|
-
16
shtator 2005 /TN
-
-
Ismail KADARE
-
-
1
-
Pesėmbėdhjetė vjet pas rėnies sė komunizmit, njė
mjegull e helmuar vazhdon tė rrijė pezull mbi ish-perandorinė e
pėrmbysur. Ajo nuk gjen qetėsi dhe, me sa duket, ska pėr tė
gjetur, pa kryer njė operacion tė dhimbshėm, por tė domosdoshėm:
spastrimin moral tė saj. Thėnė ndryshe njohjen dhe dėnimin e
krimit.
-
-
Pikėrisht pėr pengimin e kėsaj njohjeje e sidomos e
kėtij dėnimi ėshtė ngritur sot nė kėmbė njė armatė e tėrė. Me
trysni, me kėrcėnim, me para, me dredhi, me lutje, me shantazh,
shkurt me tė gjitha mėnyrat e mundshme, kjo ushtri e thirrur nė
shėrbim po pėrpiqet tė mbulojė tė vėrtetėn.
-
-
Nė fillim tė viteve 90 u duk se bashkė me pėrmbysjen
e tiranisė do tė shuhej edhe urrejtja qė ajo prodhonte ditė e
natė, burimi i parė energjitik i saj. Nė njė klimė besimi e
mirėsie u duk e natyrshme mėdyshja: tė hapeshin bodrumet e
errėta tė sė kaluarės, apo mė mirė tė mbylleshin?
-
-
Mėdyshja ishte e pėrligjur. Shumė njerėz menduan
kėshtu me sinqeritet. Dhe jo vetėm njerėz, por edhe shumė
institucione, madje disa qeveri demokratike, si ajo e Republikės
Federale Gjermane, e para qė u gjend pėrpara kėtij problemi.
Dihet se nė atė kohė Boni i propozoi Gjermanisė Lindore
shkatėrrimin e arkivave tė fshehta, qė lidheshin me spiunimin.
-
-
Mė pas, shumė shpejt u pa se iluzioni ishte i bukur,
por megjithatė mbetej iluzion. Bota e pėrmbysur kishte qenė aq e
egėr dhe e pabesė saqė asnjė qokė e saj nuk i pėrshtatej lirisė.
Ajo botė skishte njohur kurrė as falje e as mėshirė, ndaj si e
tillė si meritonte ato.
-
-
Ngėrēi u ndie shumė shpejt. Diēka themelore nuk ecte
nė demokraci. Diēka pengohej gjithkund. Prishej, shpėrbėhej,
fironte. Atėherė u kuptua se ēgabim fatal ishe harrimi i asaj
qė sduhej harruar. U krijua kėshtu paradoksi mė i madh: e para
qė mė sė shumti fitoi nga demokracia ishte diktatura e rrėzuar.
-
-
E inkurajuar kėshtu nga mosdėnimi i krimeve, ajo
pėrherė e mė tepėr nisi tė pėrkėdhelė shpresėn e kthimit nė
pushtet. Kishte pasuri brenda dhe jashtė vendit, kishte ende njė
pjesė tė kulturės e tė medias me vete, kishte sidomos dy armata
tė fshehta: atė tė spiunėve, dhe tjetrėn, atė pėr tė cilėn ende
flitet pak, por qė ėshtė, ndoshta, mė e rėndėsishmja, armatėn e
njerėzve qė, pa qenė nė listat spiunore, kanė qenė tė pėrlyer mė
shumė se vetė spiunėt.
-
-
Nė klimėn e demokracisė tė gjitha kėto forca, duke u
fėrkuar nėpėr gjysmėterr, duke nuhatur njėra-tjetrėn, u afruan e
u forcuan. Ato shtinė nė dorė njė pjesė tė jetės publike, tė
diplomacisė, tė shėrbimeve tė fshehta e sidomos tė ekonomisė.
Ato arritėn tė infektonin opozitėn e djathtė, njė pjesė tė sė
cilės e kishin patur nė dorė qysh nė krijimin e saj. Njė
marrėveshje e heshtur u krijua midis tė dy krahėve tė politikės
pėr tė mos prekur ish-agjentėt e fshehtė ngaqė secila palė
kishte pjesėn e vet nė kėtė thesar tė zi.
-
-
Mishmashi moral qė u krijua nga kjo gjendje ishte
humbja e plotė e qokave (referencave) morale. Gjithēka po
kthehej kokėposhtė, njerėzit si nė njė ėndėrr tė keqe po
mėsoheshin me tė keqen. Gjendje mė tė favorshme as qė mund tė
ėndėrronin xhelatėt e djeshėm.
-
-
Pjellė e drejtpėrdrejtė e kėtij mishmashi ishte njė
korrupsion i paparė ndonjėherė nė fytyrė tė dheut. Historia
jepte shumė pak ose aspak raste tė ngjashme. Tė shumtė ishin ata
qė mbeteshin gojėhapur nga kjo, por tė paktė qenė tė tjerėt, ata
qė duhej tė gjenin shkaqet dhe udhėn e daljes.
