|
-
16
shtator 2005 /TN
-
-
- Kosova detyrohet tė hyjė nė negociata, pa u siguruar
integriteti territorial i saj -
-
-
Shkruan: Esat STAVILECI
-
-
Nė
kohėn kur po pėrshpejtohen procesetpėr hapjen e ēėshtjes sė
Kosovės, nuk mbeten pa lėnė gjurmėdhe pa nxitur ndonjė ragim
propozimet e Grupit Ndėrkombėtar tė krizave (ICG)nė lidhje me
veriun e Kosovės, pėrkundėr pohimeve tė zyrtarėve tė tij, qoftė
tė z. Alex Anderson, shefit tė Zyrės sė GNK nė Prishtinė, dhėnė
Radios Evropa e Lirė, qoftė tė vet Drejtorit tė Grupit
Ndėrkombėtar tė Krizave, z. Nicholas Whyte, dhėnė pėr DTT-NET.
COM. , se Ne jemi nisur nga nevoja qė komunat veriore tė
dominuara nga serbėt tė gėzojnė njė autonomi praktike
(Anderson)
dhe se Ne nuk kemi sugjeruar krijimin e njė rajoni territorial
dhe administrativ tė ri dhe autonom pėr serbėt nė veri tė
Kosovės, por kemi sugjeruar rritjen e kompetencave nė pushtetin
lokal-komunave nė veri tė Kosovės (Ėhyte).
-
-
Megjithatė, propozimet e Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, sado me
mundėsinė e interpretimeve tė ndryshme, nuk tė lėnė krejt
indiferent, pėr shkak tė pėrmbajtjes sė tyre. Nė fakt, ICG
konsideron se veriut duhet ti ofrohet njė autonomi, pėrfshirė
kompetenca tė bartura pėr komunat. liri pėr komunat qė tė lidhen
nė baza vullnetare
-
-
Nė
kėtė mėnyrė, Grupi Ndėrkombėtar i Krizave sikur serviroi njė
temė tė re tė vjetėrpėr ndarjet dhe rindarjetnė Kosovės.
-
-
Kjo qe njė arsye e mjaftueshme qė, pėr njė ēast, ti
rikthehemnjė shkrimi tim tė datės 19. 02. 2000, me titull :
TE MOS BEHET ASGJĖ PROBLEMI I MITROVICĖS, nė tė cilin kisha
tėrhequr vėrejtjen se ne shqiptarėt pėrgjithėsisht i kemi
kuptuar me vonesė lojėratqė tė tjerėt i kanė luajturme ne,
prandaj dhe kemi pėsuar rėndė si komb nė histori, pėr ti
sugjeruar klasės sonė politike se duhet tė jetė e vėmendshme se
kufijtė e Kosovės nuk janė nė pjesėn verioretė Mitrovicės,
veēse territori i Kosovės shtrihet edhe mbi vet Mitrovicėn, deri
nė kufijtė me Serbinė.
-
-
Po
e (ri)theksoj kėtė gjykim timin pėr tu bashkuarme atė pjesė
tė Raportit tė ICG-sė (Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave) pėr
Mitrovicėn, ku thuhet se
ndarja mbetet njė ēėshtje e gjallė,
sepse nė Mitrovicė ku Kosova ėshtė e ndarė te lumi Ibėr, misioni
i OKB-sė dhe KFOR-it kanė dėshtuar nė pėrmbushjen e mandatit tė
tyre.
-
-
Mirėpo, nuk mund tė bashkohemme sugjerimin e ICG-sė qė
veriut duhet ti ofrohet njė autonomi, pėrfshirė kompetenca tė
bartura pėr komunat
, pėrfshirė lirinė pėr komunat qė tė
lidhen nė baza vullnetare
, me arsyetimin se
kėto iniciativa
me komuna tė reja me shumicė serbe nėpėr Kosovė do tė zbusin
presionin pėr ndarje nė vijėn e Ibrit. Nė kėtė mėnyrė, Grupi
Ndėrkombėtar i Krizave, edhe pse nuk shprehet, sikur mendon pėr
presionin qė, nė fakt, ėshtė variant i vetėm serb pėr
decentralizimin qė nėnkupton ndarjen e Kosovės nė dy entitete.
-
-
Ky
sihariqnga Grupi Ndėrkombėtar i Krizave na vjennė kohėn kur
pėrshpejtohenproceset pėr hapjen e negociatave, pa
angazhimin e bashkėsisė ndėrkombėtare qė, paraprakisht, tė
sigurojė integritetin territorial tė Kosovės. Kosovės i
sugjerohet tė hyjė nė negociata, pėrderisa njė pjesė e
territorit tė saj ėshtė pėrthekuar dhunshėmdhe nė tė Beogradi
ushtron ndikim nėpėrmjet strukturave paralele qeveritare.
