si njė lojtare e rėndėsishme.
Preokupimi kryesor i udhėheqėsve tė lartė ėshtė se si mund ta bėjnė
sa mė tė pavarur Rusinė nė politikėn e jashtme dhe kjo ėshtė
pikėrisht ēėshtja nė tė cilėn ata po pėrqėndrohen tani. Takimi nesėr
Bush-Putin do tė zgjasė mė pak se 2 orė. Analistėt thonė se ky takim
u jep mundėsinė dy presidentėve qė tė fillojnė marrėdhėnie tė reja
tė bazuara nė vija politike dhe jo nė marrėdhėniet personale.
|