-
-
-
2
-
Ndonėse me njėfarė vonese, vendet e ish-Lindjes, njėri
pas tjetrit shpejtuan tė qortojnė gabimin. Gjermania ishte e
para qė e kuptoi se me kėtė gropė tė zezė nėn kėmbė nuk mund tė
ngrihej asnjė e ardhme. Dosjet e Stasit (policisė sė fshehtė)
nisėn tė hapen qysh nė vitin 1990. U shkaktuan natyrisht shumė
drama, por procesi, nė njė bilanc tė fundit u gjykua pozitiv. Nė
botėn e letrave, midis dramave tė tjera ishte ajo e shkrimtares
sė shquar Krista Ėolf. Debati pėr fatin e saj qėlloi i frytshėm.
E pranoi vetė qė kishte qenė pėr ca kohė bashkėpunėtore, por nuk
kishte dėmtuar kurrkėnd. Shpjegimet e saj pėr rrethanat e
rekrutimit dhe sidomos deklarata se skishte dėmtuar njeri u
vėrtetuan, gjė qė e rehabilitoi moralisht pėrpara opinionit
publik. Rasti i saj i bujshėm ishte njė mėsim emancipimi pėr
shoqėrinė gjermane, ende tė pamėsuar me ēėshtje tė tilla.
-
-
Secili vend ish-komunist sillte befasimet e veta nė
kėtė kronikė. Ndėrsa nė Hungari u bė problem mungesa e dosjeve,
nė Poloni dolėn dosje tė tepėrta. Sipas njė tradite famėkeqe tė
KGB-sė sovjetike u fabrikuan dosje pėr poshtėrimin e
personaliteteve, sidomos tė atyre qė kishin luajtur rol nė
pėrmbysjen e komunizmit. Viktima e kėsaj hakmarrjeje meskine
ishte vetė udhėheqėsi i Solidarnosit, Lech Valesa, i cili pati
durimin qė, me anė tė njė procesi gjyqėsor ta hidhte poshtė
shpifjen monstruoze. Njė gjė e ngjashme kishte ndodhur mė parė
me shkrimtarin Solzhenicin, pėr tė cilin KGB-ja hapte fjalė
sikur e kishte njeriun e vet, gjė qė askush nuk e mori
seriozisht.
-
-
Me vendet baltike, Letoni, Lituani dhe Estoni,
padronia e vėrtetė, KGB-ja, kishte marrė me vete dosjet. Ky rast
do tė pėrsėritej nė Kosovė, pas ēlirimit tė saj mė 1999, kur
UDB-ja serbe, ishte zotėruesja e vetme e tyre. (Nisur nga kjo
tingėllojnė tė pasinqerta e si pėr tė shpėlarė gojėn propozimet
e atyre njerėzve kinse tė dijshėm nė Prishtinė, qė flasin pėr
komisione qė u dashkan tė jenė tė pranishėm, nė ēastin e hapjes
sė dosjeve, pėr tė parė mos ka ndonjė paudhėsi etj., etj.! Pėr
ēkomisione tė shqiptarėve tė Kosovės mund tė flitet kur gjithė
arkivat e zeza ndodhen me qindra kilometra larg, nė Beograd apo
nė pyjet e Shumadisė?!)
-
-
Por le tė kthehemi te tabloja e zymtė e botės
komuniste. Nė Poloni, pas ligjit tė 1997-ės, pati zbulime,
debate e skandale tė pafundme. Nė Ēekosllovaki botimi i listės Ėildstein,
sipas emrit tė gazetarit qė e bėri publike, e vuri vendin nė
ethe. Njė listė tjetėr, Lista e vėrtetė e njė hungarezi iu
rikthye kriminelėve tė vėrtetė, zyrtarėve tė lartė komunistė, qė
dukej sikur kishin mbetur jashtė stuhisė. Njė tjetėr publicist,
rumuni Rude Portokalla, me gjithė emrin e kėndshėm e vitaminoz,
tronditi Rumaninė me njė letėr tė hidhur drejtuar presidentit,
ku i kėrkonte qė vendi tė shpėlante baltėn, duke zbuluar tė
vėrtetėn.
-
-
E fundit nė proces ishte Bullgaria, ku gjithēka
zvarritej e vazhdon tė zvarritet ende sot. Megjithatė, nė kėsi
rastesh tė vonesės ka gjithmonė njė ngushėllim pėr gjithkėnd.
Dhe ky ėshtė vendi ynė i dashur, i pari nė prapėsi, i fundit nė
punė tė mbara.
-
-
Por, pėrpara se tė vijmė te rasti ynė, duhet thėnė se
ethet e procesit ende vazhdojnė sot nė gjithė trevat e
ish-perandorisė sė gjerė. Rasti i fundit, kur pa u tharė ende
lotėt pėr vdekjen e Papės sė madh, Vojtilės, nė vendlindjen e
tij, Komisioni i kujtesės shpalli se ndihmėsi dhe konfidenti i
tij polonez, ishte spiun i ish-regjimit komunist, tregon se sa i
ditės ėshtė ky problem.