-
-
Duke kėrkuar prej klasės sonė politike qė tė jetė shumė e
vėmendshme se nė ēaranzhmane mund tė futet, tėrheq
vėrejtjen se ēdo pėrsiatje eventuale pėr autonomi nė veriun e
Kosovės, qoftė ajo edhe praktike, siē shprehet z. Anderson,
ėshtė e pabazė, meqė prapa vetes nuk ka fundament tė ndarjeve
reale etniko-territoriale nė hapėsirėn e saj, pėr tė pėrkujtuar
se shumica etnike shqiptare paraqet karakteristikė tė tė gjitha
makrozonave tė Kosovės, pėr tė konfirmuar se Kosova nuk
paraqet territor difersikativ etnik tė karakterit enklavė dhe se
nė Kosovė bėhet fjalė pėr kuantume dhe proporcionerelative
demografike dhe kombėtare shprehimisht tė ndryshme, pėr tė
forcuar bindjen se territori i Kosovės dallon dhe ndahet
plotėsisht nga territori i Serbisė, jo nė kufijtė e lumit Ibėr,
por nė kufijtė e Kosovės me Serbinė, kufijtė kėta qė, fundi i
fundit, nuk mund tė ndryshoheshin pa pėlqimin e Kosovės edhe
gjatė qenies sė saj nė pėrbėrjen e ish-Jugosllavisė, pėr tė
pėrfunduar se nuk ka asnjė ligjėsi objektive pėr tė arsyetuar
projektin serb.
-
-
Duke theksuar kėto ndėr mė shumė argumente tė tjera, sugjerimi
pėr autonominė, qoftė edhe praktike, serbe nė veriun e
Kosovės bėhet i papranueshėm.
-
-
Veriu i Kosovės mbahet i kontrolluarnga serbet dhe pėr kėtė
shprehet edhe vet Grupi Ndėrkombėtar i Krizave. Madje, ai nė
raportin e publikuar kėtyre ditėve pohon se Beogradi mban
ndikimin e tij nėpėrmjet strukturave paralele qeveritare,
pėrfshirė praninė e policisė qė shkel Rezolutėn 1244 tė
Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė.
-
-
Ky
fakt nuk bėn tė anashkalohet dhe assesi tė heshtet nga ana e
institucioneve tona qė, sipas zhvillimeve tė deritashme, e kanė
lėnė pasdore veriun e Kosovės, duke u detyruarqė tė negociojnė
pėr tė, nė vend qė, paraprakisht, tė kėrkojnė pėrmbushjen e
Rezolutės 1244 nė lidhje me integritetin territorial tė Kosovės,
pavarėsisht pafavorshmėrisė sė saj pėr tė, nė pjesėt e tjera
normative.
-
-
Jemi tė ndėrgjegjshėm se klasa e tashme politike e Kosovės
objektivisht ėshtė e kufizuar, por ky fakt nuk e amniston atė
nga pėrgjegjėsia, po qe se nuk e aktualizon ēėshtjen e veriut
tė Kosovės dhe nuk kėrkon qė ajo tė sqarohet, para se tė
pranojė ēfarėdo aranzhmani nė lidhje me statusin e Kosovės. Po
qe se kėtė nuk do ta bėjė, e kėrcėnon rreziku real qė tė ulet
nė tryezė bisedimeshpėr tė kėrkuar atė qė ėshtė legalisht
pjesė e Kosovės, me kėrcėnimin e rrezikut tjetėr real qė
diskutimi pėr tė tė pėrfshihetnė katalogun e kompromiseve tė
mundshme.
-
-
Edhe pse bashkėsia ndėrkombėtare nė angazhimet e veta pėr tė
vendosur rend e qetėsinė Kosovė nuk e parapėlqenmarrjen me tė
kaluarėn e shqiptarėve dhe serbėve nė kėto troje, ajo nuk mund
ti shmanget historisė dhe pėrparėsisė nė kėto troje. Vetėm mė
kthimin nė tė kaluarėn ajo do tė mėsojė pėr tė vėrtetėn e pėr
Kosovėn, sado qė edhe e tashmja flet pėr tė.
-
-
Struktura etnike e Kosovės flet pėr shumicėn dominante
demografike shqiptare si njė realitet kombėtar-territorial tė
popullit shqiptar nė Kosovė dhe jo pėr strukturėn heterogjene
kombėtare, nė emėr tė sė cilės kėrkohet tė arsyetohet ēfarėdo
forme e autonomisė pėr serbėt.
-
-
Ēdo tendencė pėr krijimin e autonomive serbe, tė cilėsdo formė
qofshin ato, fsheh nė vete skenarė qė, objektivisht, pėrgatiten
ose bėhen nė dėm tė zgjidhjes sė drejtė ndėrkombėtare tė
ēėshtjes sė Kosovės. Bashkėsia ndėrkombėtare do tė duhej qė
pėrfundimisht tė vetėdijesohej pėr njohjen e realiteteve nė
Kosovė dhe mbi bazė tė tyre tė mbėshtesė pavarėsinė e plotė tė
Kosovės nė tėrė territorin e saj.
|
|