-
-
Janė sqaruar ndėrkaq disa gjėra themelore. I pari
mėsim qė u nxor nga kjo pėrvojė tragjike, ka tė bėjė me gėzimin
e parakohshėm tė ish-sunduesve komunistė, tė cilėt kujtuan se
mund tė bėnim sehir kėtė krusmė skėterre, pa u hyrė gjembi nė
kėmbė. Dalėngadalė kjo botė u bė e ndėrgjegjshme se janė ata, e
nė radhė tė parė ata qė e sollėn, e mbollėn dhe e shpėrndanė
gjithkund kėtė murtajė. Ndaj janė tė parėt ata, gjithmonė tė
parėt ata, qė do tė pėrgjigjen e do tė dėnohen pėr tė.
-
-
-
3
-
Tronditja qė vinte prej arkivave e dosjeve tė fshehta
ka qenė e natyrshme edhe nė Shqipėri. Ishte njė nga pyetjet e
para pėr tė gjithė. Pėr disa pyetja kishte brenda ankth, dihet
pėrse, pėr tė tjerėt, ata qė donin hakmarrje kishte padurim. Pėr
njė palė tė tretė, qė sishin tė pėrzier nė kėtė punė, zotėronte
kureshtja. Ishte kjo palė qė duhej tė ishte nė tė vėrtetė
gjykuesja e paanshme e ēėshtjes.
-
-
Nuk mund tė thuhet se populli shqiptar, pėrgjithėsisht
pasionant, me traditė hakmarrjeje dhe i shquar pėr mėri tė
zgjatura, u tregua i papjekur nė kėtė provė qė i vuri pėrpara
jeta. Zotėroi pėrmbajtja mė shumė se nguti, arsyeja mbi
pasionin, sė fundi, dhe kjo ishte tepėr e rėndėsishme, ashtu si
nė vendet e tjera u shtrua pyetja: i shėrben apo nuk i shėrben
kombit hapja e kėtij telashi? Mos vallė ishte mė mirė tė
merreshim me tė ardhmen se tė shkuarėn?
-
-
E gjitha kjo ishte logjike, e menēur dhe njerėzore.
Mirėpo katėrmbėdhjet vjet mė pas, nė vitin 2005, Parlamenti
Shqiptar mori vendimin e turpshėm kundėr hapjes sė dosjeve pėr
deputetėt. Asnjė parlament i vendeve tė tjera nuk i ka bėrė
kėtė, ndaj turpi mund tė quhet historik. E, si tė mos mjaftonte
kjo, deklarata cinike e nėnkryetares sė Kuvendit se, pėrjashtimi
nga kandidimi ideputetėve spiunė ishte njė shkelje e tė drejtave
tė njeriut (!), i vinte kapakun gjithēkaje.
-
-
Ky epilog i mbrapshtė tregoi se polemikat, mėdyshjet,
dyshimet e sinqerta nėse duhej a sduhej transparenca, nuk
kishin shėrbyer pėr asgjė.
-
-
Nė kėtė kah, do tė ishte e detyrueshme rishikimi i
kėsaj kronike tė gjatė dhe jo fort tė pastėr, pėr tė parė ku
ėshtė gabuar. Nė kėtė rishikim po duket se dufet primitive tė
politikės shqiptare nuk i lanė vend shqyrtimit serioz tė
asgjėje, pėrkundrazi kanė ēoroditur gjithēka, e nė radhė tė parė
moralitetin e politikės.
-
-
I kujtonim duke qeshur muajt e parė tė demokracisė kur
gra zyrtarėsh tė lartė nxirrnin nga ēanta fletė dosjesh sekrete,
pėr tu kakarisur me shoqet nė kafene. Na dukeshin groteske,
gati-gati subjekte pėr teatrin komik, pa na shkuar mendja se
pėrpara se tė ishin tė tilla, ato ishin tragjike.
-
-
Pas kėtij abuzimi tė parė, erdhėn tė tjerat. Loja me
emrat, pseudonimet e ish-spiunėve, dalja e tyre nė gazeta, sė
fundi, shantazhet, qė me siguri njėri krah i politikės i bėnte
tjetrit. Politika shqiptare njohu befas njė shije tė re, tė
panjohur, tė rrezikshme: pėrdorimin e dosjeve tė ish-spiunėve,
pėr dobi tė vet. Shantazhi ka qenė mekanizmi kryesor me tė cilin
ka funksionuar ēdo mafie e ēdo zhgan banditėsh. Kjo vegėl e
diktaturės tregonte se klasa politike shqiptare sado tė shpallej
liberale, zemrėn e kishte nė diktaturė.
-
-
Kėshtu shpjegohet qė ēėshtja e hapjes ose jo tė
arkivave tė fshehta, nga njė trazim i sinqertė, u kthye nė njė
biznes tė turpshėm politik. Me anė tė kurthit tė dosjeve, secila
palė mbante nė zap jo vetėm njerėzit e vet, por edhe njė pjesė
tė palės tjetėr. Kėshtu shpjegohen ēuditė e pashpjegueshme,
enigmat, thėnė shkurt, qyfyret e politikės shqiptare. Kėshtu
shpjegohet paradoksi i madh qė ka zyrtarė tė sė djathtės, qė
janė po aq tė zellshėm pėr tė mbuluar krimet e komunizmit,
njėlloj si tė ishin tė majtė. Kėshtu shpjegohet qė diskutimi pėr
arkivat dhe dosjet hyri nė njė zonė tė mjegullt, nė njė muzg tė
qėllimshėm: gjersa u arrit te epilogu i turpshėm i Kuvendit
Shqiptar.
-
-
-
4
-
A krijon probleme hapja e bodrumeve tė errėta (arkiva,
dosje etj.) nė Shqipėri? Natyrisht qė krijon.
-
-
Ky ėshtė njė problem i rėndė, serioz, me shumė peshė e
pėrgjegjėsi. Ndaj askujt nuk i lejohet qė pozitėn e tij
superiore (thėnė ndryshe pa dosje) ta pėrdorė nė mėnyrė
abuzive, pėr tė terrorizuar si prokuror inferiorėt (thėnė
ndryshe me dosje).
-
-
Nė tė gjitha problemet, sado dramatike qofshin, qasja
njerėzore ėshtė ajo qė mė shumė se ēdo tjetėr, shmang gabimet e
rėnda. Mund tė ketė qasje njerėzore pėr ēėshtjen e errėt tė
ish-spiunėve? Natyrisht qė ka. Sduhet harruar kurrė se kjo
ushtri e trishtuar e ka dramėn e saj tė brendshme. Sado qė e ka
humbur tė drejtėn e fjalės, sado qė ēdo pėrpjekje pėr tu
shpjeguar mund tė kthehet kundėr saj, kjo sdo tė thotė se bota
duhet tė jetė e shurdhėr dhe e pandjeshme ndaj ferrit tė
brendshėm tė saj. Ėshtė rekrutuar kjo ushtri me mėnyrat mė
ēnjerėzore qė mund tė pėrfytyrohen. Ėshtė kapur shumica e saj nė
gracka nga mė makabret.
-
-
Qasja njerėzore ėshtė ajo kur, sa mė shumė tė ndjeshėm
ne tė jemi ndaj kėsaj katastrofe tė ndėrgjegjes, aq mė tė
pandjeshėm na lejohet tė jemi ndaj atyre qė e kryen kėtė punė me
zell, e aq mė tė ashpėr ndaj atyre qė e kryen tė njėjtėn punė pa
i detyruar kush. Sa pėr ata qė e krijuan kėtė mjerim dantesk,
ata qė pėrbėnin kupolėn e nomenklaturės sė kuqe, ata ska pse tė
presin mirėkuptim.
-
-
Njė orientim i tillė njerėzor mund ta ēojė ēėshtjen e
zvarritur tė dosjeve nė Shqipėri drejt njė zgjidhjeje tė
arsyeshme.
-
-
Pėr shkak tė veēantive tė vendit tonė (njė traditė
shekullore hakmarrjeje, pezmatimet e mėrive tė gjata, pėrftimi i
veēantė i fisit, familjes e nderit, raportet atė-bir si raporte
detyrimi e shkarkimi), kėto e tė tjera si kėto, na ēojnė
natyrshėm drejt kėrkimit tė njė zgjidhjeje qė mund tė ishte e
veēantė.
-
-
Nisur nga kjo, e nisur gjithashtu nga orientimi
njerėzor qė u pėrmend mė lart, mendoj se do tė ishte, ndoshta, e
arsyeshme qė, pėr shumicėn e popullsisė shqiptare, pėr njerėzit
e thjeshtė e tė rėndomtė, pėr ata qė skanė patur e smund tė
kenė asnjė rol nė jetėn politike, morale e administrative tė
shtetit e tė shoqėrisė, dosjet mund tė vazhdojnė tė jenė tė
mbyllura. Sė paku pėr aq kohė sa do tė mund tė vendosė nė njė
formė referendare populli shqiptar.
-
-
E kundėrta duhet tė ndodhė me ish-nomenklaturėn dhe me
gjithė ata qė, pėr ironi tė fatit, u quajtėn elitė e vendit
dhe qė luajtėn njė rol tė ndjeshėm nė jetėn e tij. Sa mė i lartė
ka qenė posti, aq mė i madh bėhet faji, pėr tė arritur gjer te
maja e kupolės. Nė Shqipėri duhet tė shkulet njėherė e
pėrgjithmonė ideja e gabuar se, ishin si ishin udhėheqėsit,
punėt e pista i bėnin vetėm spiunėt profesionistė. E vėrteta
ėshtė fare ndryshe. Mbi tė ashtuquajturit udhėheqės, jo vetėm
rėndon krimi madhor, ai i krijimit tė kėsaj murtaje, por edhe nė
njė rrafsh tė rrokshėm, kjo e ashtuquajtur elitė i ka bėrė
gjithmonė punėt e pista tė spiunimit. Qysh mė 1941, nė lindjen e
partisė, krerėt e saj, u mėsuan tė denonconin njėri-tjetrin te
Stalini, te Titoja, te jugosllavėt, te rusėt. Ndaj mė pas
spiunimi u bė diēka familjare pėr ta, gjersa u kthye nė njė
sistem zotėrues.
-
-
Pėr fat tė keq, nė polemikėn e hapur kėto dy vitet e
fundit ėshtė pėrzier, rastėsisht ose jo, ēėshtja e dosjeve me
atė tė arkivave tė fshehta. Ndėrsa pėr tė parėn kanė qenė disi
tė kuptueshme lėkundjet, hapja e arkivave ėshtė jashtė ēdo
diskutimi. Mėdyshja pėr kėto nuk mund tė cilėsohet veē barbare.
Pėr fat tė keq, ka ndodhur pikėrisht ajo: barbaria.
-
-
-
5
-
Botimi i paketės sė parė tė dokumenteve pėr pėrgjimin
e shkrimtarėve dhe tė artistėve, pėrpiluar nga drejtori i
pėrgjithshėm i Arkivit Shtetėror tė Shqipėrisė, dr. Shaban
Sinanit, krijoi bashkė me nervozizmin njė solidaritet tė sėmurė
kundėr librit dhe autorit. Do tė ishte e kuptueshme nėse do tė
kėrkohej zgjerimi i hulumtimit me autorė tė tjerė. Pėr fat tė
keq, nuk u kėrkua kjo, ose mė saktė u kėrkua kjo sa pėr tė larė
gojėn. Kurse thelbi i kėrkesės ishte tjetėr gjė: mbyllja e kėtij
procesi.
-
-
Nė tė vėrtetė duhej tė ndodhte e kundėrta. Me gjithė
vonesėn e saj nė kėtė problem kaq dramatik, Shqipėria pati
shansin tė hapė procesin, me njė dosje tė nivelit tepėr tė
lartė. Nuk ėshtė fjala pėr dosje tė rėndomta spiunėsh e as pėr
denoncime tė vogla tė lagjes, por pėr makinėn kryesore tė
pėrgjimit e tė terrorit kundėr letėrsisė dhe arteve. Ėshtė fjala
pėr zyra tė Komitetit Qendror, pėr anėtarė tė tij, pėr anėtarė
tė Byrosė Politike, pėr kryesinė e Lidhjes sė Shkrimtarėve e
Artistėve tė Shqipėrisė, pėr gruan e diktatorit, pėr vetė
diktatorin, nė zyrėn e tė cilit pėrfundonin denoncimet kryesore.
-
-
Me sa duket, pikėrisht kjo kapje pėr brirėsh e
problemit, ky vizion nga lart, qė nuk i lė mundėsi nomenklaturės
tė fshihet pas spiunėve tė thjeshtė, ka qenė njė nga arsyet e
reagimit tė keq. Nė kėtė libėr nomenklatura e lartė, qoftė
politike, qoftė kulturore del lakuriq. Zyrtarėt e lartė nuk mund
tė pėrdorin mė legjendėn aq shumė tė pėrhapur se ushtruan terror
ngaqė ishin tė keqinformuar. Nga ana e tyre, drejtuesit e
institucioneve kryesore tė terrorit intelektual, nuk mund tė
justifikohen se ishin tė detyruar nga lart tė bėnin ato qė kanė
bėrė. Tė dy palėt janė tė pėrlyera gjer nė grykė, tė pleksura nė
njė aleancė monstruoze, rrallėherė tė ndeshur nė histori.
-
-
Kėtė vizion tė qartė tė tablosė nuk mund ta japė veēse
bota e dokumentacionit. Ndaj reagimi i ashpėr kundėr librit
ėshtė njėherėsh reagim kundėr dokumentacionit nė pėrgjithėsi.
Gati-gati u ndien haptas thirrjet histerike: nuk duam dokumente!
-
-
Natyrisht qė njė botė e ngritur mbi mashtrim dhe
mjegull mbuluese mė fort se ēdo gjėje i trembet dokumentacionit.
Oraliteti ballkanik, aq shumė joshės nė rrafshin e artit epik tė
poezisė, ėshtė armiku i parė i sė vėrtetės nė rrafshin e jetės
shoqėrore moderne. Libri i drejtorit tė arkivave vuri ballė pėr
ballė oralitetin dhe dokumentet. Nė kėtė ndeshje oralitetit
(thėnė ndryshe mjegullės mashtruese) nuk i mbetet veē humbja. Ky
ėshtė edhe shkaku i panikut.
-
-
-
6
-
Njėqind e tridhjetė vjet mė parė, nė romanin e tij
Djajtė, Dostojevski profetizoi makinėn e ardhshme tė terrorit
komunist. Nė kėtė roman tregohet se si katėr revolucionarė rusė
mbytin tė pestin, shokun e tyre, pėr tu lidhur kėshtu me anė tė
tė fshehtės sė krimit. Sipas Dostojevskit, kėshtu do tė punonin
kėtej e tutje qelizat e revolucionit, ato qė do tė mbytnin
botėn me gjak. Ne ballkanasit e kuptojmė mirė se ēėshtė kjo
lidhje nėpėrmjet njollave tė gjakut. Gjatė luftės civile nė
Shqipėri ajo u pėrdor gjerėsisht e po ashtu pas fitores sė
komunistėve.
-
-
Lidhjen, solidaritetin nėpėrmjet denoncimit nuk e ndan
veēse njė hap nga marrėdhėnia qė u pėrmend mė lart. Kori i
bashkuar kundėr hapjes sė arkivave tė fshehta, ato qė janė kusht
i domosdoshėm pėr ēdo demokraci e ēdo qytetėrim, tregon qartė se
sa larg qytetėrimit ndodhet ende sot njė pjesė e shoqėrisė
shqiptare.
-
-
Ēdo shoqėri e pajisur me njėfarė ngrehe morale, kur
gjendet pėrpara njė prove ku vihen ballė pėr ballė moraliteti me
tė kundėrtėn e vet, nė mėnyrė tė vetvetishme rreshtohet nė anėn
e moralitetit. Pėr njė pjesė tė popullsisė shqiptare, pėr fat tė
keq, ndodh e kundėrta. Kjo pjesė, me shpėrfillje bėn sehir tė
keqen. Nga dokumentet ajo merr vesh se dikush ka kallėzuar, ka
marrė mė qafė, ka dashur tė hedhė nė humnerė dikėnd, e
megjithatė vazhdon tė vėshtrojė me sytė e saj tė pajetė (sytė e
saj prej peshku, siē pėrfytyrohet shpėrfillja nė filmat e
Felinit), pa dashur tė vihet nė mbrojtje tė askujt.
-
-
Por kjo ėshtė gjysma e sė keqes. E keqja mė e madhe
ėshtė kur kori i solidaritetit, ai qė, jo vetėm ėshtė
shpėrfillės ndaj viktimės, haptas bėhet kundėr saj, duke marrė
nė mbrojtje shtypėsit. Merret me mend se nga ēnjerėz pėrbėhet
ky kor. Sė pari, janė bashkėpunėtorėt nė krim, ata qė, sipas
profecisė sė Dostojevskit i lidh e fshehta e denoncimit. Me ta
bashkohen njė tufė zyrtarėsh tė mesėm e tė lartė, ata qė dje
ishin buka dhe kripa e diktaturės, e qė ende sot i gjen aty-kėtu
nė jetėn e sotme politike, deputetė tė majtė e tė djathtė,
kryetarė partish, anėtarė tė qeverisė, diplomatė, shefa,
mbishefa e nėnshefa pa fund.
-
-
Nė gjithė kėtė tablo, pjesa mė shqetėsuese ėshtė
shpėrfillja e publikut. Ky zvetėnim postdiktatorial ėshtė
rrjedhojė e drejtpėrdrejtė e bjerrjes morale tė epokės qė vdiq.
-
-
Kronika e zvetėnimit tė jetės letrare artistike nė
Shqipėri ka nisur qysh mė 1945, nė themelimin e Lidhjes sė
Shkrimtarėve. Nė atė kohė, Lidhja ishte fare ndryshe nga ēu
katandis mė pas. Mė 1945, nė kryesinė e Lidhjes ishin zgjedhur
Dhimitėr Pasko, Sejfulla Maleshova, Skėnder Luarasi, Lasgush
Poradeci, Ymer Dishnica e tė tjerė zotėrinj tė kulturės
shqiptare.
-
-
Nė kėtė kulturė ishin ende zotėrinj tė tjerė si
Vinēens Prenushi, Vedat Kokona, Petro Marko, Nexhat Hakiu, Frano
Alkaj, Henrik Lacaj, Fejzi Dika e tė tjerė. Njė frymė
intelektuale, njė atmosferė gjysmė e lirė vinte nga epoka e
pėrmbysur.
-
-
Regjimi komunist e ndjeu menjėherė se ky ekip
shkrimtarėsh, kėta mohikanė tė fundit, ishin tė huaj pėr tė. Ata
ishin dėshmitarė bezdisės pėr krimet e tij. Nė vend tė
vėshtrimit tė tyre depėrtues ai do tė parapėlqente vėshtrimin e
ngrirė tė peshkut felinian. Dhe kėshtu nisi luftėn kundėr
borgjezėve, duke hedhur nė sulm shkrimtarėt e dalė nga lufta,
mė saktė, nga njėra barrikadė e luftės, ajo komuniste.
-
-
Pėshpėrima qė u hap nė Tiranė, mė 1946, se anėtari i
kryesisė sė Lidhjes sė Shkrimtarėve, Lasgush Poradeci, ka
thirrur nė duel ministrin e Kulturės sė qeverisė komuniste,
ngaqė ky e kishte fyer publikisht, ishte edhe bėma, ose mė
saktė, skandali a mondaniteti i fundit me shije evropiane nė
Shqipėri.
-
-
-
7
-
Njė shoqėri me ndėrgjegje tė gjymtuar, siē ėshtė sot
njė pjesė e shoqėrisė shqiptare, gjėja e parė qė bėn kur dikush
i vė pėrpara pasqyrėn pėr tė parė vetveten, ėshtė refuzimi i
pamjes. Njė reagim i dytė, edhe mė i keq, ėshtė pėrpjekja pėr ta
thyer pasqyrėn.
-
-
E mėsuar kėto 15 vjet tė tranzicionit me mjegullėn e
mashtrimit dhe me dokrrat e kafeneve, kėto balsame aq shumė tė
parapėlqyera pėr tė, kjo shoqėri e ndien veten kaq keq dhe tė
pambrojtur pėrpara saktėsisė sė pamėshirshme tė dokumenteve. Ajo
bėn ēmos pėr tė penguar daljen e tyre dhe ajo do tė bėjė ēnuk e
ēmos pėr tė kufizuar veprimin e tyre shelbues. Ajo do tė donte
shumė qė nė vend tė tyre, nė vend tė sė vėrtetės sė arkivave, tė
vazhdonte nė Shqipėri surrogati i sė vėrtetės.
-
-
Ky surrogat ėshtė njė mjet i vjetėr, i pėrdorur shumė
herė nė periudha pastiranike. Thelbi i tij, mbulimi i krimeve,
shfaqet e kryhet me forma nga mė tė larmishmet. Mbulimi i
drejtpėrdrejtė, zhdukja, djegia e dokumenteve, ėshtė pa dyshim
mėnyra mė e ngutshme, e kryer shpesh nė rrethana paniku. Njė
tjetėr formė ėshtė transferimi i krimit. Kjo ėshtė njė mėnyrė
dredharake qė pėrzien qėllimisht krimin e mirėfilltė me sofizmat
pėr tė, ose kriminelėt e mirėfilltė me kinse burimet teorike tė
tij. Kėshtu, nė rastin e holokaustit, vėnia e emrit tė Hitlerit,
midis emrash filozofėsh e shkrimtarėsh tė njohur, qė, pėr fat tė
keq, janė pėrzier nė mėkatin kundėr hebrenjve, ngjan gati-gati
si njė pėrpjekje lehtėsimi pėr kryekriminelin nazist. Tė natyrės
sė pėrafėrt janė raportet e krahasimit tė intelektualėve
shqiptarė me Enver Hoxhėn. Zėrat e avokatėve tė kėtij tė fundit,
se tirani spaska bėrė ndonjė krim mė tepėr se njė pjesė e
intelektualėve ėshtė gjithashtu pėrpjekje e mjerė pėr tė
shfajėsuar diktatorin.
-
-
Njė ndėr alibitė me tingėllim kinse filozofik, siē
janė shpesh ato qė ndėrtohen me ndihmėn e konceptit kohė,
ėshtė shfajėsimi ashtu ishte koha. Ėshtė e tepėrt tė zgjatemi
kėtu, pėr tė kuptuar se nė historinė e njerėzimit ka patur disa
akte qė nuk kanė patur kurrė kohėn e tyre. Bota ka ndėrruar
epoka, rende e sisteme tė menduari, por disa vepra, ndėr tė
cilat kallėzimi i pabesė, nuk janė pranuar nga asnjė kohė.
Denoncimin qė 2000 vite mė parė e degdisi nė internim poetin e
Romės, Ovidin, shteti romak e mbajti nė shekuj tė fshehtė, sepse
ai kallėzim ka qenė atėherė, njėlloj si sot, i turpshėm.
-
-
Qė surrogati, thėnė ndryshe mashtrimi, tė ngadhėnjejė,
atij i duhet pushtimi i hapėsirės mediatike. Vėrshimi nė shtyp
nėn pasaportėn e kujtimeve, i njė vale nostalgjie pėr kohėn e
pėrmbysur dhe pėr personazhet e saj, ka shqetėsuar me tė drejtė
pjesėn mė tė shėndoshė tė opinionit shqiptar. Sdo tė kishte
ndonjė tė keqe, pėrkundrazi, nėse kėto dėshmi tė njerėzve tė
ish-nomenklaturės, qofshin ata tė kupolės komuniste, qofshin
rojet, hetuesit, madje torturuesit, do tė tregonin tė vėrtetėn.
Mirėpo, me pėrjashtime tė rralla, rrėfimet e tyre skanė lidhje
me tė. Tabloja rozė qė del prej tyre ėshtė fyerje e rėndė pėr
vuajtjet e kėtij populli.
-
-
Nė kushte tė tilla, maksima e njohur historinė e
shkruajnė fitimtarėt, mund tė ketė njė fat tė ēuditshėm nė
Shqipėri. Ajo mund tė pėrmbyset duke u bėrė historinė e
shkruajnė tė mundurit, ose edhe mė keq, tė mundurit tė ndihen
vėrtet fitimtarė, ēka do tė ishte turpi mė i madh pėr kėtė vend.
-
-
Trimėrimi i sė keqes staliniste, arroganca, fryma
revanshiste e saj, dėshmon pikėrisht shpresėn e saj pėr tu
kthyer. Kori i solidaritetit alla dostojevskian, i inkurajuar
nga vėshtrimi shpėrfillės i peshkut tė Felinit, shfaqet nė tė
gjitha rrafshet. Ėshtė kjo frymė e keqe qė nxit qėndrimin mohues
ndaj popullit shqiptar. Ai konsiderohet mėkatar pėr pėrmbysjen e
komunizmit, ndaj nė mėnyrė tė tėrthortė ndaj tij mund tė bjerė
hakmarrja. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet mungesa e skrupujve
nė drejtimin e punėve tė tij, ngritja e imoralitetit nė rangun e
njė doktrine, korrupsioni i paparė, talljet e pareshtura me
varfėrinė e vendit, sė fundi sėmundjet kronike tė politikės
shqiptare: mosnjohja e zgjedhjeve, e bojkotimi i parlamentit, dy
nga turpet e neveritshme tė jetės sonė.
-
Sipas kėsaj mbrapshtie, sa herė qė vendi ia refuzon
votėn dhe besimin njė krahu politik, ai quhet prej kėtij krahu,
vend mėkatar.
-
-
Lufta pėr shėndoshjen morale tė Shqipėrisė sė sotme
nuk ėshtė ēėshtje pėrkryerjeje apo luksi kulturor. Ajo ėshtė
kthyer nė kusht tė ekzistencės sonė tė mėtejshme.
-
-
E treguar me gisht nga komuniteti ndėrkombėtar pėr
korrupsionin e saj, Shqipėria ndodhet sot nė nivelin mė tė keq
tė ndotjes morale qė ka njohur ndonjėherė. Nga kjo gropė ajo ose
duhet tė dalė me ngut, ose do tė fundoset pėrgjithmonė.
-
-
Mbrojtja e mjedisit, luftėtarėt mjedisorė shqiptarė,
duhet tė pėrkrahen sot si njė ushtri e shenjtė. Por njė tjetėr
ushtri, edhe mė e shenjtė, pritet tė shfaqet pėrkrah tyre, ajo e
rimėkėmbjes shpirtėrore.
-
-
Nuk ėshtė koha as pėr vaj e as pėr berihaj. Nė jetėn e
popujve janė tė njohura gjendjet e krizave morale, ato qė mund
tė quhen orė e vetėvrasjes. Pėr njė paradoks tė madh, ato, mė
sė shumti ndodhin nė liri, atėherė kur rreziqet e tjera
shmangen.
-
-
Procesi i rigjetjes sė drejtpeshimit shpirtėror, ėshtė
i lidhur natyrshėm me kurajėn pėr shqyrtimin e ndėrgjegjes,
sidomos kur ajo ėshtė e dėmtuar. Njė gjė e tillė ėshtė vėshtirė
tė pėrfytyrohet pa hapjen e zgafellave ku ėshtė strukur e keqja.
-
-
Historia e emancipimit njerėzor ėshtė historia e
hapjes dhe nė asnjė rast e mbylljes tė sė vėrtetės. Janė sheshet
e qyteteve antike, hapėsira ku sė pari, bashkė me votėn e lirė
dhe me fjalėn e lirė lindi demokracia, dhe jo qilaret e errėta,
aq shumė tė dashur pėr kundėrshtarėt e saj. Ėshtė hapja
(transparenca) ajo qė i vuri krismėn nė themele, asaj qė dukej
se nuk do tė tundej kurrė, perandorisė komuniste.
-
-
Me kėtė gjendje tė frikshme morale, Shqipėria nuk mund
tė quhet sot njė vend i lirė dhe sovran. Nė kėto kushte, liria,
demokracia dhe rendi republikan i saj nuk mund tė jenė veēse
virtuale.
-
-
Brezit tė ri tė shqiptarėve qė po hyn nė jetė i bie
barra historike e njėmendėsimit tė tyre. Me fjalė tė tjera ta
rifitojė Shqipėrinė.
-
-
Jo ēdo brezi mund ti bjerė njė shans i tillė.
|
|